Komunizmi…si në kohën e Enverit .nga Mesila Doda.

 

Mesila Doda: Komunistët në komisionet parlamentare nuk lejojnë heqjen e dekoratave për ish-sigurimsat, vendi në duart e njerëzve të nomenklaturës

 

Mesila Doda: Komunistët në komisionet parlamentare nuk lejojnë heqjen e dekoratave për ish-sigurimsat, vendi në duart e njerëzve të nomenklaturës

Postuar: 31/01/2016 – 08:03

Deputetja Mesila Doda ka deklaruar dje se politikës i mungon vullneti për të hequr të gjitha medaljet, titujt dhe dekoratat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe kriminelëve të diktaturës. Teksa në Kuvend janë depozituar dy ligje, një nga deputetja Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi dhe një nga deputeti Taulant Balla me kryeministrin Edi Rama, sërish nuk ka asnjë hap për të zhveshur komunistët nga dekoratat. Në një prononcim për gazetën “Sot”, deputetja Doda ka thënë se në politikën shqiptare ka njerëz që nuk duan që të hiqen medaljet dhe dekoratat. Sipas saj, ka ende nga ata persona që kanë pasur poste të caktuara në politikën e asaj kohe dhe që vijojnë të jenë pjesë e politikës së sotme. “Ka një ngërç sepse ka njerëz që nuk duan që të hiqen dekoratat dhe medaljet. Ky vend vijon që të tërheqë pas historinë komuniste. Sot, ish-komunistët i kemi liderë në politikë. Politikanët e komunizmit sot i kemi kryetarë komisionesh e kryetarë të grupeve parlamentare”, tha Mesila Doda.
Më tej ajo ka kërkuar që të gjitha përplasjet e deritanishme sa i takon komunizmit duhet që të kalojnë, pasi sipas saj e kaluara do i kthehet kundër këtij vendi. “Sido që të vijë puna duhet që të kalohet ngërçi, pasi nuk zgjidhet me inat”, vijoi ajo.  Deputetja ka folur dhe për draftin e paraqitur nga Rama dhe Balla, duke thënë se ai erdhi ndërkohë që ajo bashkë me zotin Idrizi e kishin hartuar një draft të tillë. Sipas Dodës, veprimi i kryeministrit ishte një hap që u ndërmor si detyrim personal pas veprimit që ai bëri duke iu dhënë dekorata bashkëpunëtorëve të komunizmit. “Ishte marrëzi që të kishte një draft paralel. Kryeministri nuk mund të sillet si deputet, pasi çdo ligj ai e sjell përmes Këshillit të Ministrave. Pra është pa sens”, u shpreh ajo. Më tej deputetja theksoi se heqja e dekoratave dhe dekomunistizimi është shumë i nevojshëm në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë ata që i kanë shërbyer komunizmit sot të mos kenë poste publike.
Shqyrtimi i drafteve
Teksa ka një ngërç mes komisioneve se cili prej tyre duhet të shqyrtojë ligjin e qeverisë dhe të deputetëve Idrizi dhe Doda, kjo e fundit shpreson që të shqyrtohen me kujdes të dy draftet dhe të përmirësohen me qëllim që i gjithë procesi të shkojë normalisht drejt fundit. “Ti trajtojnë të dyja draftet dhe të gjejnë një të përbashkët të përmirësuar”, tha ajo. Nga ana tjetër, Doda u shpreh se nuk ka më kthim mbrapsht sa i takon kësaj çështje sepse pavarësisht vonesave që mund të ketë, ligjet për heqjen e dekoratave të bashkëpunëtorëve të komunizmit do të shqyrtohen. “Nuk ka ndalim sepse tashmë është bërë dëmi. Nuk ka asnjë lloj kontrolli mbi situatën. Sot, dekoratat i jepen një kategorie të tërë, ku mund të jenë dhe ish-funksionarë të komunizmit. Duhet që të kontrollohet procedura e dhënies së titujve, dekoratave a medaljeve. Nevojitet një protokoll”, tha më tej deputetja e larguar tashmë nga radhët e Partisë Demokratike. Pavarësisht ngërçit, Doda u shpreh se shpreson që në javët në vijim komisionet parlamentare të nisin shqyrtimin e ligjeve. Sipas saj nuk ka rëndësi se cili komision duhet ta shqyrtojë, por rëndësi ka që ata që kanë qenë pjesë komunizmit të mos mbajnë tituj, dekorata apo medalje.
Kliti Topalli 

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/mesila-doda-komunist%C3%ABt-n%C3%AB-komisionet-parlamentare-nuk-lejojn%C3%AB-heqjen-e-dekoratave-p%C3%ABr-ish#sthash.EZJSjqiE.dpuf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s