Bllokmeni i djeshem,’Avokat”…Ngjala…nga Adriatik Riza Dosti;

Adriatik Riza Dosti
foto di Adriatik Riza Dosti.

Ja cili je ti z. ”Avokat”…Ngjala…….

Bllokmeni i djeshem dhe …Don Kishoti i sotem…

Per te gjithe ata qe kane ende rezerva ndaj figures se tij , persekucionit apo desidences se tij e 15 vitet e burgimit ,,,qe ne fillim po ja u bej une te qarte si drita e diellit Avokatit tuaj Spartak KICO Ngjela.se …

Ne burg nuk hyre as se mbrojte Shqiperine e as shqiptaret . Ne burg te futi Partia jote, ajo qe e kishte Babane tend per 18 vjet krahun e djathte te Kryeministrit M. Shehu, ajo qe e kishte Kicon njeriun e saj nga me te besuarit,…te futi soji e sorollopi , lloji e sera jote qe kish lindur per ti ngrene koken njeri tjetrit , sic ja u hengri…Ndaj fajet e gjynahet nuk ti ka populli shqiptar per te cilin ti flet me aq urrejtje , neveri e perbuzje dhe vazhdon ti biesh me qafe , ta percmosh, ta quash turme bunkeriste, haxhiqamiliste, fshatareske etj etj …..

