Muaj: Mars 2016

Si mund te Riparoja Bustin e Diktatorit ..Leter Ambasadorit Donald Lu..nga Artan Lleshi..

donald-lu

 

Lexojeni kete leter Z.Ambasador.kjo eshte Shqiperia .nqs se do tju njoftojnë qe dikush ju ka l’ene dy femije tek dera e Ambasades dhe jan te uritur ..Ndoshta jan te Skulptorit..qe Qeveria e 1 Prillit ju ka hequr buken e gojës. .

 

Realitet Shqipetar..Tmerr dhe trishtim  .Mesazh ì erdhur ne inbox nga Skulptori Antikomunist..

Pershendetje Z.Kujtim po te shkruaj per te me besuar e kuptuar.Ne jemi nje grusht njerezish te rrethuar nga Internacionalja komuniste.ne qe kujtuam se shembem diktatorin.Jam shume poshte si moral per nje ndodhi te disa diteve me pare.Vec letersise prej femijerie kam patur pasion edhe zbukurimet prej guri.Disa dite me pare shkova ne qytetin e Kuksit per te zbukuruar nje oxhak.;pas orarit te drekes pronari i shtepise me ftoj te vizitoja studion e tj.Vura re siper nje bufeje portretin e diktatorit dhe ne cep te dhomes kishte bustin.nje bust te krosur disi tek hunda dhe mu lut qe te merrja persiper pwr ta riparuar.O zot.u zbeha.si mund ta riparoja bustin e Enver Hoxhes une .ku ndodhem.i dhashe shenja qe nuk isha mire.mora veglat dhe i thashe te me shoperonte per tek stacioni.ne ndarje bera debat me te por jo per arsye te bustit.per te tjera arsye.ika me dhimbje koke.Kur u ktheva ne shtepi mora vesh se me kishin hequr edhe perkrahjen sociale.po mendohem qe nga dita e hene e ne vazhdim te mos dergoj femijet ne shkolle e ti drejtohem drejt per se drejti Papa Franceskut si dhe Ambasadorit Amerikan jo per lemoshe por per siguri te femijeve te antikomunisteve.te fala Artan Lleshi.Burgu komunist:Mirdite Shqiperi.

Lufta që zhvillojnë partitë politike në përgjithësi ndaj ish të persekutuarëve politikë po shtrihet në brezin e tretë.Nga Av Xhafer Sadiku.

xhafer sadiku

 

 

 

 

 

 

