LIROHET AVOKAT KUJTIM CAKRANI: SKENAR SI SIGURIMI I SHTETIT.Nga Nebil Cika.

LIROHET AVOKAT KUJTIM CAKRANI: SKENAR SI SIGURIMI I SHTETIT

 

kujtim cakraniVLORE- Av Kujtim Cakrani i atestuar dje nga policia e Vlorës është liruar nga prokuroria qe e ka cilësuar si te pa ligjshëm arrestimin e policisë. Lajmi u be publik dje nga një denoncim ne fb i ish kryeministrit Sali Berisha dhe disa medieve online qe e cilësuan si “politik dhe te pa ligjshëm arrestimin “, dyshime qe u vërtetuan sot nga vendimi i prokurorisë Vlore . Pas lirimit avokat Kujtim Cakrani deklaroi për “Minerva” se arrestimi i tij ishte i inskenuar e politik nga mbeturina te sigurimit te shtetit në Policinë Vlorës :

Ja prononcimi i plote i z. Cakrani për “Minerva”:
“Ne orën 10 para ditën e datës 8 shkurt, ne studion time te avokatisë me erdhën katër polica civil dhe me kërkuam ti shoqëroja ne komisariat për një sqarim. Natyrisht qe shkova. Oficeri i policisë Artur Maze me priti dhe me tha se ndaj meje dikush ka bere një denoncim :”sikur unë 12 dite me para kisha ofenduar një person me emrin Erjon”. Un i thash se nuk e njohe këtë individ por për te qene i sigurt i thashë ta sillte dhe te ballafaqoheshim. Nuk pranoi, e kuptova se ishte inskenim si ato te sigurimit te shtetit
Oficeri në fjale e mbylli ketë pune dhe un do largohesha por, një tjetër oficer me emrin Gjergji Kreshpa nga Bolena e Vlorës, erdhi dhe filloj përsëri pyetjet duke bere ngjarjen e inskenuar fakt. Dhe me urdhër te drejtorit bandit Jeart Cela ne ndalon.
Sot prokuroria e Vlorës këtë ndalim e quajti te jashtë ligjshëm
Un jam duke përgatitur kallëzim penal për këta persona qe ne kundërshtim te hpur me ligjin falsifikuan një akuze dhe inskenuan arrestimin tim “.
Besohet qe arrestimi i z. Cakrani te jete për motive politike për shkak te aktivitetit te tij politik opozitar . Av Kujtim Cakrani është pinjoll i një prej familjeve me te shquara patriotike te vendit organizatore dhe firmëtare e Pavarësisë e cila ,për 50 vjet, u persekutua pa mëshirë nga komunizmi .
Av .Cakrani, i pozicionuar djathtas, është shume aktiv ne politike. Si avokat dhe aktivist politik ai ka denoncuar shume shkelje e skandale te qeverise aktuale , gje qe besohet te jete edhe arsyeja e vërtete e arrestimit te tij

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s