HETUESIT E DIKTATURËS QË DREJTOJNË PROKURORINË..

th (2)

HETUESIT E DIKTATURËS QË DREJTOJNË PROKURORINË download!

Ja çfare shkruante gazeta RD-ja për Billbil Meten dhe siguresa te tjerë ne vitin 2011

Qindra vite burg politik janë dhënë në diktaturën komuniste nga hetues e prokurorë, që sot janë krahu i djathtë i prokurores – ende në detyrë – Ina Rama. Skënder Breca u thirr nga pensioni për të këshilluar prokuroren …të nisë hetimet politike, kurse emra famëkëqinj si Bilbil Mete, Kasem Berberi, Kujtim Luli apo Thoma Jano, me dhjetëra procese hetimore të diktaturës në kurriz shkruajnë sot platformën për reformën “Ina Rama”. Ligji i lustracionit do të japë kontributin e vet, por kryeprokurorja duhet t’i bashkohet vullnetit parlamentar, duke u larguar nga funksioni, që s’po e kryen dot më. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë në ish-godinën e Hetuesisë së Përgjithshme që njihet sot me emrin Prokuroria e Përgjithshme, kanë punuar në organet e diktaturës komuniste. Ata jo vetëm që ngazëllehen nga prania në godinën që fare mirë mund të quhet “godina e krimit”, por mund të thuhet se bëjnë karshillëk deri të neveritshëm duke e quajtur veten “zbatues të ligjit” në kohën kur prisnin sa e sa jetë familjesh, kur shkatërronin sa e sa jetë njerëzisht. Në jo pak raste, ata kur janë denoncuar nga të persekutuari kanë mohuar akuzat, por ku ne si gazetë i kemi vënë para faktesh, askush nga ata, nuk ka bërë as përgënjeshtrimin më të vogël. Për këtë arsye, kemi të drejtë të pyesim: sa vite burg kanë dhënë ata? Në ç’masë e kanë konkretizuar punën e tyre si hetues, prokurorë e në raste të tjera si gjyqtarë. Gje rastin të kujtojë disa profile biografike dhe anash tyre disa të dënuar politikisht prej prokurorëve që punojnë në Prokurorinë e Përgjithshme. Skënder Breca dhe Ina Rama Deri dje këshilltar i prokurores të përgjithshëm, ish-drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, u emërua me fillimin e detyrës prej saj, megjithëse kishte dalë në pension. Nuk mund të kuptohej që një kryeprokurore në moshë relativisht e re, të kishte nevojë për bashkëpunimin e një steke të vjetër të diktaturës si Skënder Breca. Janë dhjetëra procese politike që ne i kemi bërë të ditura në numra të tjerë të gazetës që mbajnë firmën e Brecës, ku më i njohuri është ai i Xhelal Koprenckës. Nuk do të ishte çështja deri këtu, por me porosi të Ina Ramës, prokurorët këshilloheshin që për probleme të mprehta dhe tepër delikate, të kuvendonin me Skënder Brecën. Është rasti të kujtohen se propozimet në ditën e drejtësisë, më 8 maj 2008, për Brecën dhe të tjerët, erdhën pikërisht nga zyra e prokurores së përgjithshme, pavarësisht se ajo vinte nga një brez tjetër i drejtësisë. Nuk mund të dihet me saktësi nëse do vazhdojë apo jo të këshillojë në kushte të prerjes së marrëdhënieve financiare tashmë, prokurori Skënder Breca. Së paku Ina Rama duhej të kishte edhe formalisht ndjenjën të sillte një ndryshim te Prokuroria e Përgjithshme e jo të këshillohej me ustallarë të diktaturës. Arben Kraja Është nga Shkodra. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik. Ka kryer kursin njëvjeçar për hetues pranë Hetuesisë së Përgjithshme, në vitet 1988-1989. Stazhin e ka kryer në Hetuesinë e Rrethit Durrës dhe më pas ka punuar hetues në Shkodër më 1989 – 1990. Mund të pyetej a kishte lidhje familjare me instruktorët e partisë në Komitetin e PPSH-së në Shkodër. Ka qenë edhe nënkryetar i Shërbimit të Lartë të Kontrollit të Shtetit në kohën e Mustafa Kërçukut. Në kohën e Thedhori Sollaku është thirrur dhe ka punuar në strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme, në Drejtorinë e Krimit të Organizuar drejtuar nga Zamir Shtylla, duke u ngarkuar me detyrën e hetimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ka qenë mik personal i tij dhe tepër i besueshëm i ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Kjo për shkakun se të dy kanë punuar hetues në Shkodër në vitet 1989 – 1990 nga ku buron edhe miqësia e tyre. Kujtojmë një proces të tij. Në korrik të vitit 1990 Kraja ka proceduar penalisht shtetasit Arben Hiqmet Luçi dhe Beniamin Fahri Bizi për “Kalim të paligjshëm kufiri”, mbi akuzën e mbështetur “kryesisht”. Të dy shtetasit u arrestuan në Vorë të Tiranës (?). Alfred Progonati Është nga Rrethi i Tepelenës. Ka përfunduar studimet e larta në vitet 1982 – 1986, së bashku me Theodhori Sollakun. Prokuror nga viti 1987, duke filluar nga Tepelena. Në vitin 1998 ka filluar punë në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në detyrën e Inspektorit dhe me emërimin e Theodhori Sollakut në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, është transferuar nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke u emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ja disa nga personat e dënuar politikë ku ka “kontribuar” z.Progonati: -Muharrem Shehu -Shkëlqim Ajce -Shkëlqim Islami -Spiro Jorgaqi -Arben Poçi -Bujar Kacareja -Përparim Çipi -Aleko Mihallari -Ardian Bami -Artur Zhaballari -Gjergj Tiko -Ramadan Xhambazi -Ardian Zote -Dylber Shkëmbi Arqile Koça Është nga Devolli. