Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.!.Nga Anton Hasanpapaj.

l'immagine del profilo di Anton Hasanpapaj

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.! Telenovela 25 vjeçare e zhvillimeve politike post komuniste ne kete vend tashme prej kohesh eshte bere e merzitshme,por duke qene se fundi i telenoveles eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e gjithsecilit prej nesh dhe fatin e ketij vendi,ne nuk kemi zgjidhje tjeter veç se te vazhdojme ta ndjekim. Zhvillimi i fundit ne parlament nuk e lejon imagjinaten te shpresoje per permiresime, Kjo situate e analizuar ne nje kendveshtrim me te gjere ne te gjitha vendet ku jetojne Shqiptaret dhe jane force shtetformuese te ve perballe nje tabloje aspak te kendshme. Diskutimet ne hapsirat shqiptare pergjithsisht jane te perqendruara tek infiltrimi i krimit ne politike,korrupsioni dhe shantazhi si mjete per te shtuar pushtetin e individeve me peshe politike,sisteme drejtesie te shnderruara ne arme ne duart e politikes dhe krimit,çoroditje e popullates nepermjet kontrollit politik te te gjitha hapsirave qe duhet ti sherbenin informimit dhe transparences. Evropa tashme ndjehet e ngopur me”bemat”shqiptare dhe dalngadal po braktis idene e “Shqiptareve te integruar”duke na çuar perhere e me prane nje “izolimi”te ri. Telashet qe po i shtohen Europes brenda vetes nuk lene hapsira per te vazhduar”lojen”me Shqiptaret duke shtuar ketu dhe rishikimin e aleancave strategjike te secilit shtet te BE me vete,te cilat kryesisht lidhen me krizen e refugjateve dhe ndryshimet e rolit te Rusise ne politiken globale,ku dukshem po perforcohet perhere e me shume opinjoni se Rusia po rimer nen kontroll zonat e influences se ish Bashkimit Sovjetik. E vetmja mbrojtje si perhere ne historine e njohur te ketij vendi jane SH.B.A qe me viziten e fundit te Sekretarit Kerry dhane sinjalin se jane prane nesh dhe kerkuan te terheqin vemendjen e politikes qe te adaptoje sjelljen me situaten e re nderkombetare,duke dhene mesazhin se venja e Shtetit ne sherbim te qytetareve eshte e vetmja zgjidhje qe do ta lejonte Shqiperine te mbaj kursin perendimor. Nderkohe qe rreziku nga”fqinjesia”me djallin sa vjen e rritet ne kemi zgjedhur te qeverisemi”Aleancen E Qelbesirave”,nje perzierje e ndyre e karrieristeve pa asnje kufi moral e njerezor dhe krimit me çnjerzor.Kjo qeverisje ka ne filozofine e saj sundimin e Shqiptareve nepermjet izolimit,varferimit,friksimit,shantzhit e dhunes kriminale. Kjo filozofi bazohet ne ftohjen mardhenjeve me Sh.B.A dhe Evropen standartet e te cilave i shikon si kercenimin kryesor te strategjise per themelimin e nje diktature te re dhe paralelisht duke shfrytezuar kanalet mafioze e kriminale po krijon lidhje te fshehta me Mosken. Arroganca dhe ambicja politike e Edvin Rames nuk njeh asnje kufi moral apo ligjor,gjithçka dhe gjithkush qe mund ti sherbeje per mbajtjen e pushtetit eshte mik dhe kushdo qe rrezikon apo i kundervihet pushtetit te tij eshte armik,keto sjellje te shfaqura kaq hapur do ti kishte zili edhe Enveri. Shqiperia gjendet ne udhekryq,kombi shqiptar po trajtohet si”plaçke”qe shitet per interesa personale te aventuriereve politik,ky popull po shkelet e neperkebet,vidhet e mjerohet,burgoset e sundohet nga individ qe flasin shqip por qe nuk kan as kombesi as nder. Qeveria ka tradhetuar popullin ,njerezit duhet te kuptojne se eshte koha ti dalin per zot vetes,vendit dhe te ardhmes se femijeve. Eshte koha qe “heronjte”e ketij kombi te marrin ne dore fatin e popullit,eshte koha qe populli te percaktoje rrugen se nga do ta kerkoje te ardhmen e tij. Heronjte nuk kane patur fuqi te mbinatyrshme ata thjeshte kane qene “prijes”ne rrugen e percaktuar te popullit nese ky popull zgjohet nuk do ti mungojne heronjte qe do ti prijne.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s