Nga Av Xhafer Sadiku

Në një letër të hapur dërguar publicistit Nebil Çika, studiuesi Novruz Shehu ngrinte çështje parimore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe të djathtën reale në veçanti.
Në të vërtetë, këto njëzetë e pesë vjet, partitë duket se kanë patur si objektiv ruajtjen e trashëgimisë komuniste dhe sundimit të tyre, në kushtet e reja të ndryshimeve gjeopolitike. Për të realizuar projektet e tyre, duket se kanë punuar mbi tre objektiva kryesore:
Së pari; denigrimin e së djathtës reale dhe mbrojtjen e privilegjeve, të fituara gjatë diktaturës;
Së dyti; mosndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë së tij në raport me historinë;
Së treti; vazhdimin në mënyrë të fshehtë të luftës së klasës, në kushtet e një shoqërie “pluraliste”.
• Gjatë këtyre viteve ish të burgosurit e të përndjekurit, ish pronarët dhe kategori të tjera të së djathtës tradicionale janë mbajtur nën kontroll, madje e majta ia ka dalë të nxisë përçarjen brenda tyre.
Ndërsa deri në vitin 1990 shtypja ishte realizuar nga strukturat shtetërore dhe politike të regjimit me metoda represive, pas vitit 1990 u realizua me mjete politike, të veshura me “kostume ligjore”. Janë shumë ligje me këtë frymë, ndërsa ligji për tokën dhe ai për pafajësinë e të burgosurve politikë janë më tipikët.
• Me rënien e regjimit komunist u krijuan mundësi reale për të burgosurit politikë, që me mjete juridike të procedurës penale, të rishikonin vendimet gjyqësore dhe të fitonin pafajësinë, dëmshpërblimin dhe doemos lirinë. Po të veprohej në këtë mënyrë do të bëhej edhe ndëshkimi i fajtorëve të krimeve të komunizmit, pasiqë ata jane autorët e dosjeve operative. Gjatë këtij procesi do të përfundonte edhe ai i hapjes së dosjeve dhe lustracionit dhe do të shpëtoheshin mijëra “bashkëpunëtorë” që nuk kishin dëmtuar asnjeri dhe që ende mbahen peng nga përpiluesit e dosjeve. Por trashëgimtarët e regjimit dhe ushtruesit e dhunës u dhanë “pafajësi” parlamentare, nga e cila ata që humbën ishin të burgosurit politikë, ndërsa përfituan kriminelët, duke iu shmangur ndëshkimit ligjor.
• Fusha ku strukturat e regjimit të vjetër bënë kujdes të madh të mos bënin asnjë lëshim ishte ajo e historiografisë, letërsisë dhe artit të realizmit socialist dhe raportit të klasave me historinë. Është i pashëmbullt dhe diskreditues për to qëndrimi i partive të ashtuquajtura të djathta, kur pranojnë si figura të historisë kriminelë dhe vrasës nga radhët e së majtës ekstreme. Kështu mund të thuhet edhe kur nderojnë si mite poetë të luftës së klasave.
• Lufta që zhvillojnë partitë politike në përgjithësi ndaj ish të persekutuarëve politikë po shtrihet në brezin e tretë të këtyre familjeve. Po të studjohen statistikat, rezulton se sa herë fiton PD, të përndjekurit afrohen në poste të rëndomta, ndërsa me fitoren e të majtëve, ata janë të parët që largohen nga puna.
• Ndryshe nga e majta që është e konsoliduar dhe me bazë ideologjike komunizmin e luftën kundër armikut të klasës, e djathta është e fragmentarizuar për shkaqe të ndryshme, por kryesisht për luftën speciale që ka zhvilluar e majta për 75 vjet kundër saj.
Në të tilla kushte, e djathta në përgjithësi dhe intelektualët nga radhët e saj në vecanti, do të duhet të përqëndrojnë luftën e tyre në demitizimin dhe uljen në përmasa reale të miteve të historiografisë komuniste. Të nxjerin në dritë vlerat e të djathtës përgjatë historisë dhe të heqin baltën që historiografia komuniste vazhdon të hedhë mbi ngjarjet dhe figurat historike të së djathtës.
Studiuesit nga radhët e së djathtës dhe ata me mendime të lira, duhet të bëjnë kështu, në fund të fundit, denoncimin e krimeve të regjimit komunist dhe clirimin e shoqërisë shqiptare nga vargonjtë e ideologjise se luftes se klases.

Vrasesja e Poeteve te Librazhdit .. Djana Culi qe shetit neper TV shqiptare.

 

foto di Ilirjan Blloshmi.
 NGA Ilirjan Blloshmi

·

Vrasesja e poeteve qe shetit neper TV shqiptare.

Kjo eshte Djana Culi qe derdellis neper studiot e TV shqiptare si “shkrimtare” dhe “kritike letrare”. Kjo “shkrimtare” ka cuar para plumbit VILSON BLLOSHMIN dhe GENC LEKEN, Kjo bashke me Nasho Jorgaqin bene detyren duke cuar ne dhè dy poetet. Nese shikon dosjen e tyre do gjesh dhe analizen qe ajo u ka bere poezive te tyre. Por nese shikon me vemendje dhe dosjen e Havzi Neles ne faqen 56, kerkohet nga hetuesi qe eshte marre me Havziun qe kerkon ndihem e Djana Culit per te bere analizen e poezive.

Hetuesi shkruan: Duke pare punen e shkelqyer te shoqes Djana Culi ne zberthimin e poezive te poeteve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, kerkojne ndihem e saj per te denuar dhe azgjesuar dhe nje tjeter armik te partise.

Pergjigja per kete kerkese te hetuesit te Havzi Neles vjen menjehere nga hetusia e Tiranes. Shoqia Djana Culi momentalish ndodhet ne nje tjeter pune ne sherbim te partise. Na dergoni materialin dhe shoqia Djana si nje eksperte e letersise do ju ktheje pergjigje shume shpejt.

Fiks 2 muaj para varjes se Havzi Neles. Dosja 25/4 faqe 13 Shkruhet: Po ju dergojme materialet qe keni kerkuar bashkangjitur me to dhe mendimet e shoqes Djana Culi….

Bisedë me Z.Reshat Kripa ..Ish të burgosurin politik në moshën 15 vjeç – Bisedoi Keze Kozeta Zylo.

RESHAT1

Ja politikanët që e kanë “dredhur” gjatë karrierës së tyre.