Spartaku u lind ne Tirane me 11 Korrik 1948 ne nje familje te lidhur fort me rregjimin komunist te Diktatorit Enver Hoxha i cili sapo kish marre me dhune pushtetin e kish nisur rreprezaljet ndaj popullit te pa fajshemm e te pa mbrojtur shqiptar. Pak vite me vone i jati i tij ,Kicua nje besnik i diktatures por i zoti ne profesionin e tij te ekonomistit do ti sherbente asaj si Minister per gati 2 dekada me perkushtim devotshmeri e besnikeri te rralle. Si rrjedhoje familja Ngjela qe gezonte besimin e Diktatorit e te Pushtetmbajtesve rronte e jetonte me te njejtat privilegje si te te gjithe anetareve te larte te Byrose Politike e te Kabinetit Qeveritar te Hoxhes e Shehut..Ne kete suaze Taku qe i bente pushimet si ”femije e student ” i dalluar sa ne Sofje e Budapest aq edhe ne Prage e Bukuresht… na mbaron studimet per Degen Juridik ne Univ.e Tiranes me 1970. Menjehere emerohet me pune ne Zyren Juridike te Vlores…e 2 vjet me pas ne Prokurorine e Durresit….e me 1973 e sheh veten si Punonjes shkencor ne Institutin e Historise ne Tirane…Gjithe kjo goxha kariere e vrulleshme ,,,brenda tre vjetesh…
Nga 1976 – 1991 Partia e tij e Diktatures se Proletariatit e cila e kish perkedhelur, llastuar, bere me shkolle etj etj ,,,pasi i denon me pare te jatin me grupin armiqesor te Ekonomise ,,,vendosi ta fuse ne burg nen akuzen e Agjitacion – Propogandes..Dukej se Avokatit kish nisur ti fliste goja me shume sa duhej por jo per Shqiperine e as per popullin shqiptar por per gjithe ato cfare kish pare, degjuar, shijuar e jetuar ne jeten e perditeshme me bllokmenet brenda e jashte te fameshmit Bllok.
Pas 15 vjetesh neper burgjet e Burrelit e te Ballshit, Taku i rikthehet lirise se enderruar…por jo fale Partise se tij e te te jatit por fale asaj c’ ka ndodhi ne gjithe Europen e Lindjes e per pasoje edhe ne Shqiperi…permbysjes se Komunizmit. Nis menjehere kerkimin e enderrave qe ja kishin keputur ne mes..Hap zyren e tij private te avokatise ligjore ne kryeqytet dhe fillon poshte e larte te shitet e te reklamohet se sa i ditur e i mencur eshte, se sa kulture, e njohuri juridike ka, se sa ka lexuar e shfletuar, se sa gjuhe te huaja di e flet e se sa i zoti e orator eshte.se sa me qafe i kane rene kot etj etj..Thjesht u kurdis e nuk kishte me burre nene ta ndalonte ne marrezine e tij..Njerezit e degjonin si te shastisur e shpesh ngrinin supet me njefare pafajesie e naiviteti te dukshem ,,,tek ”detyroheshin”te pranonin superioritetin intelektual e dituror te Avokatit qe nuk dinte kurre te pushonte se foluri e te mburrej si askush tjeter deri me atehere e ti binte gjoksit se ishte i persekutuar politik..E po mire ,,,po e provojme thane ”ata lart” ,,,dhe e zgjodhen Minister te Drejtesise ne Qeverine e Pajtimit Kombetar..post te cilin e mbajti vetem 4 muaj, Mars – Korrik -1997 ku as e pane e as i pa dhe as qullosi ndonje gje ne ate post. Me pas ,,njeriu qe nuk mund te rronte dot pa poste, ofiqe e karrike,,,per te cilat ishte i gatshem te shiste kedo ,,deri edhe By…n e vet..do te na manipuloje e beje corap dynjane here si i djathte e here si i majte, here si i pavarur e here si centrist, legalist, ballist, republikan , minoritar e dreqin e te birin bashke ne nje thes.. E keshtu Taku do te na zgjidhet Deputet i Parlamentit Shqiptar per gati 2 legjislatura …Edhe ai vete nuk e di se kush e zgjodhi dhe pse e zgjodhen . Ne votimet e para me 2001 mori 6.300 vota , gati 51 perqind e ne te dytat me 2005 merr 5.300 vota ,,gati 38 perqind ,,ku ne te dyja votimet ka qene ne Qarkun e Tiranes. Parlamenti ne fillim e cakton si Nenkryetar te Komisionit te Ligjeve e ne zgjedhjen e tij te dyte si Deputet, si Kryetar te Komisionit per Ceshtjet Ligjore, publike, dhe te Drejtat e njeriut..E thene shqip kishin vene te bente e te mbronte ligjet ate qe kurre s’ ishte mesuar me ligje e qe Partia e familja e tij i kish shkelur e dhunuar ato si askush tjeter ne europe e ne bote. Cilat ligje te mbronte Taku,,,ato te te persekutuarve te vertete politike, te hapjes se dosjeve , te kthimit te pronave , te mbrojtjes se te drejtave te njeriut…as qe mund te mendohej e te besohej