Masakra e Mehmet Shehut ne Dukat te Vlores..

Lufta e Dukatit, Vlore.

foto di Adriatik Alimadhi.
foto di Adriatik Alimadhi.
Adriatik Alimadhi ha aggiunto 2 nuove foto.

Ne Gazeten Flamuri, date 28- 11- 1978, ne mergim, jane pasqyruar, disa nga luftrat e Balli Kombetar, per lexuesit e kesaj faqe, po shkruajme. Luften e Dukatit, me rastin e 35 vjetorit te saj, shkruar nga “Llogorai”. Me 30 nendor, te vitit 1978 mbushen plot 35 vjet qysh nga dita kur tri brigada partizane , te komanduara nga vet Mehmet Shehu e Hysni Kapo, sulmuan ne befasi katundin Dukat te Vlores. Si nje lufte lokale midis shqiptaresh, qe filloi dhe mbaroi midis oreve te nje dite, natyrisht, kjo nuk e ka rendesin historike te nje lufte me stil te gjere. Megjithate po e perkujtojme luften e Dukatit vetem si nje shembull se kur bashkohet guximi, vendosmerija dhe qellimi per te cilen luftohet, atehere fitimi do te jete I sigurte, sado te medha te jene fuqit e kundershtarit. Sikurse dihet shtabi I pergjitheshem nacional- clirimtar kishte vendosur ne mbledhjen e Labinotit qe ta godit tradhetisht Ballin Kombetar kudo qe te kishte mundesi. Dukati, megjithese gjindej ndermjet dy katundesh me baza te forta, Taragjasi nga nje ane dhe Terbaci nga ana tjeter, nuk ju nenshtrua me asnje menyre prapagandes se agjeteve te kuq, qe vinin she shkonin shpesh qe ne fillimin e luftes civile. Perkundrazi, populli I ketij katundi, I frymezuar me idet e Mid’hat Frasherit, mori pjese qysh ne fillim me Ballin Kombetar, ku qendroi deri ne fund I bashkuar e I vendosur ne rrugen qe zgjodhi. Pastaj per qellimet qe u formya Balli Kombetar , Dukati ngriti ne kembe nje Batalion prej afro 200 vullnetaresh, te cilet I vuri ne dispozicion te komandantit te pergjitheshem Hysni Lepenica, kur beri nje udhetim demostratif neper katundet e krahines se Vlores.Kjo cete shpartalloi ne afersi te Llogarait nje kollone prej 40 makinash te ushtris Italiane dhe ishte duke u pregatitur per aksione te tjera kunder okupatorve te huaj.Keto suksese, pra, nuk I shikonin me sy te mire komunistet; sidomos qenia e nje cete Balliste lrane shpines se tyre, sic ishte presione gjeografik I Dukatit, si dhe fakti qe ky katund u be baza me me rendesi e Ballit Kombetar ne krahinen e Vlores, jo qe vetem I friksonte per pozicionin e tyre ne kohen e ardheshme, por ju priste hovin edhe komisarvet te kuq per te bere kontakte te lira ne popull. Por me kete operacion komunistet mendonin se do te kishin edhe perfitime te tjera, si p.sh. do te kontrollonim gjithe bregdetin e saj ane prej nga mund te sillshin nga jashte, me vijen detare , me shume e me shpejte materjale ushtarake dhe do te shkeputnin gjithashtu edhe lidhjet qe kish Balli Kombetar me dy misionet Aleate (Ameriken dhe Anglin), te cilet ne ate kohe ishin ne malet e Dukatit. Nuk do te shkojme ne hollesira mbi pregatitjen e komunistave per kete operacion te rendesishem per ta; vetem do te permendim se mbasi e dinin shume mire qe do te ndeshenin ne nje qendrese te forte ne Dukat, ata caktuan per kete qellime tri brigada partizane , te cilat me 29 nendor 1943 I hrumbulluan ne malin e Barcalla dhe ne qafen e Shen Gjergjit, qe ndajne kufirin e Dukatit me katundet Gjorm e Terbac. Mbasi kaluan diten aty dhe muaren udhezimet e fundit, si dhe premtimin se te nesermen do te hanin dreken me mishra te pjekur prane rrepeve te Dukatit, u nisen para orvet te mesnates per ne vendin e caktuar. Ne te hyre te lagjes partizanet u diktuan nga rojet e katundit dhe u qelluan me bomba dore; atehere komandantet e brigadavet dhane urdherin” perpara partizan” , dhe ne te njejten kohe hapen nje zjarr me aq shpejtesi te madhe, sa u duk qe mori flake I gjithe dheu. Nga kjo uturime e madhe populli u cua nga gjumi I tmerruar; grat duke shtenguar femijet ne gji, kerkonin vend per tu mprojtur nga