Tre Breza te familjes Cakrani ne sherbim te Shqiperise;

Hajredin Cakrani, firmëtari i aktit të pavarësisë

 

Krahina e Mallakastrës, e njohur si skena dhe tribuna e besëlidhjeve dhe kuvendeve historike, është dhe vendlindja e një prej firmëtarëve të aktit të Shpalljes së Pavarësisë.

Në një nga vatrat e kësaj krahine, që përbën një nga pjesët më të bukura e më të lavdishme të historisë kombëtare, në fshatin Cakran, ku jeta ka rrjedhur e pandërprerë që nga periudha e neolitit e deri më sot, u lind dhe ushtroi aktivitetin patriotik një nga figurat më të shquara të historisë mallakastriote të shekullit XX-të, firmëtari i aktit të shpalljes së Pavarësisë, Hajredin Cakrani.

Ai lindi në vitin 1860, në një familje të madhe, të pasur e me zë, ndërsa emri i tij në histori nuk është as rastësi dhe as surprizë.

Familja e Hajredinit ka qenë gjithmonë në qendër të ngjarjeve të mëdha historike, të përpjekjeve për liri e Pavarësi, si dhe përhapjen e arsimit shqip me germa latine.

Në sarajet e familjes së firmëtarit u hap shkolla e parë shqipe për Cakranin dhe Mallakastrën, ndërkohë që hani i tyre në qendër të fshatit nuk ishte thjesht një bujtinë për muhaxhirët, udhëtarët dhe shtegtarët.

I ndodhur në një kryqëzim arteriesh rrugore mes krahinave të vendit, hani i tyre ishte dhe një qendër e rëndësishme sociale, ku strehoheshin dhe ushqeheshin jetimët, apo njerëz të tjerë në nevojë.

Veprimtaria atdhetare e familjes Cakrani, ku u rrit dhe u edukua firmëtari i Pavarësisë, mbetet një thesar historik, dëshmitar i vlerave më të larta atdhetare, arsimdashëse, humane dhe shoqërore, në harkun kohor nga shekulli i XIX-të, deri në vitet e çlirimit të vendit.

Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë dhe më pas, u diplomua në Universitetin e Stambollit.

Pas diplomimit, Hajredini shërbeu si ushtarak në shumë vilajete të perandorisë turke, si në Janinë, Boleu e Stamboll, ku edhe u njoh me Ismail Qemalin, Mehmet Pashë Dërrallën, Syrja Vlorën, Ferid Pashë Vlorën, Xhelal Koprenckën, Aziz Pashë Vrionin, etj.

Në vitin 1882, ai u takua në Stamboll me Sami Frashërin, Jani Vreton, Koto Hoxhin, Seit Toptanin, Pandeli Sotirin, etj.

Këto takime u bënë një nxitje e madhe dhe ndezën në shpirtin e tij genin patriotik për fatet kombëtare. Në këto takime flitej për gjendjen e komunitetit shqiptar, autonominë e tij, për gjuhën dhe kulturën, për ta radhitur kombin shqiptar denjësisht përkrah kombeve të tjera.

Në vitin 1883, ai solli Abetaren e parë në Cakran dhe një sërë botimesh të tjera në shqip, të botuara në Bukuresht e Stamboll si: “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Qerbelaja”, etj.

Në vjeshtën e vitit 1908, në sarajet e familjes Cakrani, u hap shkolla e parë shqipe, me mësues Viskë Babatasi. Ëndrra e kësaj familje arsimdashëse, e cila qysh më herët punësonte dhe paguante mësues shëtitës në zonën e Cakranit dhe krejt Mallakastrës, u finalizua tashmë.

Në tubimin e asaj ngjarje historike, përshëndetën dhe vëllezërit Hajredin e Bektash Cakrani, të cilët gjithçka të tyre, energjitë fizike, intelektuale dhe pasurinë, po e shkrinin për arsimin, kulturën dhe çështjen kombëtare. Kjo ngjarje bëri jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit dhe doli në krye të faqeve të shtypit të kohës.

“Të nderuar zotërinj, miq e bashkëfshatarë. Në emër të Zotit e të këtij populli bekoi zotërinjtë Hajredin e Bektash Cakrani, që çelën shkollën e parë shqipe në Cakran e Mallakastër. Sot, në këtë ditë të bukur, fillon pagëzimi me shkronjat e arta në abetaren e parë shqipe, i kulturës së bukur cakranjote dhe asaj shqiptare”, tha në fjalën përshëndetëse një nga komisionarët e çeljes së shkollës, Rushit Gorishova.

