Gjyshja ime i kerkoi Kucedres ,”mos ma vrit djalin”.Nga Petrika Leka.

foto di Urim Gjata.
foto di Urim Gjata.
foto di Urim Gjata.

 

Petrika Leka Une nuk e ndoqa intervisten e Nexhmije Hoxhes por mesova per brendine e saj ose me mire e dija se cfare do thoshte se ajo te njejten gje ka thene.Me brengos fakti se skemi pasur mundesi per ta publikuar rastin kur nena e Gencit dhe Vilsonit i shkuan prane baneses ne qershor te vitet 1977.Dikush nga te afermit tane banues ne Tirane i mesuan dy grate e moshuara (meqenese mbas denimit me vdekje nuk kishte alternative tjeter)te shkonin per tu lutur prane shtepise se Nexhmijes dhe Enverit.Ate mengjes te qershorit shmangen rrojet te cilit ishin duke dremitur dhe u afruan prane viles.Aty i thirren:- O Enver Hoxha!O shoku Enver na i fal jeten e djemve.-Te lutem o Enver Hoxha ata jane te pafajshem etj.Sic tregonte gjyshja,nena e Gencit,te dyja grate e moshuara menjehere u gjenden perballe nje toge civilesh te cilet zbriten nga vila dhe filluan ti keqtrajtonin dhe ti fyenin.Pengu i madh i gjyshes time te ndjere eshte se duke me treguar kete ngjarje gulconte ndaj nenes tjeter,gruas te Enverit dhe nenes se femijeve te saj qe si spati ajo mundesine per te njohur zemren e nenes,kur nene ishte vete dhe per te ndikuar tek i shoqi te cilin e kishte prane dhe ti thoshte:-He mo burre se gjyna jane djem te rinj,tju falet jeta!Po qe se e mohon kete ngjarje Nexhmija e cila eshte gjalle,atehere mendoj se sdo kete varr dhe dhe per ta tretur.

Poetet dhe vrastaret.

Dy foto qe te ngjallin dhimbje, mirnjohje dhe urrejtje.

Dhimbje dhe mirnjohje per dy poetet.

Urrejtje jo vetem per vrastaret e diktatures, por edhe per kelyshet e “demokracise” qe mundohen ti mbajne gjalle per te mos u harruar, pse jo per te dhene dhe mesazhin:

Ne jemi akoma gjalle, jemi ketu, pak nga pak po reabilitohemi dhe do rikethehemi perseri, ashtu siç kethehen kriminelet ne vendin e krimit.

Shoh ne nje foto Petrika Leken, djalin e poetit, ish punonjesin e policise, ish kolegun, njeriun e vojtur por qe kurre nuk u ankua, me te cilin punova per pak kohe ne Kapshtice.
Fatkeqesisht sapo ngjyra mavi erdhi ne pushtet e larguan nga puna, si duket nuk ishin ngopur me ate cka i bene familjes se Petrikes per me shume e se gjysem shekulli.
Djali i poetit Genci Lekes te pushkatuar, duke bere nje fotografi me familen e tij bashke me babane e murosur, sepse koha dhe Kuçedra nuk e la ta njihte apo ta shikonte te gjalle.

Kucedra nuk ngopej me gjakun me te mire te pinjolleve nga familjet fisnike shqiptare.

Pantera e zeze kerkon reabilitim.

Po Petrika Lekes kush do ia riketheje vitet sterre te familjes dhe fisit te tij te nderuar, nenes se tij te dashur, si vajze e ish prefektit te Korces .
Kush do ja ketheje dashurine vajzes se tij te vogel te Petrikes, mbeses se poetit, qe pozon prane gjyshit te saj te murosur, vetem si nje koke e prere nga diktatura.

Po familjes se madhe Bllshmi, a do mundet kush ti riketheje gezimin e vjedhur, burgjet, interrnimet, dhe femijet e pushkatuar?

Havzi Neles kush do ja heqi litarin nga fyti?

Po qindra e mijera te tjereve ish te denuar, interrnuar, persekutuar, kur do ju kethehet dinjteti, qe akoma enden rrugeve dhe gjykatave te shtetit?

—–Dhe pantra e zeze pret.

Pres te shkoj prané Enverit.

Ankohet.
E kam lene per shumee kohe vetem.

Por ne qofte se kam jetuar deri tani, nuk kam jetuar per veten time, por kam jetuar vecanerisht per te, per te lare balten qe eshte hedhur mbi te gjate gjithe ketyre viteve.

—–Po kockat e te pushkatuarve pa gjyq, a do te gjenden ndonjehere valle apo do mbeten ashtu te lidhura me telle me gjemba para pushkatimit?

Dhe pantera e zeze vazhdon.

Kurse per Enverin thote, pres.
Pres qe te rehabilitohet Enver Hoxha si udheheqes i ketij vendi, si burre shteti, si udheheqes popullor, i cili beri qe shoqeria shqiptare te ngrihet larte dhe kam besim se do vije nje dite qe kjo do te behet, por une nuk do te jem atehere.
Sidogofte, kam besim tek brezat e rinj te historianeve qofte edhe te politikaneve, qe do té arrijne te nxjerrin te verteten ashtu sic ka qene.

Shkurt 2016.
Ne akoma enderrojme në, dhe për demokraci, pantera në reabilitimin e diktaturës dhe te krimeve të komunizmit.

Mallkuar qofshi.

foto di Urim Gjata.

Advertisements

Një mendim mbi “Gjyshja ime i kerkoi Kucedres ,”mos ma vrit djalin”.Nga Petrika Leka.

  1. Zoti e denofte kete grua te poshter qe shpreson ne reabilitimin e diktatorit, me e keqja se beson tek te rinjte se dote ndryshojne historine… po vepra e tij …..pse e larteson surratin e tij ajo grua ??? nese eshte ndertuar dicka mare e mbrapsht ne kete vend eshte edhe kontribut i prinderve tane ne aksione e pune vullnetare … cdo dite te djele …. Nanat tona fatekeqe te asaj periudhe ( tamam heronina) kane lane femijet ne djep dhe i jane pergjigjur thirrjeve te tij….maskarade e papare ka ndodhur ne kete vend …. me vijne ne mendje ditet e femijerise….I urrej me shpirt ata qe na perdhosen femijerine … rinine .. e atshme shpresojne ne rahabilitim.Besoj se nuk eshte mire te kthehet koka mbrapsht kur je duke ecur sepse mund te prishet drejtimi dhe ojrentimi por vuajtjet e prinderve ne pergjithesi dhe te mive ne vecanti me shqetesojne me mundojne …..Dua …. shume per ta te ndryshoj .. te shohin me mire te ndjejne me mire te jene me mire… punuan shume per ne … nuk gezuan dhe nuk po gezojne dhane shume e nuk po marrin mbeshteten shume dhe po braktisen…… Sa shume mund te shkruaj per ate kohe mjerane qe i mjeroi edhe ne shpirt njerezit ……Kush mbijetoj nga e keqja e asaj kohe , sot vetem vuan …

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s