Horror pa fund.Sa foshnje jan therur per ti futur gjak Enverit;

VEJUSHA E ZEZË”, PASQYRA KU SHOHIM VETVETEN NË SY !

 
Nga Nebil Çika

Pse irritohemi më kot me Nexhime Hoxhën , Rudin Xhungën dhe intervistën e tyre ! Km pare qe par se te jep[ej ne tv intervista e gruas se diktatorit shqiptar Enver Hoxha reagime te forta te aspra dhe te çuditshme qe vijnë kryesisht nga viktimat e tyre ish te përndjekurit politik por edhe qytetare të tjerë qe ne një mënyre apo tjetrën nuk e kaner dashur diktaturën dhe komunizmin . Mund te kenë shume te drejte emocionalisht por ,mendoj se këto reagime me shume se ndaj “vejushës se zeze” i kemi ndaj vetes dhe pamundësisë sonë për ti mundur për përmbysur realisht ata edhe sot 25 vjet pas rënies de jure te pushtetit te tyre. Ky reagim ndaj shfaqjes ne publik te simbolit të gjalle te krimit komunist ne Shqipëri tregon me se miri realitetin . Atë qe për 70 ap0 25 vjet ndodh përditë ne sytë tanë e qe ne mundohemi me heroizëm te mes ta shikojmë ta anashkalojmë , ta harrojmë dhje me e keqja ta votojmë çdo katër vjet sikur te ishte një gje fare normale. Komunizmin dhe pushtetin e tij te gjitha aspektet.
Ç’fare është vejusha e zeze Nexhmie Hoxha ?! Ajo është bashkëpunëtorja me e ngushte ne krime e Enver Hoxhës por jo e vetmja ! Qindra e mijëra te tjerë nga byroja politike, PPSH, sigurimi i shtetit , froni demokratik e deri tek spiun me i fundit kane bere ne shkalle hierarkike te njëjtat gjera te njëjtat krime qe se bashku bëjnë krimin e madh te diktaturës me te egër ne Evrope e ndoshta ne bote . Këta ne nuk i shohim , kujtohemi për ta vetëm kur shohim për se gjalli Nexhmien dhe për se vdekuri në foto e postare ne festa e mitingje politike Enverin. Nuk i shohim njerëzit e tyre qe kanë pushtetin ne këtë vend . Nuk i shohim që janë ne qeveri bijtë e nipat e tyre . Edin nipin e Spiros e birin e Kristaqit ,Ditimirn birin e Sules, Gramozin ministrin e fundit te brendshëm te diktaturës . Dashin të birin e Babë Myslimit , Ilirin të Birin e Hamtit , Klosin nipin e Bilbilit , e dhjetar e dhjetar bij e nipa ne mazhorancë e qeveri .
Nuk i shohim dot ne parlament hetuesit e sigurimit te shtetit Brahot , Xhafat, Muçmatat etje . Nuk e shohim dot qe ne krye te opozitës është Risatni miku dhe avokati i familjes se Enver , Ilir dhe Nexhmie Hoxhës . Djalin e Stefanaqit deputetit dhe kahut te djathte te Hoxhes ne shkence e kulture , Shehu që udhëhoqi një nga krimet me te renda te diktaturës shkatërrimin dhe ndalimin me ligj te besimit te zoti e persekutimin e misionareve e besimtarëve te tij, Nipin e Bules dëshmitares se shumicës se gjyqeve politike ne Vlore deri ne vitet 1960 ku janë marre me dhjetar koke njerëzish , djalin e Sipros etje etje. Mbyllim sytë e veshët e nuk duam te dëgjojmë Bashën e te tjerë drejtues te PD kur thërrasin emrin e Gramozit birit te Josifit prokurorit te përgjithshëm te Enver Hoxhës autor i qindra pushkatimeve dhe burgimeve te renda te qytetareve te pafajshëm shqiptar, si gur i themelit te PD-se etje .

