KUR “URDHËRI I SKËNDERBEUT”U JEPET KRIMINELEVE TE KOMBIT.NGA TANUSH KASO.

 

download

KUR “URDHËRI I SKËNDERBEUT” JEPET “ME ÇMIME TË ZBRITURA”…

Jo vetëm në të kaluarën komuniste janë dhënë mijëra tituj nderi, medalje e dekorata të pamerituara. Edhe sot, për forcën e zakonit, vazhdon e njëjta gjë. Për të pasur një ide, se sa të tilla janë shpërndarë gjatë këtyre 25-vjetëve nga presidentët tanë, dhe kujt i janë dhënë, Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, bazuar në Ligjin për të drejtën e informimit, i drejtoi nja dy vite më parë Presidentit të Republikës një kërkesë me shkrim. Mbas një heshtjeje të gjatë, përgjigja e Presidencës ishte pyetja: Përse e doni atë informacion?. Në të vërtetë, ligji nuk kërkon të jepen shpjegime përse kërkohet informacioni. Përfundimisht Presidenti, pra “kreu i shtetit”, nuk denjoi të zbatonte një nga ligjet e këtij shteti. Nuk vonoi shumë dhe një krimineli komunist, ish komandant i njësiteve guerrile në një qytet jugor dhe ish komandant divizioni i ushtrisë shqiptare në Kosovë, kur ndodhi Masakra e Tivarit, iu dha titulli më i lartë që ka Shqipëria: “Nderi i Kombit”. Reagimi i Shoqatës sonë ishte i menjëhershëm. Jo në gazetat; se asnjera nuk e botoi deklaratën tonë; mbasi, siç dihet, ato janë të telekomanduara nga lart. E bëmë të njohur publikisht vetëm në Facebook. Po, agjentura e Presidencës që kontrollon ditë e netë rrjetet sociale, nuk vonoi t’ia përcillte atë “kreut të shtetit”. Tani ai ka rastin ta shtojë urrejtjen ndaj kësaj Shoqate, sepse nuk mund të heshtim edhe për këtë të fundit, që Presidenti ynë “zemërgjerë”, ia dha medaljen “Urdhëri i Skënderbeut”, kryetarit të Parlamentit izraelit, i cili erdhi për vizitë në vendin tonë. Më parë, ish-Presidenti Topi, po këtë medalje ia kishte dhënë kryepeshkopit grek, Anastasis Janullatos. Se çfarë lidhje ka Heroi ynë kombëtar me këta persona, duhet të na e thonë presidentët tanë të nderuar. Ajo që dihet është se asnjë nga këta persona si dhe shtetet që përfaqësojnë, Izraeli dhe Greqia, nuk janë miq të vërtetë të shqiptarëve. Që të dy i karakterizon një racizëm edhe më i tërbuar se ai i Hitlerit, një urrejtje etnike dhe fetare më e egër se çdo vend i botës. Që të dy janë mosmirënjohës ndaj tolerancës së tepëruar të shqiptarëve, në marrëdhëniet me ta. Greqia mbas genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, vazhdon të mbajë të ashtuquajturin “Ligji i luftës”, mban peng pronat dhe u mohon çamëve të drejtën njerëzore të kthimit në trojet e veta. Edhe historinë e Skënderbeut kërkojnë ta falsifikojnë, duke e bërë atë ortodoks dhe grek. Ndërsa Izraeli, në kundërshtim me rezolutat evropiane, vazhdon të përdorë dhunën shtetërore mbi një popull të tërë, mbi atë palestinez, edhe më egërsisht se sa ajo që përdori Hitleri mbi ta. Ndërkohë, Izraeli sillet me hipokrizi ndaj shqiptarëve dhe nuk është aspak mirënjohës për të kaluarën, gjë që vërtetohet me faktin se ashtu si Greqia, edhe ai nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, siç e ka njohur Evropa dhe Amerika.
Pra, të nderojsh këta me “Urdhërin e Skënderbeut”, është më tepër se servilizëm politik, është zhvleftësim i Heroit tonë Kombëtar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s