Parlamenti mbush me deputete Mielli,Nga Eduart Ndocaj.

 

Ndocaj: Ju jeni deputetë mielli
dhe…Leskaj i heq mikrofonin

Deputeti socialist Eduart Ndocaj kritikoi ashpër projektligjin për regjistrimin e emigrantëve, të cilin e cilësoi si të turpshëm.

“Është e turpshme që flitet për regjistrimin  e emigrantëve. Ku të regjistrohen? Për çfarë e kërkon kjo qeveri këtë regjistër,” ngriti pyetjen Ndocaj.

Sipas tij, nëse emigrantët do të votojnë gjysma e deputetëve të kuvendit nuk do të ishin në sallë, ndërsa i quajti kolegët e tij “deputet të miellit”. “Jam i bindur se 50 % e deputetëve nuk kanë për të pas shanse me hy në këtë sallë se emigrantët nuk shiten me thasë mielli. Këto janë deputetë të miellit, jo me programe dhe ide,” u shpreh ai.

Por në këtë moment Ndocajt i mbaroi minutazhi dhe drejtuesja e seancës Valentina Leskaj i kërkoi atij që të lërë foltoren. Por Ndocaj iu përgjigj: “Këto kanë 25 vjet që flasin këtu, më lë t’i them edhe unë dy fjalë”. Por ky arsyetim nuk e bindi Leskajn, e cila si rrallë herë i fiku mikrofonin deputetit.

Ndërkohë në sallë deputetët e opozitës, të cilët fillimisht duartrokitën fjalimin e  Ndocajt, i kërkuan Leskajt që ta lejojë atë të flasë.

Pas insistimit të tyre, drejtuesja e seancës i dha dhe 1 minutë kohë Ndocajt, i cili shfrytëzoi rastin që të fliste edhe për kërcënimin e bërë ndaj tij nga deputeti socialist Arben Ndoka.

“Jam kërcënuar nga individë të PS dhe këtu ka 10 ditë që as nuk është përmend që një deputet kërcënohet me jetë nga njerës të PS, jo nga të ardhur nga qielli. Kërkoj që të merren masa,” tha Ndocaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!

– See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=199327#sthash.IDfGCzHT.dpuf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s