Kampi famëkeq i Tepelenës.Kampi i Vdekjes,

 

Kampi famëkeq i Tepelenës

Tepelenë (9Prill 1949-14Mars 1954).Kampi ngrihej rrëzë kalasë,buzë lumit Bençe ,në gazermat e ngritura nga ushtria italiane gjatë luftës së dytë botërore.Në kampe ngriheshim në orën 5 për apelin ndërsa në orën 6 do të grumbulloheshim para drejtorisë për të na caktuar punën.Organizimin e punës e bënte policia e kampit, në përbërjen e saj kishte 15 policë. Një pjesë punonim në baçen e komandës, pjesa tjetër priste e trasportonte dru në kurriz nga mali i Turanit 7 km larg .Ndërsa gratë mblidhnin pleh organik nëpër stanet e maleve të Tepelenës e i transportonin në kurriz me litar,disa punonin me bel ,bënin qelizëm ,të tjerë mbanin driza në kurriz për t’i çuar në kamp për guzhinën ,drizat i merrnin 5 km larg kampit.Për transportin e drizave komanda kishte caktuar një skuadër me vajza të reja,të cilat shkonin dy herë në ditë.Kapterri që i shoqëronte nuk i lejonte që të pinin ujë.Këto ishin vajza të familjes Kaloshi,Mirakaj,Markagjoni,Demaj,Tuçi nga Mirdita,Gole.Topalli[Suzana Topalli].Nga lodhja,urija,ato vendosën të hidhen të ngarkuara me dru në lumin Vjosë, njëra prej tyre kundërshtoi, duke iu thënë se ne nuk bëjmë asgjë vetëm ju shtojmë dhimbjen nënave tona. Shpesheherë kur ktheheshim nga puna ishim të lagur prej shiut, rrobat na thaheshin në trup.Kampi kishte 2000 persona.Racioni i ushqimit ishte 80 gr.oriz për person 50 gr makarona,bollgur,grosh të gjitha me krimba,9 gr.vaj,5 gr kripë e 400 gr.bukë.Në kampe njerëzit hanin çfar të gjenin,si lende derrash gorrica të egra ,mish të ngordhur kur i gjenin gjatë punës..Kampi ishte i mbushur me predha të mbetura nga lufta italo greke ,komanda vinte edhe fëmijët për t’i stivosur.Ndodhte që gratë kur vinin kazanin për të zier rrobat ai shpërthente, hidhej përpjetë duke vrarë gruan dhe fëmijët që rrinin pranë për t’u ngrohur.Në kampe vinin shpesh për kontroll nga Ministria e Brendshme,njeri më kujtohet e quanin Polikron Gjermeni, ishte nga Krutja e Lushnjës,ata silleshin si të tërbuar si esses.Kampi i Tepelenës ishte kampi i asgjësimit fizik të njeriut. Drejtoria e kampit këtë zell e kishte edhe për të vdekurit,tre herë i lëvizi varret, të tretën i hapën varet buzë lumit të Bençës.Gjatë dimrit ujrat e rrëmbyer i gërryen varret duke i zhdukur eshtrat.Sot ata si shumë të tjerë janë pa varr.Këto kampe siç e dëgjuat nga tregimi i një të mbijetuari që sot është 85 vjeç kanë qenë kampet e çfarosjes të njeriut të ngritura nga çlirimtarët tanë që shumë prej tyre e pësuan dhe vetë

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s