Mbyllim sytë e veshët e nuk dum te shikojmë e as te dëgjojmë kur drejtuesit e larte te shtetit e qeverise parakalojnë me foto te diktatorit apo me shallet e kuq te komunizmit ne qafe. Kur dekorohen shokët e shoqet e Nexhmijes si Vito Kapo apo Rrahman Parallaku , bashkë-autore ne krimet e tyre. Ç’bëri Nexhmija , ç’bëri Vito , Ku është ndryshimi ne se ke dekoruar njërën ke dekoruar edhe tjetrën. Nuk reagojmë edhe pse e dimë se Enver Hoxha , Nexhmija dhe gjithë kriminelet e tjerë te komunizmit mbajnë tituj e dekorata te larat te shtetit shqiptar qe askush nuk ka guxuar tua heq . Pati një debat të fort në fillim të vitit për këtë. U premtua qe ne janar do te ndaloheshin me ligj por janari kaloi dhe askush nuk kujtohet as opozita që te çan trapin me retorikë antikomuniste sa here i preket ndonjë interes i saje.
Mbyllim sytë e nuk shikojmë qe prej një muaji kryetari i ri bashkisë Veliaj ka ngritur një monument kushtuar ditëlindjes se kryekriminelit Stalin ne ish lagjen qe Enver Hoxha e kishte pagëzuar “ 21 dhjetori” ditëlindjen e tij. Këta po ngjallin Stalinin je Enverin e për me tepër Nexhmijen qe është e gjalle edhe fizikisht. Prandaj çuditem nga reagimi !
Për te na kujtuar lemerinë e Enver Hoxhës dhe komizmit nuk na nevojitet Nexhmija ! Janë krimet dhe njerëzit e saje qe i kryen ato , ende gjalle ende par syve tanë. Janë mijëra te pushkatuar pa varre vetëm se nxehmi dhe njerëzit e saje nuk i tregojnë ku i kane vrare ,që njerëzit e sajë në politike e pushet nuk na lejojnë ti gjejmë, Janë pronat be pa kthyer te grabiti nga Enveri e qe po mbahen peng nga njerëzit e tij ne politike e pushtet. Janë fytyrat e krimit ne politike, qeveri , drejtësi e ne krejt shtetin shqiptar qe na e kujtojmë çdo dite atë , por në nuk duam te shohim e as të dëgjojmë dhe nervozohemi kur na imponojnë ata bëjmë ketë si kjo interviste me vejushën e zezë te Rudina Xhungës .

Ne spotin e emisionin tim “Rrno per me trgue” ne Shijak TV kam evidentuar dy dëshmi për krime shumë të rënda , Ramiz Aline qe deklaron se baballret tane i varu nper 50 vjet dhe Visar Zhiti qe denoncon marrjen e gjakut nga foshnjat ne maternitet për t’ia dhënë Enver Hoxhës , një krim i llahtarshëm qe nuk besoj te klete ndodhur tjetër kund. E përsërisim spotin dhjetëra here në dite askush nuk reagon .Por jo vetëm kaq ! Ne emisionin me telefonat ne mëngjes te koleges sime Eliana Hoxha telefonojnë shpesh here qytetare ish te përndjekur te komunizmit qe kërkojnë ta heqim spotin se iu kujton vuajtjet dhe te afërmit e vrarë nga Enveri, Nexhmija dhe komunizmi . Ne nuk duam , nuk guxojmë ta shohim ne sy realitetin ,sidomos kur ai është i zi dhe i llahtarshëm si Nexhmije Hoxha, Enveri burri i sajë, krimet dhe bashkëpunëtoret e tyre ne to. Kjo qe ndodh me spotin e emisionit tim ndodh edhe me Nexhmijen . Shqiptaret sidomos viktimat e komunizmit e kane problem te përballen me te , me atë qe ajo thotë e përfaqëson megjithëse e dine mire se fare është e çfarë do thotë ajo pa e dëgjuar e pare intervistën fare. Mos përballja dot me vejushën e zeze është ne fakt mospërballja dot me vetveten , realitetin dhe te vërtetën qe është edhe problemi me i madh i shoqërisë dhe ngeci më i madh i demokracisë .

Ne çdo vend normal një person si Nexhmie Hoxha do te ishte sot minimalisht ne burg për krime kundër njerëzimit ose me kjeq si homologia e saje Helena Çushesku . Kjo nuk ka ndodhur dhe është fatkeqësia jone , horrori ynë 71 vjeçar ! Nexhmije Hoxha është pasqyra , mundësia me reale qe ne të shohim në sy , realitetin tone veten tone , dështimin tone , fatkeqësinë tonë !

6 mendime mbi “Horror pa fund.Sa foshnje jan therur per ti futur gjak Enverit;

    1. Nena ime priste femijen e pare ne kte kohe qe ky legeni ishte semure!
      Ne mengjes ishin 8 Nena qe kishin lindur djem!
      Ne mengjes te gjitha Nenat u njoftuan se kishte rene virus dhe femijet kishin vdekur. ……

      Pëlqejeni

  1. … ka shume gabime ortografike shkrimi… si po duket po vjen prap ajo periudhe… po prrallat qe tregoni duhet te jepni llogari se ne çfare nate i keni pare ne enderr ose kujdes se do ju sjellin si diversante…

    Pëlqejeni

Lini një koment