Ismaili dhe….Kadareja..nga.Adriatik Riza Dosti;

Adriatik Riza Dosti
29 gennaio alle ore 23:13 ·

Historia duhet shkruar ashtu sic eshte…

Ismaili dhe….Kadareja…foto di Adriatik Riza Dosti.

Absolutisht qe nuk eshte koha per tu sulmuar Kadareja e as per tu kryqezuar por po aq eshte plotesisht koha e momenti i duhur per te thene nje te vertete te madhe e te pa mohueshme per te ,,,te cilen shqiptaret kane kohe qe e pergojojne , e perflasin dhe e mbllacisin rendom ne mendjet e tyre. Personalisht i takoj atij brezi dhe asaj kategori njerezish qe e lexoj ate qe nga fillimi i viteve 70 e ne vazhdim ,,madje nuk besoj te kem lene ndonje botim te tij pa blere, lexuar , studiuar e analizuar me vemendje te vecante. I takoj asaj kategorie qe nuk hyn tek ata lloj njerezish qe i madhi Konica i perkufizon ne te famshmin postulat te tij,,,se shqiptarit gjithmone e keqja i ka ardhur nga shqiptari. ,,,,Pra nuk i kam bere e nuk kam ndermend ti bej kurre keq asnje bashkekombasi timit ,,,me te keqinjte e gjakprishurit e gjakut tim le te merret historia, zoti e Perendia,,,e me ata qe kane lyer duart me gjakun e pafajshem te popullit tim e i kane bere keq Atdheut tim le te merret Drejtesia,,,nese ka e nese vertet egziston ashtu sic besojne e shpresojne njerezit normale ne kete bote ku jetojme..Nga natyra ime njerezore i peermbahem asaj c’ ka shkruhej ne faqen e pare te kopertines se Pasaportes se Mbreterise shqiptare te kohes se Mbretit Zog…Eshte detyra jote qe kudo, kurdohere e ne cdo rrethane ta ndihmosh vellane tend te nje gjaku..Dhe kete kam bere e do te bej me besnikeri e perkushtim derisa te kem frymen e fundit kudo qe te jetoje. .
Natyrisht qe prej kohesh shqiptaret e mesuar me Mite e Heronj u mesuan edhe me Lidera e Partira ndaj gjithnje e me shume e kane te veshtire te c’ mesohen me ta e ti c’ mitizojne ata.Keshtu ka ndodhur e po ndodh rendom me Skenderbeun, Nene Terezen, Ismail Qemalin, Enver Hoxhen, e deri edhe tek Rugova, Berisha e Kadareja…Ndaj eshte koha ta rishkruajme historine tone ashtu sic eshte ne te vertete e jo ashtu sic duam apo sic na pelqen ne..Eshte koha qe gjithesekujt ti japin ate vend qe meriton…mjaft me me heronj te stisur e beteja inegzistete te fituara gjithmone prej nesh,,,
Per sa i takon SHKRIMTARIT…KADARE…Eshte pa dyshim nje nder me te medhenjte e letersise shqiptare te shekullit 20 – 21..marre kjo ne kompleksitetin e asaj cka shkroi e botoi gjate kesaj periudhe . Pothuajse nga te gjithe eshte vleresuar per krijimtarine e tij sa te bolleshme aq edhe te larmishme e interesante ne raport me temat e trajtuara. Eshte vleresuar sidomos per stilin e tij te vecante, gjuhen e pasur e te larmishme perdorur ne krijimtarine e tij, gramatiken korrekte e interesante te gjuhes shqipe,tematiken e gjere e shpesh surprizuese, figurat e shkelqyera letrare te perdorura me aq finese e bukuri etj etj,,,Me mire se kritiket letrare vepren e tij nuk mund ta analizoje dot askush tjeter.Vleresimi qe bota letrare europiane e boterore i ka bere e i ben vepres se tij prej vitesh eshte nje tjeter tregues i pa mohueshem i asaj se ai eshte nje nder shkrimtaret me te mire shqiptare te te gjitha koherave dhe pa dyshim nje nder me te vleresuarit ne lemin letrar nder koleget e bashkekohesit