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në kohën e Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit të Prokurorisë Përgjithshme. Ja disa nga personat e dënuar politikë ku ka “kontribuar” z.Koça: -Pilo Aleksi -Skënder Këllezi -Ardian Palla -Enver Muharremi Kasem Berberi Është nga Gjirokastra. Ka punuar hetues në Hetuesinë e Rrethit Gjirokastër dhe pas vitit 1992 është larguar nga detyra. Ka punuar edhe si avokat por ka informacione se është larguar në drejtim të Greqisë për disa kohë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Personelit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe me emërimin e Ina Ramës, është emëruar prokuror në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Ky është një hetues me kontribut të rëndësishëm në rritjen e dënimeve politike në vend: -Vangjel Gerbura -Alqi Karamesho -Sejdi Bajo -Xheladin Boçi -Pëllumb Xhemali -Hamit Mele -Kristo Qirushi -Anasatas Cito -Hiqmet Shehu -Hasan Dine -Gëzim Muka -Bashkim Gjini -Ilia Jero -Fitim Kuçi -Mazllëm Kasa -Vullnet Thanasi -Grigor Qirushi -Fatos Puci -Premto Dukoli -Jani Doni -Arben Prenga -Agron Memushi -Thoma Kokali -Kristo Qilaku -Odise Bozoqulla). Prodan Roka Ky prokurori ka marrë pjesë në disa dënime politike. Ja disa prej tyre: -Olton Mema -Viktor Preçi -Ndue Deda Bujar Sheshi Është nga Tirana. Ka punuar hetues në Fier dhe më pas në Hetuesinë e Rrethit Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar prokuror i Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas është transferuar këshilltar pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues në dënimet e shtetasve: Shpëtim Mevlani Viktor Bane Muharrem Yzeiri Skënder Meminaj Ylli Kasniqi Hysen Keta Është nga Tirana. Ka punuar si hetues në Hetuesinë e rrethit Sarandë e Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues në dënimet e shtetasve: -Kristaq Kote -Fatmir Kuka -Pirro Konomi -Vaso Vjeri -Kushtrim Lame Kujtim Luli Është nga Shkodra. Ka punuar si hetues në Krujë dhe më pas në Hetuesinë e rrethit Krujë kur ka qenë kryetar i Hetuesisë Thoma Jano dhe hetues Ilir Panda. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Fatos Paçrami -Ndue Nikoll Kola -Pal Gjok Miri -Sali Martini -Ded Ndue Preçi -Murat Damsi -Kadri Mavriqi -Luigj Miri -Robert Papingu -Mustafa Gramshi -Vlash Piroli -Vuk Ferazaj Bilbil Mete Është nga Rrethi i Kolonjës. Ka punuar si hetues në Hetuesinë e rrethit Dibër e Prokurorinë e Rrethit Pogradec. Pas vitit 1997, në kohën e prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Drejtorinë e Hetimit duke u marrë kryesisht me hetimin e krimit ekonomik. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Ylli Tomor Asllani -Zef Mark Gopsi -Zaudin Tola -Xhemali Muça -Zija Xhumbi -Gaspër Vlashi -Halil Mane -Fejzi Alizoti (i riu) -Beqir Ndou -Bib Brahja -Fatmir Beqiri -Ecio Xhimitiku -Bardhyl Haraçiu -Ymer Ahmeti -Besnik Dema -Milaim Pira -Njazi Pupuleka -Xheladin Strazimiri -Agim Xhemali Cani -Luan Kastrati -Liman Seferi -Albert Gega -Moisi Ramazan Cami -Adem Sula -Hysen Kiço -Julian Berisha -Artan Geço -Bardhyl Sageri -Dimore Ibraj -Gëzim Hamzaraj Thoma Jano Është sot shefi i Sektorit të Përgjimeve. Ka punuar si hetues pranë Hetuesisë së Rrethit Krujë, kryetar i Hetuesisë së Rrethit Krujë, Prokuror i rrethit Tiranë në kohën e prokurorit të përgjithshme Arben Rakipi. Në kohën e qeverisjes socialiste është emëruar në detyrën e zv/ministrit të Rendit Publik dhe më pas ka kaluar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ku vazhdon të punojë edhe sot në detyrën që përmenda më sipër. Në këtë sektor, për shkak të funksionit dhe volumit të madh të punës, punojnë një numër i konsiderueshëm i oficerëve të policisë gjyqësore kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Kamber Nako -Myqerem Agalliu -Sinan Hajdari -Valter Paloka -Llesh Dod Bardhi -Mysli Hysenaj -Ylli Eveli -Eqerem Malaj -Qazim Aga -Qazim Kojeli -Bajram Adem Hoxha -Liman Tomori -Muharrem Duro -Pandeli Stefani -Prof Sota -Ndur Mark Gjeloshi -Gjin Ded Pirolli -Hasan Rolli -Myrteza Blushi -Riza Tafa -Saimir Selim Shehu -Ylli Gjika -Agim Veliu -Arian Pëllumbi -Prend Pashk Noka -Behije Vathi -Mehdi Bylykbashi
Marre nga Gazeta “RD “ . dt 11 maj 2011

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s