Dënimet e dhëna dhe shfrytzimet e zbatuara gjatë diktaturës.

images (3)

Dënimet e dhëna dhe shfrytzimet e zbatuara gjatë diktaturës.

Në Shqipëri zyrtare janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Veprat e ndërtuara prej tyre për 50 vjet renditen si me poshte:
(Duhet të themi që shifrat apo të humburit pa një var mund të jen shum herë më të larta..Perderi sa asnjë sdu dimi thelluar nuk është bere këto 25 vjet)
1945
Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, i filluar nga italianët dhe i lënë përgjysëm për shkak të luftës.

1945
Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim tokash

1945-52
Tharja e kënetës së Maliqit

1946
Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit

1946-52
Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)

1949-51
Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës

1950
Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të Bishqemit

1950-52
Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës

1950
Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuar çam)

1950-53
Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës

1952-55
Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë

1952-54
Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë

1963-67
Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë, ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të arratiseshin

1955-56
Tharja e kënetës së Tërbufit

1955-57
Aeroporti i Rinasit

1955-56
Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër

1956-59
Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës

1959-61
Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së Bukës, Tiranë
1960 Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”

1960-63
Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë

1960-63 Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth 100 km kanale

1960-63 Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë

1960-63
Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik

1963-67
Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë të hekurudhës Vorë-Laç.

1965-66
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë

1966-68 Fabrika e Çimentos në Elbasan

1967-90 Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç

1967-70 Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës

1967-91 Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës

1967-90
Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës

1966-91 Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës

1967- 71
Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo. Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës

1971-84Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh

1977-87 Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë

1982-90
Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës

Parlamenti shqiptar që në vitin 1991, me Ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991, ka deklaruar pafajësinë e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. Sipas këtij ligji, bazuar dhe në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, shteti shqiptar duhet të dëmshpërblente të gjithë këtë shtres ë, për të gjithë kohën e dënimit. Pas 13 vjetësh realiteti është krejt ndryshe. Deri sot kjo shtresë ka marrë një dëmshpërblim mjaft qesharak. Mjafton te përmendim se për një të pushkatuar kanë dhënë 200 000 lekë dhe 700 000 lekë në letra me vlerë.

Që në 15 Janar 2002 është paraqitur në Parlamentin shqiptar një projektligj për të dëmshpërblyer sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ditët e qëndrimit pa faj në burg si dhe punën e detyruar të kryer gjatë qëndrimit të burgosur. Megjithëse parimisht është deklaruar nga krerët më të lartë të ekzekutivit dhe legjislativit të sotëm shqiptar se kërkesa është e drejtë, deri më sot nuk është bërë asnjë veprim nga Parlamenti, me pretekstin se qeveria shqiptare nuk ka mundësi të përballojë shumën që i detyrohet kësaj shtrese, edhe pse Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Parlament e ka miratuar me të gjitha forcat politike në parim kalimin e ligjit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s