plumbat, qe fishkellenin ne bresheri mbi catit e shtepiravet; kurse burrat , (qe nuk u ndodhen me shume se 35 vete ate nate), me urdher te komandantit Maliq Koshenes, zune vend per rreth lagjes Thilpat, qe ngrihet si nje keshtjelle natyrale mbi katund dhe kontrollon cdo levizje qe mundet te ndodhi atypari.. partizanet, duke perfituar nga erresira e nates , u futen ne nje pjese te katundit ne fillim; po kur u hap mengjezi dhe filloi drita te mbulloi dhen, ata nuk munden te hedhin asnje hap me pertej, sepse rruga nga mundet te kalonin, ishte nenkontrollin dhe zjarrin e vazhdueshem te cetes se Dukatit, pjestaret e se ciles luftonin me aq heroizeme, sa kishin vendosur ose ti kthenin me te prape komunistet e te shkonin nfa kishin ardhur, ose ose te qendrojne aty derisa te vriten si Oso Kuka ne Kalan e Vranines. Nje katundar, qe ishte brenda skenes se kesaj lufte, e pershkroi heroizmen e atyre burrave me keto vargje: C’ma punojne trimat dyfekun, Se kursejne aspak fishekun, As nga vdekja nuk tuten, Mu ne zjarr kerkojne te futen. Lufta vazhdoi rrepte e oa sbje nderprerje per 16 ore; Hysni Kapon nuk e mbante vendi, mbasi po afrohej mbremja dhe partizanet nuk po benin asnje perparim; duke kaluar per nje pozicion ne tjetrin per tu dhene zemer partizaneve, pa me syt e tij te vrarit dhe te plagosurit e shumte dhe kuptou gjithashtu se cdo perpjekje per ta thyer me lufte ceten e Ballit ne Dukat do te ishte e kote dhe me deme me te medha; prandaj ne ate cast I erdhi ndermend nje plan qe ti fute ne kurthe kundershtaret me dinakri. Hysniu e dinete se aty afer banonte nje ish miku I tij, Halim Murati , I cili ishte I semure rende nga turbekullozi; shkoi pra me njehere ne shtepin e ketij, dhe mbassi pranoi disa gabime te bera prej tyre e I shprehu keqardhjen per cfare kishte ndodhur, I tha qe ti shkruaj nje leter komandantit te cetes Maliq Koshenes, dhe tja dergoje me gruan e tij, duke I thene qe ta pushoj luften dhe te gjithe Dukatesit te kthehen neper shtepiat e tyre, mbasi dhe partizanet do te terhiqeshin me njehere, pasi te benin nje kalim demostrativ neper katund. Halimi e kuptoi qellimin e Hysniut , I cili donte ti largonte nga pozicionet qe kishin zene dhe pastaj ti kapte nje e nga nje neper shteoiat e tyre: prandaj ju pergjigj keshtu: Ti Hysni, duheshe te ijshe menduar shume thelle para se te beje kete operacion kunder vellezervet te tu; ata qe e kane izolluar veten dhe luftojne neper vdekje ne lagjen pertej, sigurisht e kane menduar vete se se ti japin fund; nashti eshte tepr von nderhyrja ime, mbasi jane vrare njerez e eshte derdhur shume gjak.. Aty afer mbremjes shtabi I brigadavet vendosi ta pushoi luften para se tu vinin ndihma fuqivet te Dukatit; keshtu pra, dhane urdher per terheqen e partizaneve ne drejtim te Barcallait, mbasi lane afro 50 te vrare, mbasi 18 u varrosen ne Dukat te nesrmen, kurse te tjeret ju ngarkuan partizanet mbi kurris bashk me ata qe ishin plagosur rende. Nga ana e cetes se Dukatit u vrane 10, te gjithe ne moshe te re; dy nga keta ishin vellezer, te cilet I muaren komunistet nga shtepia e tyre dhe I pushkatuan jashte katundit per shkak se ju pergjigjen parrulles komuniste ” vdekja e fashizmit” me parrullen e Ballit Kombetar “Shqiperia e Shqiptarevet”. Ne 11 te plagosur qe pati ceta e Dukatit, tri ishi gra, qe furnizonin luftetaret me mun icione. Keshtu mbaroi nje nga tragjedit e shumta qe pesoi populli Shqipetar nga kriminelet komunist, te cilet ishin vene ne sherbim te armiqvet te betuar te kombit tone. Le ta perfudojme pra, kete pershkrim me vargjet e nje katundari te theshte, qe e pershkroi gjendjen e atehereshme keshtu: Ne cdo ane e ne cdo cak, U mbush vendi plot me gjak, U vra lulja e djaleris, Per qellimet e rusis. LLOGORAI.foto di Adriatik Alimadhi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s