PSE HESHT OPOZITA “ANTIKOMUNISTE” PËR SHEFIN E HETUESISË SË ENVERIT DHE RAMIZIT QE PO DËNON PROTESTUESIT

PSE HESHT OPOZITA “ANTIKOMUNISTE” PËR SHEFIN E HETUESISË SË ENVERIT DHE RAMIZIT QE PO DËNON PROTESTUESIT

Ky shkrim eshte lexuar10 here!

Nga Av. Altin Goxhaj

Jo për KËRCËNIMIN e sotëm personal ndaj meje si avokat nga Bilbil Mete, ishKreu i Hetuesisë së Enverit dhe Ramizit, (sepse mua s’ma ndjen për tigra dhe ujq mavi e le më për mace të kuqe)
POR PSE HESHT OPOZITA NDAJ KONFLIKTIT TË INTERESIT QË KA BABAI I ZV.MINISTRIT – KRYETARIT TË G99 ERVIN METE
NDAJ GJYKIMIT TË PROTESTUESVE DEMOKRAT TË PARKUT TË LIQENIT?!
Sot në prani të avokatit tjetër Spiro Vaso dhe gjykatësit, Prokurori Bilbil Mete ish Kryetar Hetuesie i Regjimit Komunist dhe babai i Kryetarit te G99 dhe Zv.Ministër i Ekonomisë Ervin Mete, gjatë seancës gjyqësore të gjykimit të protestuesit demokrat Sajmir Rrahmani (të cilin e liruam në sallën e gjyqit pavarësisht kërkesës për paraburgim 1mujor), më kërcënoi personalisht në sallën e gjyqit “SE JASHTË SALLËS SË GJYQIT T’A TREGOJ UNË TY” kur unë deklarova konfliktin e interesit që kishte Prokurori, baba i krahut të djathtë të Erion Veliajt, Ervin Mete (Zv.Ministër i Ekonomisë-Kryetar i G99) ndaj proçedimit penal ndaj protestuesve demokrat të Parkut të Liqenit!
Por duke qenë se unë as që e konsideroj ekzistencën e këtij frymori bolshevik, KAM NJË PYETJE PËR OPOZITËN:
Pse Opozita nuk po reagon ndaj Prokurorit Bilbil Mete që po kërkon paraburgim paraprak 1 mujor për protestuesit për konfliktin e interesit që ka në gjykimin e protestuesve demokrat të Parkut të Liqenit:
a) si Ish Kreu i Hetuesisë Komuniste të Bulqizës në vitet e komunizmit dhe ish Sekretari i Organizatës së Partisë në Hetuesinë e Bulqizës (të dhëna të marra nga Gazeta Tema Shkurt 2007)?
b) si Babai i Zv.Ministrit të Ekonomisë që Erion Veliaj e ka emëruar Kryetar të G99-ës?
c) si Prokurori që burgosi në të njëjtën forme pér 1 muaj Gazetarin antikomunist Celo Hoxha në 2007ën por por që Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë masë dhe brenda vitit gazetari u shpall i pafajshëm mgjths e bëri burgun (të dhëna të marra nga Gazeta Tema Shkurt 2007)?

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s