qe ai mund te ishte mbrojtes i tyre . Dhe ne fakt kurre nuk u be i tille ,,,por mbrojti ligjet e atyre qe e zgjodhen dhe e ulen ne ate karrige . Aq i neveritshem e i peshtire na u be Taku,,sa edhe nje fjali te vetme kur thoshte ne Parlament ,,,do ta ndertonte me tre fjale frengjisht, dy anglisht , dy italisht e se fundi per tu kujtuar qe po fliste nga nje foltore shqiptare ,,,i fuste per mbyllje edhe nje fjale shqip ne fund. Pasi deshton turpshem perballe Rames per Kryetar Bashkie ne Tirane ,,,ndaj te cilit nuk la gje pa thene e pa share pare e mbrapsht…Avokati na ”kthjellon ”mendjen e me 12 dhjetor 2008 na themelon Partine politike te tij ..Ligj dhe Drejtesi..Nis e ju kundervihet te gjitheve ,,here shan e fyen Berishen duke e etiketuar kusar e kriminel, [ duke harruar se ai e beri deputet e kandidat per kryetar bashkie] here ben rrezil Nanon qe e quan imoral e kumarxhi, ,,e me pas ju kthet me rradhe here Rames qe e quan Hitler e here Metes qe e quan Hajdut e Bandit… I vetem si Don Kishoti i Mances,,Avokati ka nisur luften e tij me mullinjte e eres..dhe vete gjirthashtu shkon pikerisht po andej nga e merr era..S’ ka as taban, as bese e as kaull …kur thote populli. Po i premtove post e karrige eshte e behet me ty,,po e genjeve [ sic e genjeu se fundi PS e Rama ] behet qe te nesermen armiku yt i betuar. Nje mendjemadh e delirant unikal i llojit te vet…qe perpos asaj se ka studiuar vertet goxha, eshte i nxene , flet disa gjuhe te huaja , ka kulture te admirueshme, ka lexuar goxha, etj,,,eshte e mbetet nje njeri pa taban, me karakter teper te lekundeshem , te paqendrueshem e teper kontraversial me veten e me te tjeret. . Te shet e te blen pa ju dridhur qerpiku e pa ju skuqur fare faqja..Thjesht si i pacipe qe eshte qe kurse ajo i ka plasur vite e vite me pare ,,tashme nuk e ka ate fare problem. Eshte prototipi i intrigantit, interesaxhiut, kompromisaxhiut,e karieristit te terbuar. …per te cilat nuk e ka fare per gje te shese komb e atdhe e jo me njerez a partira politike..Nje megalloman i pa ndreqshem , nje llafazan i pa durueshem, e nje nihilist i keq qe fyen, mohon e percmon cdo gje shqiptare,,,kulturen e traditen e vendit te tij,,se doemos eshte rritur e edukuar me tjeter ”lloj klasi”…Disa here demonstratat e protestat e popullit per demokraci te vertete ne ate vend i ka etiketuar shpesh si mitingje fshataresh e turmash injorante .Kulmi i zemer ligesise se tij mberriti kur ne demonstratat e 21 janarit deklaroi se ,,edhe 15 mije do vritemi vetem ta rrezojme Berishen..Po se kush u vra dhe se nga i ndiqte protestat Avokati kushtrim- madh ,,,kete besoj se e dijne te gjithe. Te njejten gje beri edhe para nje muaji kur i fyeu aq rende protestuesit qe i vune flaken Bunkerit komunist te Rames ne mes te Tiranes,,duke i quajtur pjesmarresit ne proteste turmat haxhiqamiliste. Po me kaq urrejte per Shqiperine e shqiptaret, zakonet, doket, traditat e fene e tyre ky palo avokat llapaqen flet e shkruan edhe ne librin e tij te fundit ..Perkulja dhe renia e Tiranise…tek perbuz fshataret dhe myslimanet injorante e katoliket e pa bese shqiptare dhe ngre ne olimp ortodoksit e tij te kulluar greko – shqiptare..Zaten qeni leh atje ku ha…Se fundi per njmije e nje procka politike, kariere te deshtuar, pazarlleqesh financiare e aferave korruptive qe ka vite qe te shoqerojne o Avokat Ngjala ,,,kam degjuar se njerezit kane filluar te te terheqin prej xhakete e te kerkojne tu kthesh parate e shumta qe ju ke marre duke i mashtruar ne njeqind lloj menyrash e turlilloj oratorirash qe di ti e vetem ti..Ndaj mos u lodh kot o Avokat pa takat se Bllokmeni i djeshem e Don Kishoti i sotem nuk mund ta sjellin dot kurre Demokracine ne Shqiperi jo per ndonje gje por per vete faktin se gjaku s’ behet dot uje,,,dhe ti je nga ai soj gjaku qe vetem gjak nuk ishte ose edhe nese do ta klasifikojme te tille i bie qe te jete …Gjakprishur… Po ti ke gjetur dhe ben ne ate vend,,sepse thone qe ,,,kur nga skena largohen heronjte,,,ne te nisin te interpretojne Kllounet..

A.R.DOSTI

foto di Adriatik Riza Dosti.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s