NË PROMOVIMIN E LIBRIT TË DYTË TË POETESHËS MIMOZA LESKAJ NË SALLËN E MUZEUT KOMBËTAR NË TIRANË, ME NJË PJESËMARRJE TË GJERË, KU VEÇ REDAKTORIT VULLNET MATO DHE MODERATORIT ALBERT ZHOLI ,FOLËN MJAFTË KRIJUES DHE LEXUES PËR VLERAT ARTISTIKE TË POEZIVE TË SAJ.

 

Tre POEZI NGA  Mimoza Leskaj..

 

Mes njerèzve, e huaj.!!!

Pèrzier nè zhurmèn mes njerzve
habitur eci ngadalè
shoh kafenetè mbushur
si pèr tè thyer hallet e ditès
pèrballè lèngut tè zi magjik
njerèz tè veshur bukur
sikur aty bota tè jet ndalè.

Hedh sytè ngado, duket bukur
trishtimi mè mbyt
nè vendin tim ndjehem e huaj
aty ku flasin tè njèjtèn gjuhè
aty ku veshèt
dègjojnè, vetèm shqip.

Sa shumè ke ndryshuar vendi im
hapa gjigande ke bèrè
nè njerèz qè nè kafene marin jetè
nè rrugèt e tua zhurmave
e ndryshuar ndjehem
bashkè me ty,, dhe unè.!

Shpella e Ujqèrve.!!!

Nè shpellèn e ujqèrve kish rènè qetsi
dhe dukej sikur, nuk kishin uri.
Tè cmendur shikonin njèri tjetrin
zgjuar ishin nè shpellèn e fjetur.

Morèn malet me angullim
sa i gjith mali ja dha me oshètim.
Vraponin tè cmendur pa ditur se ku
nè borèn e bardhè dhe qiellin blu.

U turrèn ngado dhe bènè kèrdinè
aty ku nuk duhej e shuan urinè.
Njerzia e trembur u mbyll nèn cati
e s’menduan pèr tè tyren uri.

Ngadalè dhe e lodhur nata ra
askush si trembi e gjè sju tha.
Hèngrèn prishè c’deshèn bènè
qylafin nè kokè vetes u kishin vènè.

Ti e ke emrin Shqipèri.!!!

Qeveritè venè e vijnè,
njerèz plot tè dhjamosur
se pèr ty s’duan mè tja dinè
pe le mè pèr ktè popull.

Pèr ktè popull kaq tè lodhur
ku tè gjith tashmè janè politikanè
dhe pse barkun se kanè tè ngopur
dhe pse fèmija s’kanè ctè hanè.

Tifozè tashmè tè palodhur
pèr njè lumè partishè pafund
po pèr hallet qè s’kanè tè sosur
asnjè nga karrikja …se tund.

Pèr cdo ditè del ndonji prockull
sa cudi tè gjithè durojnè
qè nga i madhi tek i vogli
kafeneve bisedojnè.

Kjo parti e ajo parti
zihen shqyhen qè tè gjithè
po ku je ti,moj Shqiperi
qè tè ndajnè ,jug e veri ?

Ti e ke emrin Shqipèri
njè e tèra dhe e plotè
jep dhe mer vec dashuri
aq sa e madhe èshtè kjo tokè.

 
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s