Flaken ish-grevistët, mungojnë dhe disa nga themeluesit e PD-së

 

Flaken ish-grevistët, mungojnë dhe disa nga themeluesit e PD-së

Në podiumin e ngritur me rastin e 25 vjetorit të grevës së urisë, përjashto Mark Markun, i është dhënë e drejta fjalës të gjithë demokratëve që njihen si ushtarë të betuar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që ish-protagonistët e vërtetë të grevës së urisë, Mesila Doda, Blendi Fevziu, Blendi Gonxhe, Arben Sulo, Myftar Gjana, Akil Fundo, Shpëtim Idrizi, Spiro Curra, Alfred Çako, Alban Pici, Ardi Stefa, Ylber Zeneli, Violanda Llana etj, nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoni. Dhe një prej kryesorëve të grevës së urisë, që mori pjesë në ceremoni, Arian Manahasa, nuk ka pranuar të ngjitet në podium përkrah Berishës. Ndërkohë në aktivitetin e organizuar në Qytetin Studenti, nuk i është dhënë e drejta e fjalës as disa prej strukturave drejtuese të PD-së, që kanë qenë pjesë e PD-së në fillesat e saj. Lënia larg podiumit e Genc Pollos, Eduard Selamit dhe Arben Imamit, në fakt ka lënë shumë përshtypje dhe në mesin e demokratëve në sallë, të cilën kanë ironizuar sa herë që fjalën e merrnin të rinjtë që në atë periudhë nuk kishin mbushur as 18 vjeç. Disa prej tyre ishin: Kreshnik Çollaku, apo Edit’h Harxhi. Ndërsa ka çuditur edhe prania në podium e Jamarbër Malltezit. Derisa dhëndrit i është rezervuar në vend në podium, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Dashamir Shehi, Ilir Rusmajli nuk kanë qenë fare të pranishëm në përkujtim. Topalli, Bode nuk kanë qenë firmëtarë të krijimit të PD-së, por kanë qenë në postet kyçe të kësaj force politike gjatë gjithë këtyre viteve. Në sy binte edhe mungesa e Aleksandër Meksit, Besnik Mustafajt, Preç Zogajt, tre prej themeluesve të PD-së, si dhe mungesa e Genc Rulit. Ndërkohë pjesa tjetër e protagonistëve të grevës së urisë, të njohur si Lëvisja Studentore mësohet se do të përkujtojnë 25 vjetorin e grevës së urisë gjatë ditës së sotme.

Advertisements

Një mendim mbi “Flaken ish-grevistët, mungojnë dhe disa nga themeluesit e PD-së

  1. greva e urise se studenteve u be me urdher te ramis alise ata studente demokrate qe u futen ne greve e urise pa dienine e ramizit sigurimi i shtetit i vrau dhe la keta qe ju kujtim i mbroni si idrizin dhe mesilen a e di se qeveria e berishes miratoi nje rezolute per camerine dhe socjalistet se futen ne fletoren zyrtare dhe prap idrizi me mersilen si came qe jane i bashkojne votat me aleancen e qelbesirave numur dy se numuri nje qe aleanca e qelbesirave me ne krye neritan ceke qe krijuan aleancen demokratie dhe qe te gjithe qene ne greve urie e cila sqe gje tjeter por nje mundesi per te shkatruar partine demokratike komunizmin se rzuan studente por varferia se ne dyqanet skish qe tjeter por vec banaket e dyqaneve dhe populli u derth ne sheshe per buke kjo puna e studenteve perdoret si e njejta me luften e 44 qe thone se munden gjermanet kur te gjithe e dine se gjermanin e thyen amerika duke shkatruar hekurudhat dhe mbeten pa ushqime dhe u terhoqen vetem ne moske u dorzuan 300000 gjermane se mbeten pa buk dhe kjo puna e studenteve qe ju permentni jane spiune te sigurimit te shtetit qe motoja e tyre eshte vetem nje te hedhin balte mbi berishen se vetem berisha i sulmon ne parlament berisha ka vetem nje gabim qe per pavaresine vete ne permendorja e komunizmit se ajo o kujtim nuk eshte nena shqiper por nena serbi po te drejtohem me emer se te kam lexuar disa shkrime se je i perndjekur nga gjyshi dhe jam i bindur qe ti je ne rugen e tij por ca gjera duhet ti ndash mpos u bej si kaubojsi qe mbeshtet ata qe na kane vrare
    me respekt per ju dhe familjen
    nga nje i perndjekur si ju myrtle beach karolina e jugut
    astrit reshat gora amerike

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s