e tij europiane e boteror. .Personalisht kur bije fjala per tematiken e tij te vleresuar si teper te larmishme ,,une mendoj se kjo lloj ”larmie” me shume i ka sherbyer personalisht atij, karieres se tij e pa dyshim edhe rregjimit ne fuqi ,- [ kohe ne te cilen ai shkroi e krijoi me se shumti] se sa vete letersise shqiptare e vendit te tij. Eshte me prodhimtari, me i lexuari, nder me te pelqyerit e nder me te botuarit jashte kufijve te Shqiperise ..po kaq edhe nder me te vleresuarit me nje sere cmimesh nderkombetare ne lemin e tij. Kaq per kete pjese.
ISMAILI si njeri, si qytetar e si shqiptar….
Asnjehere nuk e kam vleresuar ne te njejtin prizem e ne te njejtat opinione si ne ate te te qenit shkrimtar. Ne kete pjese tjeter te tij qe ne fillim dua ta bej hapur e publik opinionin tim personal…Ai mbetet nje njeri i vogel, i ngushte ne shpirt e meskin. Nje qytetar qe para interesit te tij te ngushte personal nuk ka vene kurre kurgje tjeter. Nje shqiptar konjuktural qe ka ditur kurdohere po per interesat e tija personale e te karieres se tij ti shfrytezoje me djallezi e mjeshteri finoke ..te gjitha konjukturat politike te kohes ne favor te tij,,,duke luajtur gjthmone me ate shprehjen e fameshme shqiptare qe,,,mishi te piqet e helli te mos digjet. E thene shqip ka pare ngushtesisht bythen e vet dhe ka larguar sa ka mundur e ka patur mundesi cdo gje larg bythes se vet. Desidenca e tij nuk i sherbeu asnjehere e ne asnje rrethane Shqiperise e popullit shqiptar edhe atehere kur keta te fundit aq shume shpresuan e besuan tek ai. Ai ishte dhe mbeti ku e ku larg me ate qe bene per vendet e popujt e tyre rusi Sollzhenicin apo ceku Havel.. Dhe kjo edhe per faktin se ne kete drejtim ishte e eshte shume Ismail e fare pak Kadare,,,Ismaili ishte nder armiqte me te betuar te krenarise e gjenive te vertete te historise se letersise e patriotizmit te vertete shqiptar si Mjeda, Fishta, Koliqi , Konica etj duke i denigruar keta sa here qe ju dha mundesia,,,,dhe kjo behej jo pa qellim e jo rastesisht nen emrin peshen e popullaritetin e tij akademik, letrar e intelektual te kohes. Eshte po ky Ismail qe mitizoi permes Dimrit te vetmise se madhe ,,,nje nga figurat me te urryera te historise se shqiperise e te popullit shqiptar, Diktatorin Enver Hoxha. Eshte po mky Ismail qe hyjnizoje Partine kriminale te Diktatorit me poemen e tij te fameshme ,,Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti..Eshte po ky Ismail qe mbante lidhje te ngushta e te fshehta me kater kreret me te larte te rregjimit komunist e diktatorial te kohes …Hoxhen , Shehun, Kapon e Hazbiun. Hapini Arkivat e KQPPSH dhe Dosjen e tij personale nga Sigurimi i Shtetit dhe aty do te gjeni e do te shihni gjithcka me shkrim e me foto,,,e zeza mbi te bardhe,,,Carta Cantta..Cdo lloj tjeter historie me sigurimsa per te justifikuar desidencen e tij eshte sa e stisur aq edhe e pa vertete. Ismaili punoi dhe i duhej rregjimit po aq sa edhe rregjimit vete i duhej nje tip e nje njeri si ai…qe per fatin e te dyja paleve kishte ne mes talentin e te shkruarit nga ku te dyja palet kishin interes reciprok…Ismaili ne kulmin e diktatures ishte nder kreret me te larte te zgjedhutr te vendit,,,Ai mbante postin e Nen -Kryetarit te Frontit Demokratik ,,ne nje kohe qe Kryetare ishte e shoqja e Diktatorit ,,,Nexhmije Hoxha.Ismaili ishte disa legjislatura..Deputet i Kuvendit Popullor te Diktatorit Hoxha.. Ashtu sikurse veproi diktatori me nje nga legjendat e medha te sportit shqiptar,,Asllan Rusin,,kur ky i fundit guxoi te hidhte syte nga e bija e tij Pranvera..