Duke falënderuar miqtë e shumtë nga të gjitha krahinat e vendit si Babë Dudë Karbunarën, Xhemil Bej Vlorën, Fehim Mezhgoranin, Kristo Karbunarën, mësuesin Babatasi e gjithë të pranishmit, ndër të tjera, në përshëndetjen e tij, Hajredini do të thoshte se “është kënaqësi shpirtërore që sot në Cakran hapim faltoren e dijes. Sot të gjithë ne ndiejmë gëzim e kënaqësi. Ne sot pagëzojmë abetaren shqipe të alfabetit thjesht latin, i aprovuar në Kongresin e Manastirit”.

Veprimtaria patriotike e Cakranit nuk ka të reshtur

Në vitin 1908, i ndodhur në garnizonin e Beratit, ai përkrahu lëvizjen e Turqve të rinj dhe mbështeti kandidaturën e Ismail Qemalit për deputet në parlamentin xhonturk. Sipas studiuesit të njohur, autorit të rreth 16 librave, dr. Asqeri Llanaj, “në vitin 1911-’12, Hajredini mori pjesë në kryengritjen antiturke në Vlorë dhe Mallakastër. Në fillim të shekullit XX-të, u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi me Mihal Gramenon, Thanas Floqin, Idriz Gurin e shumë të tjerë, të cilët ishin vënë në krye të forcave kryengritëse që luftonin për lirinë e Shqipërisë.

Si një luftëtar i shquar për liri e Pavarësi, pjesëmarrës dhe komandant i batalionit ushtarak të Fierit dhe çetës kryengritëse të atdhetarëve cakranjotë, ai shkoi së bashku me ta në Vlorë, në shoqërim të Ismail Qemalit dhe u bë pjesë e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit, në 28 Nëntor të vitit 1912.

Në këtë akt patriotik, ku ishte delegat i Beratit dhe përfaqësues i Mallakastrës, Hajredin Cakrani firmosi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe në mbledhjen e parë, u zgjodh anëtar i Pleqësisë, në Kuvendin e Vlorës dhe u caktua këshilltar i Ministrit të Luftës për organizimin e ushtrisë.

Me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit, në vitin 1913-1914, ai ishte komandant i forcave që luftonin në zonën e Skraparit, për t’i prerë hovin ushtrisë shoviniste greke, që dogji e shkatërroi viset shqiptare. Shoqëroi Ministrin e Luftës, Mehmet Pashë Dërrallën, në frontin e luftimeve në Sevaster e Mallakastër dhe ishte delegat i Mallakastrës në Kongresin e Durrësit, në 25 dhjetor 1918, për formimin e Qeverisë së Re Shqiptare.

Në vitin 1920, ishte një nga organizatorët e çetës së Cakranit, në Luftën e Vlorës kundër ushtrive italiane për çlirimin e saj dhe shoqëroi luftëtarët cakranjot, deri në frontin e luftimeve në Bestovë e Panaja.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë, e dekoroi Hajredin Cakranin me Urdhërin “Për veprimtari të shquar patriotike”, ndërsa Këshilli i bashkisë së Vlorës memorizoi emrin e tij në emërtimin e një prej shëtitoreve, në qytetin bregdetar.

Patriotë dhe atdhetarë të dëgjuar e kanë quajtur familjen Cakrani, djepin ku u lind dhe u edukua Hajredini, si një kurorë kombëtare në krahinën e Mallakastrës, që vuri në shërbim të kombit e lirisë, gjithçka kishte.

 

