Nuk mund te ulem ne tryeze me Partine e kriminelit Sabri Godo ,nga Begniamin Bakalli;

 

 

Të nderuar miq antikomunistë e nacionalistë shqiptarë!
Dikush sot me pyeti mua se cmendoj per idene e Partise Republika per nje konfederate te djathte e vendosa qe pergjigjen time ta bej publike
Ditët e fundit opinioni publik është njohur me një nismë të kryetarit të PR-së Fatmir Mediu, për krijimin e një Konfederate të Djathtë. Le të jem i qartë miqtë e mi, qysh në fillesë. E kam të pamundur të pranoj parimisht e moralisht që nismën për të Djathtën ta marrë një parti që ka pasur figurë kryesore dhe tanimë edhe nderi edhe pas vdekjes, Sabri Godon. Një Parti që është mbrujtur në analet e diplomacisë së Ramiz Alisë dhe ka shërbyer gjithmonë për të mbajtur në lak të djathtën tradicionale dhe origjinale. Atë shtresë nacionalistësh e demokratësh shqiptarë, që unë me punën time gjithsesi modeste, e kam arshivuar në sa e sa faqe të “Gjenocidit komunist”. Do ishte tradhëti nga ana ime për të gjithë ndjekësit e “gjenocidi…” dhe miqte mi antikomunistë me taban, që pinjollët e të gjtha atyre figurave fisnike që janë shpalosur më vuajtjet, torturat , burgimet, internimet dhe vrasjet, të drejtohen , keshillohen e udhëzohen nga Partia që është krijuar nga Ramiz Alia, me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt të Sigurimit.
Të djathtën e konfederuar mund ta përfaqësojnë ato parti që kanë pasur në gen antikomunizmin e tyre, legalistë e ballistë, që pjestaret e tyre vuajten aq shume ne sistetimin totalitar komunist
Vetëm pak ditë më parë, me 1 shkurt 2016, kryeministri bullgar Plevleniev, ne kuadër të kremtimit të 25-vjetorit të rënies së Murit Të Berlinit dhe perkujtimit të viktimave te terrorit komunist në Bullgari, deklaronte se “njerëz të lidhur me Partine Komuniste dhe shërbimet sekrete cnjerezore të para 90-ës vazhdonin përpjekjet për të dominuar shoqërinë bullgare”.
Po në Shqipëri që komunizmi ka qenë më mizor e djallëzor se ne Bullgari, c’mund të ndodhë?
E si mundet që të djathtët shqiptarë, antikomunistë të mirëfilltë, të jenë aq syleshë sa t’u zënë besë partive që nuk kanë lidhje gjenetike me të djathtën tradicionale , e djathte e cila ka provuar mbi shpinë majtizmin ekstrem sllavo-komunist dhe mizor të baballarëve komunistë, bijtë ideologjikë e biologjikë të të cilëve janë sot e më shume në pushtet?
Unë mendoj se e djathta shqiptare e ka thelbin e saj te antikomunistët gjenetikë. Legalistë e Ballistë, Cdo tentativë tjetër për të tërhequr të djathtën reale ne binarët e partive të Ramiz Alisë, janë përpjkeje për t’i bashkëngjitur Bijve të Sotëm të Bllokut Komunist, te rilindur ne pushtet, edhe bishta-parti që e tundin bishtin sa majtas-djathtas, në varësi të dosjeve që u tundin shërbimet sekrete komuniste( nga ato që përmend dhe presidenti bullgar ).
Për një të djathtë pa komunistë, spiunë dhe pa bashkëpunëtorë të fshehtë të neokumunistëve në pushtet.
Te jem i sinqerte per ket konfederate te Djathte kam lexuar vetem ne shtypin e djathte dhe nuk kam asnje informacion
Personalish po merrem me organizimin e Deges se Tiranes ne PLL ,krijimin e forumit rinor,dhe forumin e gruas ne degen e Tiranes etj
Do ta mbeshtes Kryetarin e PLL ne cdo vendim qe PLL do marri ne interes se klase sime .se besoj se PLL eshte e vetmja force e vertet e djathte pa interesa .dhe besoj se Monarkija Kushtetuese eshte e vetmja forme qe do ta ndimoje klasen se ciles une i perkas Bashkojuni forces sone si e vetmja alternative e mundeshme per te shpetuar Shqiperine
Ky është qendrimi im për ‘Konfederatën e Djathtë’.
Me shume respekt
Gjenocidi Komunist ne Shqiperi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s