A po shkon PD drejt nje pastrimi nga Komunistet.Nga Nebil Cika.

DHIMBJA, ZHGËNJIMI DHE ILUZIONI I RREMË I PËRKUJTIMIT TE 20 SHKURTIT

Nebil-CikaNga Nebil Cika

Tomor Alizoti drejtuesi i departamentit te të përndjekurve politikë ne PD foli sot përkujtimin qe kjo parti i bëri 25 vjetorit të rrëzimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha . Po ne një dite si sot , 70 vjet me pare,stërgjyshi i tij i tij Fejzi Bej Alizooti ish kryeministër i Shqipërisë një nga figurat me intelektuale e patriotike te historisë sonë kombëtare dhe dhjetëra patriote e intelektuale te tjerë u pushkatuan nga diktatura komuniste. Një vit me vonë gjyshi i tij ,Riza Alizoti , inxhinier nafte i diplomuar ne Oksford do te dënohej me vdekje( varje ne litar ) bashke me 16 intelektuale të tjerë dhe jo krejt rsteisht litrin ne qafe ja vari prokurori Josif Pashko , babai i themeluesit te PD-se qe ai sot përfaqëson Gramoz Pashko. Askush sot ne atë takim nuk u kujtua per ate qe kishte ndodhur 70 vjet me pare pikërisht se përmendja e sajë dhe e krimeve te tjera te komunizmit do te vinte ne siklet shume pjesëmarrës ne këtë festë te PD-se . Por edhe Basha u tregu i kujdesen qe te mos e përmendte për here te pare emrin e Pashkos ndoshta prej pranisë se Alizotit por edhe te tjerëve familjarë te viktimave të te atit te tij qe ndodheshin ne sallë. Si i thonë fjalës nuk përmendet litari në shtëpinë e te varurit ! Por ne se Basha nuk e përmendi te tjerë ish komuniste apo bij e bija vrasësish , nuse e kunetër te Pashkove apo edhe vete ish vrasës komuniste dhe bshkeuntore te tyre, ishin ne atë salle për tu kujtuar litarin” të varurve”. “Ngushëllimi” i vetëm është qe kësaj radhe nuk ua përmendi kryetari. Vrasës e viktima apo pinjollë te tyre ne te një njëjtën salle , ne te njëjtën parti kjo mund te ndodhe veten ne Shqipëri .
Ne reagimin me ketë rasat një ish student i dhjetorit 1990 ish deputet dhe drejtues i nje prej degëve te PD-se Myslim Murrizi aktiv ne rrëzimin e bustit te Hoxhës shprehte zhgënjimin e tij pasi sipas tij ata kishin rrezuar bustin por jo komunizmin . Murrizi thoshte se ne PD ka plote komuniste dhe pyeste veten dhe te tjerët perse ndodhen ata ne partine e tij . Po sot një i dekoruar nga ish Presidenti Berisha për rrëzimin e bustit deklaronte se e kishte kthyer mbrapshte dekoratën pasi sot 25 vjet me vone ndjehej i zhgënjyer pasi komunizmi nuk ishte rrezuar . Qeveria ish komuniste e z. Rama as nuk u e perëndi këtë ngjarje ndërkohe qe kryeministri shqiptar Rama u shfaq ne rrjete sociale i pikëlluar për vdekjen e një komunisti tjetër te njohur italianit Umberto Eco .
E gjithë kjo tablo tragjikomike në 25 vjetorin e rrëzimit të bustit te diktatorit është ne fakt shprehja me qe qarte e asaj e dështimit te keqardhur të asaj dite ku shqiptarët bashke me bustin e Hoxhës kujtuan se rrezuan dhe komunizmin , Ne këto kushte festa e PD-se e humbet kuptimin e festimit te një fitoreje. Vetë drejtuesit e saje por edhe te tjerët te pranishëm ne salle kishin nje kryefjale : Poshtë komunizmi ! E njëjta fjale qe thërrisnin ata qe rezonin bustin e Hoxhës 25 vjet me pare dhe po e ndejat fjale qe thërrisnin para pushkatimit dhe litarit stërgjyshi i Tomor Alizotit dhe antikomunistë te tjerë ne 20 shkurt , 70 vjet me pare . Ku është fitorja këtu ?! Po festa ?!
Kjo ditë mund te përkujtohet por nuk mund te jete kurrsesi një feste ! “Një ditë dhimbjeje” e quante mikja dhe kolegia ime Keda Kaceli qe si te gjithë antikomunistet shqiptar ndjehet e zhgënjyer 25 vjet me vonë.
Solla një pjese te ngjarjeve, tablosë , atmosferës, ndjesisë e përkufizimeve te kësaj dite qe duhet te ishte një feste e madhe për shqiptaret por fatkeqësisht nuk rezulton e tile 25 vjet me pas. Ka njerëz qe këmbëngulin tek “fitorja” por at janë pak dhe pjese e atyre qe përfituan me shume nga ky zhvillim politikisht dhe ekonomikisht , pikërisht ajo pjese qe antikomunistët e tjerre e shikojnë si pjese e zhgënjimit dhe dhimbjes se tyre për ëndrrën e pa realizuar dhe sakrificat e shkuar kot. Ata janë kudo dhe siç thotë Murrzi “me shumicë majtas dhe plotë djathtas” , janë pikërisht ata qe na hapin sytë e na bëjnë te shohim ne sy realitetin , zhgënjimin dhe dhimbjen tone për 20 shkurtin dhe iluzionin e rreme te saj dite me te vërtete historike . Me pak fjalë  ne 20 shkurt dhe sidoms me  festimnin apo  perkujtimin e tij ne e kuptojme se si dhe sa shume na e kane futur komunistët per 25 vjet rresht  pikërisht  me idene  apo ilizionin e rreme qe bashke me bustin e Hoxhes se vdekur , i rezuam nga pushteti edhe ata te gjallët  .

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s