“PROMEMORIA” E NEZIR MUZHQIT ,ANTIFASHISTI NACINALIST QË U VAR ME URDHËR TE HOXHËS:

“PROMEMORIA” E NEZIR MUZHQIT ,ANTIFASHISTI NACINALIST QË U VAR ME URDHËR TE HOXHËS:

nezir muzhaqi

nezir muzhaqiNga Kujtim Cekani

Ne vjeshten e vitit 1944 forcat nacionaliste u grumbulluan ne Shqiperine e Mesme.Per te perballuar fuqite komuniste u bashkuan forcat e Ballit dhe te Legalitetit nen komanden e Abaz Kupit.U vendos qe te kalonin ne Kosove.Pasi nuk munden te kalonin ne Kosove,u perqendruan ne Shkoder.Nje pjese u larguan ne mergim.Nezir Muzhaqi pati rast te largohej ne Ishem te Durresit,por nuk e beri kete,shokeve u tha:Une nuk kam ba krime dhe kam merakun e familjes.Kemi nje deshmi te Ahmet Abdurrazakut per kete periudhe I cili ka qene shoke shkolle dhe mik I tij.Ne tetor-nentor 1944 jane takuar ne shtepine e Tasim Bishqenit.Xhavit Kaba,Neziri,Ali Agushi,Ahmet Abdurrazaku,Tasim Bishqeni etj.Eshte biseduar per portretin moral te Enver Hoxhes,pasi Tasimi si ish-komandant I xhandarmerise,kishte shfletuar arshivat sekrete te Ministrise se Brendshme te Zogut.Neziri ka hapur biseden per nderhyrjen Anglo-Amerikane dhe kishte besim se aleatet nuk do ta linin Shqiperine ne duart e krimineleve.Ky popull asht mashtru prej injorances dhe mosdija politike po e con drejt shkaterrimit mbahet mend te kete thene Neziri.Pas 10 ditesh me dha nje leter per Lef Nosin-tha Ahmeti.Ja dorezova letren Lefit tek shtepia e Samurreve prane fabrikes se alkoolit.Mbas kesaj nuk e takova me Nezir Muzhaqin.Ne fillim te vitit 1945, Nezir Muzhaqi u dorzua vete tek pushteti komunist ne Shijak sipas Kup Qytykut qe ka qene besnik I tij.Me 14 maj 1945 Neziri shkruan fjalen e mbrojtjes qe e titullon “Promemorie”.Ky dokument eshte zbuluar ne arshivat e gjykates dhe bashke me mbrojtjen e avokateve te tij eshte nje material I cmuar qe hedh drite mbi veprimtarine e tij ne vitet 1939-1945,mbi luften antifashiste dhe luften vellavrasese.Me mire se vete Neziri kush mund te flase per te? Po lexoj disa rreshta nga kjo “.
“I nenshkruemi Nezir Muzhaqi nga katundi Polis dhe tani I rreshtuar ne burgun e Elbasanit,i akuzuar si kriminel lufte,jap keto hollesira mbi sa jam deklaruar perpara komisionit hetimor dhe qe provojne qendrimit tim korrekt politik e konstuktiv dhe ndjenjat e mia atdhedashese dhe patriotizmin shembullor.
Qysh nga viti 1941-1942 gjer ne fund te vitit1943 shtepia ime e permendur per ospitalitetin e saj tradicional,dhe kete here u vu me te gjithe mjetet e saj morale dhe materiale ne dispozicion te atyre qe I kishin rrokur armet te paret kundra invazionit fashist dhe kete perkrahje shtepia jone e bante pa marre parasysh konsekuenca te renda te reaksionit fashist qe ishte ne kulm te fuqise.Si rrjedhim I kesaj sjelljeje vjen menjehere internimi I babait tim nga qeveria e Krujes.Po ne kete kohe une kerkohesha me kembngulje nga karabineria e Librazhdit dhe kuestura e Elbasanit,kurse un qendroja neper katunde dhe propagandoja shtepi me shtepi per mos me dhen taksa,mos me shkue ushtar,mos shkruhen gjindarm,te mos pranojne taksa te gjindarmerise,te mos japin te dhjetat etj.Kete veprimtari e vertetoj me popullin e Polisit, te cilit e kan perzene dy here posten e atij rajoni me force si dhe Babjes , Fushe Buallit, Spatharit, Dardhes.
Dite ,muaj e vjet dhe dhjetra e qindra partizane hanin pinin e laheshin prej familjes sime e me ne fund I percillnin sa per Cermenike ,per Labinot per Shpat,per Verce,Moker e Berzeshte.Qe te faktoj keto sjedhje mjaftohem me pyetjen e Hasan Bajraktarit,Petrit Hakanit,Kadri Hoxhes,Pleurat Xhuvanit,Dhimiter Shuteriqit,Ramadan Citakut,Mexhit Vincanit,Enver Hoxhes,Sami Bahollit etj.
dosja muzhaqiQellimi em ishte nji:Qe populli te shkeputej nga fashizmi dhe te pergatitej per te luftuar.As dhe pas luftes se Polisit asnji zone partizane nuk eshte sulmuar prej meje .Nuk e them me fjale por me fakte dhe ja ku po tregoj disa prej atyre qe munda me shpetue 20 e ca vete te dorzue ne mes te cileve shume te plagos I kam dergue bashke me polisaret e plagosur si fshatare polisare . Nje pjese I lirova me inisiativen time midis te cileve dhe Lufti Leken, me vone kam liruar Shefki Shabanin ,djalin e Mal Bylykut , Demir Lulen, Sadik Sadedinin , Qemal Zajmin,Semiram Xhuvanin , Vaja e Nasit ,Guranjakut e te tjere .
Ne dimrin e 1944-es ashte rrethue nga forcat e gjindarmerise lagja Dryni kala ,aty ishte I semure Dhimiter Shuteriqi i cili jo vetem ishte i semure dhe nuk mund te dilte ,por edhe dalja ishte e pa mundur mbasi qyteti ndollej I bllokuar nga te kater anet .Une tue dit dhe vleren e Dhimiter Shuteriqit jap fjalen se do te baj te pamunduren te mundur ,tue vue edhe veten time ne rrezik. Vete personalisht ne shtepine e tije e fus ne nje makine veshur me rroba katundari se bashku me 7-8 polisare dhe une vete prapa qe te mos kontrollohen ne postebllok.Keshtu e dergoj ne Polis ku ndeji deri sa u sherue .Sa per akuzat qe bejne kunder meje per plackitje e grabitje bagetishe kam te shtoj se po te isha I tille nuk isha pse te grabisja Rrap Bosin e Gani Fallen e Man Kryemadhin te cilet jan miq te vobektit e Sopotit,Breshkes e Lepushes, por do te digjja me pasaniket e tri lagjeve dhe do te braktisja bagetite e tyre si p.sh. bagetite e Cen Blloshmit te cilat kur kthehesha I takova ne rruge .Kurse une jo vetem nuk u kam grabitun ,por perkundrazi perpiqesha me u shpetue si mallin ashtu edhe gjan e gjalle,prandaj edhe keta te thirren edhe te pyeten .Qe kam qene armik nr 1 i fashizmit ,kete e provoj me fakte si p.sh.me demostratat e Korces,ne te cilat kam qene ne ball I pari.Ne njeren prej ketyre demostratave jam plagos nga karabinjeria .Ne 1942- 1943 lashe shkollen ,rehatin dhe ve si veten dhe familjen ne rrezik dhe hidhem ne ilegalitet I shtytur vetem nga ndjeja e atdhedashurise. “

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s