Mediat ne Shqiperi ,, te kapura nga krimi ,nga ish sigurimi i shtetit ,ne sherbim te Komunizmit..nga Ferdinand Veliu.

Bashkpuntorë në krim!!

(Shqipëria i vetmi vënd në Europë ku media i bën Opozit,Opozitës duke dalë nga misioni i saj dhe duke u bërë zëdhënse e qeverisë.)

Paradoks,absurditet ajo çfarë ndodh me median shqiptare vizive dhe të shkruar.Të vjen keq kur pushteti i katërt është robëruar dhe skllavëruar nga kanale qeveritare.Vetëm në Shqipëri ndodh që të ashtëquajtur gazetarë,opinionistë,analistë të flasin me gojën e Kryeministrit,Kryetarit të Parlamentit dhe forcave të tyre politike.Madje ata me servilizmin dhe joshjen materiale që kanë përfituar janë më të egër më brutale,më të pacipë,ku kërrusja e tyre të ngjall pështirosje dhe neveri.Mirëpagesa i ka bërë që të braktisin misionin me të cilin prezantohen para publikut dhe botës duke u rreshtuar si skalion i qeverisë duke u shëndrruar në zëdhënsa dhe avokatë të saj.Është rast unik në një vënd që pretendon se ka zë të lirë që qeveria zotëron mbi 95% të mediave përveç rrjeteve sociale.Të gjithë e dimë që mediat janë në oponencë me qeveritë kudo të paktën në përqindje më të madhe,ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.Një grup i dirigjuar nga qeveria po shkatërron sistematikisht këtë pushtet të pavarur duke e kthyer në shërbim të Kryeministrit,atyre që nuk binden apo nuk blihen ju tregohet forca,prangat,kërcënohen me jetë,u mbyllet çdo shteg për aktivitet apo i shtohen armatës së frikshme të të papunëve.Në verbërinë e shërbëtorve mediatikë vërehet se shpifja dhe manipulimi i opinionit janë kthyer në sistem duke ushqyer me dogma këdo që mendon ndryshe duke artikuluar sipas oreksit të qeverisë ngjarje,prova,duke i paraqitur dështimet si suksese apo duke ja hedhur gjithmonë fajin Opozitës.Individë si Mero Bazja,Anila Basha,Vangjeli,Stefani, janë kthyer në papagallët mbrojtës të krimit qeveritar duke dalë totalisht jashtë staturës që ka një punonjës i medias.E trishtueshme e hapin dhe e mbyllin retorikën e shpifjes duke folur me gojën e qeverisë i njëjti mesazh del edhe nga goja e Kryeministrit.Një refren si batare plumbash e skuadrës së pushkatimit kundër lirisë së shtypit kundër të drejtës për informim.
Po pse ka kaq frikë nga shtypi i lirë ky Kryeministër që e mban veten për lider që mburret me 1.000.000 vota dhe me shumë reforma që kanë lulëzuar jetën e shqiptarëve të cilët nga e gjithë kjo “mirëqënie e madhe”po e braktisin vëndin,po kryejnë vrasje dhe vetvrasje,po mbyllin biznese dhe po vuajnë nga ngritja e taksave dhe rritja e papunsisë.Këtu dalin në skenë Gëlbazat,Qorrët,Kurvat,Ata që shiten dhe krijojnë terrin mediatik duke vrarë lirinë duke u kthyer në bashkpuntorë në krim.Këta kone shfrytëzojnë në maksimum çdo mundësi e cila ju shërben për të realizuar qëllimin e tyre,janë kaq agresivë,kaq bajate dhe manipulatorë sa ndonjëherë të habisin me zotësinë e tyre kur kërkojnë që të zezës ti thonë të bardhë dhe të bardhës të zezë.Sigurisht intelektualëve kjo lloj shfaqje maskarallëku dhe manipulimi ju ngjall krypën,ata e dinë që këta të ashtëquajtur zëdhënës ngjallin alergji,ashtu siç e dinë që ata duhet të justifikojnë të mirat materiale që ju ka dhënë qeveria.Ata do të jenë aty në median e shkruar dhe vizive duke lehur për të kënaqur punëdhënsin e tyre Shefin e qeverisë deri sa ky të bjeri nga karrigja pa këmbë ku është ulur.Përfundimisht në Shqipëri nuk ka media të lirë,por ka gazetarë dhe shtyp që paguhet nga qeveria, gazetarë të papunë dhe media që falimentojnë kur thonë të vërtetën!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s