Kerkese; drejtuar Komisjonit Europian per hapjen e Dosjeve ne Shqiperi ,dhe venjes ne sbatim te Ligjit te Lustracionit ;Nga Kujtim Cekani.


It will be the first visit of Mr. Hahn to Azerbaijan

Merr/To Mr. Hahn Johannes

Commissioner for European Neighbourhood Policy & Enlargement Negotiations

merr per Kopje /Copy to:
Mr. Christian Danielsson
General Director for European Neighbourhood Policy & Enlargement Negotiations
Ms. Michela Matuella:
Unit Director For Albania and Macedonia

Kerkese; drejtuar Komisjonit Europian per hapjen e Dosjeve ne Shqiperi ,dhe venjes ne

sbatim te Ligjit te Lustracionit ,

I nderuar Komisioner Hahn Johannes, un qe po ju shktruaj jam nje shqiptare ne emigrim,,Jam ne emigrim qe nga viti 1989 ..i arrastisur nga Shqiperia para rrezimit te regjimit komunist.Jam arratisur sepse jeta ime ne Shqiperi ne ate kohe u vu seriozisht ne rrezik nga sigurimi i shtetit .Familja ime ne ate kohe ishte e internuar dhe e deklasuar me titullin Kulak, Gjyshi im nga Babi Ali Cekani ka vdekur ne burg si anti komunist ,Daja im Nezir Muzhaqi i varur ne litare ishte vetem 27 vjec .Dy daja te tjere te pushkatuar pa gjyqe ,,etj ,, Nena ime ka qene 5 vjet ne kampin famekeq te Bences ne Tepelene ,qe eshte cituar si kampi i vdekjes ,, persekutimi komunist ne familjen time vazhdoi perjetesisht gje qe nuk eshte ndare edhe sot ,,

Dënimet e dhëna dhe shfrytzimet e zbatuara gjatë diktaturës.

Në Shqipëri zyrtare janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.Mijera te pushkatuar ne vende akoma sekrete nuk ju dihet varri , nuk dime ku jan eshtrat e te pareve tane te pakten te kemi nje varr ku ti qajme.(numri i te pushkatuarve dhe te vdekurve te internuarve ,, nuk eshte i sakte ,,supozohen te jete shume me i larte ,, nuk esht bere asnjehere nje studim i thelluar ne kete aspekt ..komunistet kan penguar studimin e ceshtjes ,,ngaqe i kemi gjithmon ne pushtet )

Në Shqipëri nuk ka asnjë shenjë për të treguar se jemi populli të cilin diktatura e përçundoi. Në Shqipëri nuk ka asnjë muzeum të krimeve të komunizmit, nuk ka asnjë ditë të kujtesës, nuk ka asnjë përmendore, ku qytetarët të vendosin lule dhe kurora. Në Shqipëri nuk ka mbetur asnjë shenjë që të dëshmojë se në këtë vend shqiptarët janë futur në burgje, janë pushkatuar, varur në litar, janë dërguar familjarisht nëpër Lagerat e diktaturës, ndërsa fëmijët e të dënuarve kanë mbetur pa shkollë, pa të ardhme, duke vuajtur ekskomunikimin nëpër kampe përqëndrimi ku ju mohohej e drejta e jetës.Në Shqipërinë e tiranisë komuniste që e vrau elitën, dhe shqiptarët i ktheu në armiq të njëri-tjetrit nuk ka kujtesë, nuk ka memorie për të blatuar nderim ndaj viktimave të pafajshme të diktaturës. Janë sheshuar deri burgjet ku të dënuarit kanë vuajtur.

Klasa politike postdiktaturë është përgjegjëse e harresës kolektive për atë që ngjau në Shqipëri.

Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.

Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.

23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria!

Viktimat e komunizmit sot janë dyfish viktima, nga regjimi diktatorial dhe regjimi i tranzicionit postkomunist që nuk e ka dekomunistizuar ende as politikën dhe as shoqërinë. Shoqëria shqiptare nuk e njeh veten se cila është. Është pa ID! Sepse s’ka memorie!

