Vetem mashtrime ..Asnje demshperblim per te PËRNDJEKURIT POLITIKË.Nga Tanush Kaso.

download (2)

MASHTRIM PA MBARIM, PËR “DËMSHPËRBLIMIN”!
KUSH TALLET ME TË PËRNDJEKURIT POLITIKË, QEVERIA APO QENËRIA E GAZETAVE?!

Prej më shumë se 20-vjetësh, gazetat e vendit tonë botojnë lista pa fund, për “dëmshpërblimin” e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist. Këto janë shtuar më shumë në dy vitet e fundit dhe sidomos në këto dy muajt e parë të këtij viti. Por, se sa të vërteta janë ato, e dinë fare mirë ata që shohin emrin në gazetë dhe vrapojnë në Bankë; ku dëgjojnë kurdoherë të njëjtin refren: “Nuk kanë ardhur paratë”! Ndodh ashtu si në fshat: dëgjon pulën të kakarisë dhe beson se ajo e ka bërë vezën. Po kur shkon te furriku, gjen vetëm gëlasat e saj. (Prandaj ka lindur edhe shprehja popullore “kakaris dhe nuk bën vezë”, për dikë që premton dhe mashtron). Po përse veprojnë kështu gazetat tona “të nderuara”? Janë një varg arsyesh. Së pari kjo ndodh se disa nga ata kalemxhijtë që quhen gazetarë, ngjajnë më shumë me zagarë, që lehin për llogari të atyre që i ushqejnë. Pronarët e tyre shiten e blihen sipas rastit. Duke shkruar me shkronja të mëdha në faqet e para, “lajmin sensacional”, që po dëmshpërblehen të përndjekurit, krijojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm, se shteti e ka vënë në plan të parë integrimin e kësaj shtrese. Dhe shumë nga naivët e Evropës, i marrin si të vërteta të gjitha sa shkruhen nëpër gazeta. Ndërkohë, në popull krijohet një urrejtje e heshtur për këta njerëz “të pangopur”, që i morën të gjitha paratë e bankave shqiptare dhe nuk lanë asgjë për të tjerët, për ata, “që nuk kanë qenë as në Bllok dhe as në burg”- siç shprehej ca vite më parë një ish-gazetar i “Zërit të Rinisë”, që tani është rehatuar në SHBA. Njëkohësisht vihen në zbatim edhe porositë e “Katovicës” e të Ramiz Alisë, që “ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, t’i gënjejmë me ca çikërrima dhe me ca letra nëpër duar, po mos t’i lemë të pasurohen e të forcohen, sepse bëhen “hakmarrës” e “të rrezikshëm” për ish-komunistët…” Të zvarritet sa më tepër procesi i kthimit të pronave tek pronarët e vërtetë, si dhe integrimi real i të përndjekurve politikë. “Të vdesin sa më shumë, që të paguajmë sa më pak”! -kjo është motoja e ish-komunistëve të partive kryesore, që po drejtojnë shtetin shqiptar prej 25-vjetësh. Kjo do të mbetet edhe pas atyre reformave false, që po bëjnë, për t’u hedhur hi syve ndërkombëtarëve, të cilët po i kërkojnë me këmbëngulje. VAE VICTIS! -kanë thënë latinët. Mjerë të dobëtit!download (2)

Advertisements

Një mendim mbi “Vetem mashtrime ..Asnje demshperblim per te PËRNDJEKURIT POLITIKË.Nga Tanush Kaso.

  1. bravo,por mendoj se ky ping-pong duhet denoncuar ne rradhe te pare nga ata qe flasin ne emer te te perndjekurve.Nuk mund te le pa permendur,koorrupsionin brenda strukturave nga fillimi,deri ne majen e financimit.Jo paqellim eshte performuar ligji me pjesmarrjen e disa dikastereve shteterore.dhe cuni i sorrosit i vuri kapakun duke futur dhe ndenjen e hasmerise midis te perndjekur.Nuk ka asnje kuptim te marrin te gjallet,pastaj trashigimtaret dhe sheh ne listat e te gjalleve trashigimtare .Me pelqen shume reagimi por duhet bashkim per ti prere rrugen ketyre mashtrusve.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s