[nje histori sa tragjike aq edhe e dhimbeshme qe e coi ne cmendine e me pas ne humbje te jetes yllin e volejbollit shqiptar] . po ashtu,ne te njejten menyre egzakte veproi edhe Ismaili me familjen Rrapo e djalin e kesaj familje Renaton i cili guxoi te dashuronte te bijen e tij. .E sot pasojat e ”dores se Ismailit” per ta zhdukur nga faqja e dheut ate lloj dashurie dihen mire e publiksht nga te gjithe shqiptaret. Po ky Ismail mbajti ate qendrim banal, vulgar e teper antishqiptar edhe me ngjarjet tragjike te hapjes se Ambasadave…kur arriti deri aty sa ti etiketonte bashkekombasit e tij se ,,,jashteqitja e kombit.. Eshte po ky Ismail qe jo vetem kurre nuk ju kundervu me guxim e kurajo intelektuali e shqiptari teper te njohur e te perkrahur jashte kufijve te Shqiperise ,,,pasuesit te diktatorit,,Ramiz Alise,,,por ne te kundertet fliste , shkruante e predikonte per besim e mbeshtetje ndaj reformave te tij…Lexoni artikujt, opinionet e intervistat a shkrimet e tij te asaj kohe ..A nuk eshte po ky Ismail qe edhe Liderin paqesor e kombetar te Kosoves martire Ibrahim Rugova guxoi nje mengjes te bukur ta etiketoje si tradhetar te kombit shqiptar?..Ismaili edhe arratisjen e tij te bujeshme e shfrytezoi thjesht per qellimet e veta personale .e kurresesi duke menduar se permes saj mund te ndihmonte Shqiperine apo popullin shqiptar..Harrojeni kete perralle te dale nga kanceleria personale e tij…se e bera qe te binte rregjimi me shpejt e te pershpejtoheshin reformat demokratike ne vend. Edhe atehere kur Shqiperia e shqiptaret e kerkuan me ngulm , shprese e besim te madh qenien e tij ne krye te vendit,,,ai refuzoi…Dhe jo rastesisht. Dhe sot kur shqiptareve me shume se kurre ju duhet identiteti i tyre i vertete kombetar dhe historia e tyre reale e pa stisje,,,shteti shqiptar te cilit i sherbeu e i sherben Ismaili [ dhe jo vendi i tij apo vendit te tij] …po i bejne nje shtepi – kala, restaurimi i se ciles ka kushtuar jo pak…E pikerisht atje ,,ne vendin ku dikur qendronte Obelisku i atij qe kurre nuk i tha njehere plac Ismailit ,,,i cili nga ana e tij e betonoi ne vepren e tij te ”pasur desidente letrare”..E si ne heshtje por me nje tersellime qe vlon e zjen perbrenda gjak shqiptari te vertete, te ndershem e patriot .qendrojne ende edhe pse drejt rrenimit e shkaterrimit total e nen bezdine e shtetit mizerrabel shqiptar te djeshem e te sotem shtepite e gjigandeve e korifejve te letrave shqipe te te shqiptarizmit..Fishta, Konica, Mjeda,Koliqi, Poradeci, .etj etj….Historia vonon,,por kurre nuk harron….dhe ate e shkruajne popujt dhe jo individet.. sado libra pa hesap te shkruajne e botojne ata…Ndaj per mua, ate njeri kurdohere une do ta klasifikoj dhe etiketoj,,,Shkrimtari i madh Kadare dhe Njeriu e shqiptari i vogel Ismail……..

A.R.DOSTI

foto di Adriatik Riza Dosti.
foto di Adriatik Riza Dosti.
foto di Adriatik Riza Dosti.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s