Sot, 22 vjet pas rrëzimit të bustit të diktatorit, shqiptarët që e hodhën atë janë politikisht përballë të njëjtëve emra si atëherë: “Koleka”, “Rama”, “Gjoni”, “Peza”, “Kapo”, “Bushati”, “Klosi” etj. Pjesëtarë të familjeve të njohura të kupolës së diktaturës komuniste. Djem e vajza kanë zëvendësuar baballarët e nënat në një sistem e metodë mafioze të trashëgimit të pushtetit, por edhe të metodave të marrjes dhe mbajtjes se tij. Them “të metodave” pasi në asnjë rast të vetëm ish-komunistët nuk kanë marrë pushtet në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet për herë të parë pas rënies së diktaturës me kryengritje të armatosur më 1997. E mbajtën atë për tetë vjet duke ushtruar terror e dhunuar zgjedhjet, rezultati i të cilave u kontestua botërisht. Nga pushteti i tyre u vra simboli i lëvizjes antikomuniste Azem Hajdari dhe dhjetëra protagonistë të tjerë të rrëzimit të bustit të Hoxhës dhe krejt diktaturës 22 vjet më parë.
Koleka”, “Rama”, “Gjoni”, “Peza”, “Kapo”, “Bushati”, “Klosi”
Advertisements