GRAMOZ PASHKO – THEMELUES I PD,ka kërkuar shpalljen e Autonomisë së Epirit të Veriut, !Në Kongresin Amerikan në vitit 1997.Ne krah te grekut Nikolla Geixh ( Niko Gaxojanis)

Risultati immagini per gramoz pashko

 

 

Gramoz Pashko i cilësuar si një nga themeluesit e PD-së, gje qe përmendet vazhdimisht edhe ne fjalimet e kryetarit Basha sa herë flitet për historinë apo trashëgiminë e kësaj partie është vene në qendër te debatit publik pers hak te fakteve te reja mbi veprimtarinë e tij politike qe po botohen cdo dite nga mediat .

Ne një intervistë te gjate ne Panorama ish sekretari i Ramiz Alise , Guro Zeneli ka bere publik fktin se ai ishte dy nga njerëzit që diktatori i fundit komunist caktoi për të studiuar dhe aplikuar pluralizmin politik dhe kapitalizmin ne Shqipëri sipas p vendimeve të Katovicës dhe porosive te Gorbacovit . Zeneli thotë se Pashko dhe Nano ishin te përzgjedhurit e Alisë për te bere “demokracinë” dhe u dërguan për eksperience njeri ne Suedi tjetri në Gjermani si te dërguar special te tij, Me vonë njëri prej tyre prej tyre themeloi Pratinë Demokratike dhe tjetri u “zgjodh” nga Ali si kryetar i Partisë Socialiste duke hyre ne histori si themelues të pluralizmit politik shqiptar. Pashko me vone u largua nga PD dhe bashkë me ish themelues te tjerë te PD si Ceka, Imami, Zogaj ,Teta etje themeluan PAD. Z. Pashko shkoi per disa vite ne SHBA i sponsorizuar dhe përkrahur nga lobi greko-amerikan ku u aktivizua edhe veprimtarinë antishipatre te këtij lobi . Pikërisht për këtë aktivitet te tij flet edhe një material i butuar keto dite i ilustruar edhe me foto por ka edhe një filmim qe e vërteton këtë ku Gramoz Pashko angazhohet si pjese e delegacionit grek ne një debat për “Vorio Epirin” dhe marrëdhëniet greko -shqiptare organizuar në Kongresin Amerikan ne vitin e vështire 1997 ku Pashko mbrojti hapur kërkesën greke për autonomi te Vorio Epirit qe do te thotë aneksim grek i Shqipërisë së Jugut .

Faktet historike për angazhimin antishqiptar te z. Pashko ne SHBA i ka publikuar historiani i njohur Arben Llalla qe ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet ish themeluesi i Partisë Demokratike Gramoz Pashko duke folur në Kongresin Amerikan në debatit e vitit 1997.

Sipas z.Llalla, në këtë fjalim ai ka kërkuar shpalljen e Autonomisë së Epirit të Veriut, ndërsa në krah të tij ka qenë greku Nikolla Geixh ( Niko Gaxojanis) një nga drejtuesit kryesor të sillogut ultranacionlist panhelenik i njohur për qëndrimet antishqiptare dhe synimet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Ndërsa në anën tjetër te debatit ndodhet , ish –kongresmeni shqiptaro – amerikan Dioguardi është përpjekur të mbrojë Shqipërinë që në atë kohë vuante nga ngjarjet e rënda të 1997-ës : “Fjalimi i “famshëm” i Gramoz Pashkos në Kongresin Amerikan për shpalljen e Autonimisë së Epirit të Veriut.

Gramoz Pashko në krah të grekut ekstremistë Nikolla Geixh, ( Gaxojanis) Duke përkrahur çështjen Epirit të Veriut ( vorioepiri) në Kongresin Aamerikan, korrik 1997. Ndërsa në anën tjetër Dioguardi duke mbrojtur Shqipërinë që lëngonte nga rrëmuja e 1997″.

Me vonë për arsye te dyshimta, ende te pa sqaruar publikisht z. Pashku u rehabilitua nga Berisha dhe u soll serish në PD. Ai u kandidua për deputet ne Kolonje ne vitin 2005 por pa mundur dot të fitojë. Vdiq në një aksident ajror në 16 Korrik 2006. Gjithsesi figura e tij trajtohet me respekt te veçante ne PD dhe imponohet shpesh here si krenaria historike e kësaj partie . Pashko që vinte nga një prej familjeve kryesore te diktaturës komuniste dhe me herët një nga familjet me filogreke te Jugut nuk mund te thuhet se gëzon si figurë respektin e bazës politike e elektorale te PD . Imponimi i figurës se tij nga lidershipi qoftë Berisha qoftë Basha nuk ka kaluar pa probleme sidomos me pjesën nacionaliste e antikomuniste te elektorit te djathte shqiptar .

Politikanet shqiptar perfshji edhe drejtuesit e PD e kane mohuar gjithnjë “Katovicën” apo kontributin e Ramiz Alisë ne themelimin e pluralizmit dhe PD-së. Askush nga PD nuk ka reaguar deri tani ndaj deklarimeve te sekretarit të Alisë, Guro Zeneli , ndërkohë qe pritet me interes një reagim i mundshëm i liderit historik Sali Berisha për faktet e bëra publike ndaj ish bashkëpunëtorit te tij Gramoz Pashko .

Risultati immagini per gramoz pashko

Advertisements

Një mendim mbi “GRAMOZ PASHKO – THEMELUES I PD,ka kërkuar shpalljen e Autonomisë së Epirit të Veriut, !Në Kongresin Amerikan në vitit 1997.Ne krah te grekut Nikolla Geixh ( Niko Gaxojanis)

  1. Me qe ka mbajtur kete qendrim per territorin shqiptare, krijuesi e coj ne ate jetecsebashku me trashegimtarin.
    Te rroje Shqiperija me te gjithe bijte e saje patriote.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s