PS është vazhduese e Partisë Komuniste e cila pretendon të reformohet. Por si mund të refomohet duke mbuluar me harresë atë që ka ndodhur. E si mund të reformohet duke patur si gazetë të partisë Zërin e Popullit krijuar nga vetë diktatori stalinist.

Viktimat e komunizmit e kishte si obligim t’i kujtonte PD, sepse ky ishte misioni i saj, prandaj u mbështet prej popullit, që me rrëzimin e diktaturës, të rehabilitonte viktimat, të zbardhte krimet dhe të promovonte shtetin e së drejtës. Por Sali Berisha tha “bashkvuejtës- bashkfajtorë”! E si mund të jenë viktimat bashkëfajtorë me persekutorët e tyre!

Ne jemi dëshmitarë sot se drejtësia si vlerë e Perëndimit ndëshkon të inkriminuarit e regjimit nazist, pa marrë parasysh se janë mbi 90 vjeçarë, ndërsa Europa ish-komuniste ndëshkon të inkriminuarit e regjimeve diktatoriale. Por në Shqipëri jo.

Viktimat e djeshme të diktaturës Hoxhiste tani janë viktima të PS-PD.

Që PD kishte hequr dorë përfundimisht nga idealet antikomuniste, kjo u pa qartë kur, në rikthimin e saj më 2005, kjo parti hoqi nga listat e deputetëve Pjetër Arbnorin që kishte përjetuar burg më tepër se Mandela dhe përfaqësonte një nga figurat më emblematike të viktimave të diktaturës.

Por kjo histori nuk mund të vazhdojë më

I Nderuar Komisioner Hahn ;

Demokracia ne Shqiperi eshte e cunguar dhe kjo shihet qarte ne cdo sfere te jetes atje ,si me burgosjet pa motiv ,ikjen masive te shqiptareve ,kapjen e shtetit nga mafja komuniste ,kapja e drejtesise nga ish Gjykates e Prokurore nga koha e diktatures ,, Ja pra pse gjukoj dhe duhet te hapen dosjet e komunizmit ,,ja pra pse duhet Dekomunostizimi i shtetit ashtu si duhet dhe Dekriminalizimi ,e per kete ndihma Juaj eshte shum e nevojshme ,

Ju dergoj kete leter duke patur shprese dhe besim apsolut qe do te na ndihmoni ne prurjen e demokracise ne vendin Tim ,

Shpresoj te me prisnit ne nje takim per te diskutuar nga afer ne lidhje me kete ceshtje .

Edhe nje here Ju falenderoj duke Ju uruar pune te mbare .

Me Respekt dhe Mirenjohje

Kujtim Cekani

ketu eshte edhe pergjigja qe ka ardhur  nga Brukseli ,,

 

1916377_1102535538362_7340375_n

Para disa ditesh Une dergoha nje leter ne Komisionin Europian ,Komisionerit Hahn per Zgjerim per te ushtruar presion qeverise Shqiptare per venien ne zbatim te ligjit te Lustracionit denimit te krimeve te komunizmit dhe hapjen e dosjeve ,, Sot me erdhi ne pergjigje nga Brukseli ,Me dekorimet e fundit qe beri i Biri i Kristaqit tregohet qarte qe revanshi komunist ne Shqiperi nuk ndalet ,dhe kjo eshte nje shenje shume e keqe per vendin tone . Une do tju luteshe te gjithe atyre qe e mendojne si un qe te me behen krah ne kete iniciative Dikush duhet ti ndali keta kriminele qe po kthejne kohen e Eterve te Tyre ,,

Advertisements

Një mendim mbi “Kerkese; drejtuar Komisjonit Europian per hapjen e Dosjeve ne Shqiperi ,dhe venjes ne sbatim te Ligjit te Lustracionit ;Nga Kujtim Cekani.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s