Kadri Cakrani

Kadri Cakrani, Komandanti qe ka ngel ne kujtesen e cdo Nacionalisti

kadr

Cdo familje krenohet me paraardhesit e vet por, cdo familje dhe pasardhes do te ndihej krenare po te kishte pasur ne familjen e tij nje nacionalist dhe anti komuniste te paepur si Kadri Cakrani, madheshtia  e ketij patrioti dhe luftetari te paepur qe gjithe jeten e tij e vuri ne sherbim te luftes per lirin e shqiperise nga “Bishat e egra” te Stalinit sic i quante ai komunistet Shqiptare qe kishin uzurpuar pushtetin ne Tirane, dhe mbanin nen dhune nje popull te tere, do te ngelet gjate ne kujtesen e te gjithe atyre nacionalisteve qe kane besuar dhe besojne se Shqiperin do ta bejne dhe gezojne gjithe ata qe besojn tek liria dhe demokracia. Kadri Cakrani, ishte njeri prej tyre, ai besonte dhe atehere kur pas disfates politike qe pesoj Organizata Balli Kombetar me 1944, ai besoj edhe kur morri rrugen e mergimit, ai besoj edhe kur, rregjimi gjakatar i pushkatoi dhe persekutoi njerzit e tij te afert, ai besoi edhe kur shkoi ne SHBA duke mos ndalur asnjehere betejen kunder komunizmit, ai besoj edhe ne prag te vdekjes, sepse ai besonte tek fara qe nacionalistet kishin hedhur dhe nje dite do te mbinte.
Kadri Bej Cakrani, besoj gjithmon sepse ishte djali i Hajredin Bej Cakrani, i atij babai, qe me 1908 pa pyetur se, kishte rrezik vendosi dhe hapi shkollen e pare shqipe jo vetem ne Cakran por nder te parat ne Toskeri. Ai ishte djali atij babai qe me 1910-11 nuk pyeti por i shpalli lufte perandorise edhe pse keta erdhen deri ne Cakran te digjnin gjithshka, ishte djali atij babai qe nuk pyeti por me ushtrin e tij e priti Ismail Bej Vloren, ne shkumbin dhe mes shume rreziqesh e shoqeroi ate deri ne Vlore, ishte djali atij babai qe, perfaqesoi jo familjen CAKRANI por nje krahin te tere ne Kuvendin e Vlores me 1912.
Pra ky eshte Kadri Bej Cakrani qe ka vdekur por ka lene pas historin e cila edhe pse eshte deformuar me qellim nga kriminelat e kuq, nuk mund te shuhet se brenda saj eshte gjaku mijera djemeve nacionalist qe besuan tek kauza e Kadri Cakranit. “Koha i dha te Drejte”

 

Avokat Kujtim Cakrani: Holokausti I Komunisteve Shqiptare..


Avokat Kujtim Cakrani: Holokausti i Komunisteve Shqiptare..
Dje ishte data 27 janar, date kjo qe eshte lene per te perkujtuar Holokaustin, qe tashme  e gjithe bota e di cfare ka ndodhur me hebrenjte  gjate luftes se dyte boterore por jo vetem.
Natyrishte mbare Europa e kujton kete date duke bere edhe aktivitete te ndryshme, me qellimin qe te sensibilizoj brezat e rinj duke i spjeguar cfare i ka ndodhur njerzimit nga ky ekstremizem. Po ne vendin tone a u kujtua kjo date? Natyrishte qe jo per faktin se: Ketu pas mbarimit te luftes se dyte kur mbare bota e qyteteruar duke lene pas cfare kishte ndodhur por pa e harruar  krimet e se shkuares filloi te ringrihej, ne Shqiperi filloi nje tjeter holokaust por ne kohe paqeje pa pushtues, pushtues ketu ishin shqiptaret pra komunistet e sapo ardhur ne pushtet, qe ne emer te nje ideologjie kryen holokaustin me te madh qe ka njohur njerezimi ate te cfarrosjes ne mase te te gjithe intelektualeve te ketij vendi, burgimin dhe internimin e gjithe shqiptareve, i mbulli me tela me gjemba duke i kthyer ne kafshe te egera. Nuk mund te perkujtohet ne shqiperi holokausti sepse, sot ne pushtet jane femijet e baballareve, te cilet edhe pse per 45 vjete me radhe ju shkaktuan shqiptareve vuajtjet nga me mostruozet si burg,pushkatim,interrnim,diskriminim njerzore, sot me cinizem perseri glorifikojne diktaturen dhe diktatorin.
Te gjithe Shqiptaret jane deshmitare te asaj qe po ndodh ne kete vend, sa here festohen ngjarje historike imagjinare te shpikura nga komunistet pra,nga baballaret e ketyre, me parrulla ne duar si ne Koren e Veriut, marrshojne neper rruget e Tiranes dhe mbare vendit. Ne shqiperi nuk perkujtohet 27 janari dita e Holokaustit sepse nese perkujtohet keta duhet te japin llogari per krimet qe i kane bere shqiptareve. Administrata shteterore, gjykatat, prokurorite, policia e shtetit eshte e mbushur me ata te cilet kane shkaktuar holokaustin shqiptare, dhe pa piken e sikletit apo moralitetit dalin dhe kerkojne te bejne reforma ne emer te zhvillimit dhe lirise. Mire more xhelate, ju e keni pasur pushtetin prej 1944 pse nuk i bete keto reforma? pse ju nuk e sollet miresin ketij populli duke e futur ne rrugen e zhvillimit te por,me deshire dhe pasion zgjodhet rrugen e krimit? Pse ju o pjella me e keqe e rraces njerezore nuk reflektoni ndaj te shkuares tuaj kriminale? Jo ju sot nuk flisni dote per te drejtat e njeriut as per gjyqesorin e pavarur, sepse, ju dhe baballaret tuaj jeni Roland Freisler ne kete vend. Ju nuk mund ta beni dote drejtesin sepse, ju e shkaterruat ate qe me 1944. Ju jeni Roland Fraisler dhe nuk mund te beni drejtesi ne kete vend sepse ju jeni vete problemi i antiligjit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s