 Lista/ Ja politikanët që e kanë “dredhur” gjatë karrierës së tyre

Instituti i Studimeve Politike, ka publikuar një studim mjaft interesant që ka të bëjë më lëvizjet politike ndër vitet të politikanëvë nga njëra forcë politike në tjetrën. Sipas këtij studimi në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike.

Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.

Nga mbi 116 parti të vogla politike, vetëm dy parti janë shkrirë (PDR dhe PLDNJ), një tjetër lajmëroi se është shkrirë (PSV91), të tjerat jetojnë e mbijetojnë, kryesisht në koalicione në kujdestarinë e partive të mëdha.

Në vitet ‘90 dhe fillimet e dekadës së dytë kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike automatikisht sillte regjistrimin e saj në zgjedhje. Kjo praktikë nxiti fragmentarizmin e partive kryesore dhe lindjen e shumë partive të vogla.

Pas vitit 2009 rregullat kanë ndryshuar: sikur 140 deputetët të vendosin të krijojnë një parti të re politike ata janë të detyruar të mbledhin 3000 firma për ta themeluar partinë dhe shumë më tepër firma të tjera për ta regjistruar si subjekt zgjedhor.

Kjo praktikë shtegtuese penalizon përpjekjet e politikanëve për të krijuar parti të reja, ndaj mekanizmi i ri që mund të aplikohet është “blerja” e partive të vogla që janë miratuar në gjykatë vite më parë, por që janë in-aktive në jetën politike.

Të paktën një parti ka deputet aktualisht në parlament përmes këtij mekanizmi, blerjes së një partie legjitime dhe konkurrimin në emër të saj në koalicion me PS ose PD, pa pasur nevojë për firma mbështetëse.

E njëjta praktikë pritet të ndodh edhe në vitet në vijim, derisa ligji i partive politike të rishikohet dhe praktika integrale e legalizimit të partive të bëhet më demokratike, më liberale dhe më konkurruese në zgjedhje.

marre nga Faqja http://botasot.info/index.php…

http://botasot.info/index.php

Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.

Komunikatë e Oborrit Mbretëror

Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.

Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!

Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar

The Albanian Royal Family has the pleasure to announce to the Albanian Nation that His Royal Highness Crown Prince Leka of the Albanians has declared his wedding date with Miss Elia Zaharia to be held on the 8th of October 2016 in Tirana.

We wish the continuation of the Royal descent from generation to generation.

Skender Zogu
Albanian Royal Family

Shënim:
Këto foto janë në dispozicion vetëm të shtypit shqiptar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren jashtë vendit pa autorizimin e autorit.

Komunikatë e Oborrit Mbretëror

Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.

Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!

Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar

The Albanian Royal Family has the pleasure to announce to the Albanian Nation that His Royal Highness Crown Prince Leka of the Albanians has declared his wedding date with Miss Elia Zaharia to be held on the 8th of October 2016 in Tirana.

We wish the continuation of the Royal descent from generation to generation.

Skender Zogu
Albanian Royal Family

Shënim:
Këto foto janë në dispozicion vetëm të shtypit shqiptar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren jashtë vendit pa autorizimin e autorit.

Komunikatë e Oborrit Mbretëror

Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.

Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!

Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar

The Albanian Royal Family has the pleasure to announce to the Albanian Nation that His Royal Highness Crown Prince Leka of the Albanians has declared his wedding date with Miss Elia Zaharia to be held on the 8th of October 2016 in Tirana.

We wish the continuation of the Royal descent from generation to generation.

Skender Zogu
Albanian Royal Family

Shënim:
Këto foto janë në dispozicion vetëm të shtypit shqiptar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren jashtë vendit pa autorizimin e autorit.

Sot, zhvilloi mbledhjen kryesia e partise Balli Kombetar.

FB_IMG_1459088821202.jpg

Sot, zhvilloi mbledhjen kryesia e partise Balli Kombetar.

Bera me dije kryesine se ne programin dhe statutin e partise thuhet;
Partia e “Ballit Kombëtar” i ngarkon vetes këto detyra: Lufton për të krijuar kushtet e bashkimit shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për lartësimin ekonomik dhe kulturor të tij dhe për barazinë e të drejtave të njeriut.

Ajo kërkon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar. Ajo ndihmon për ndriçimin e opinionit shoqëror mbarëkombëtar rreth problemeve të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Kërkon të ngrejë lart shkallën e zhvillimit ekonomik,kulturor dhe shkencor të popullit shqiptar, përpiqet për rritjen e rolit politik, të anëtarëve të saj në jetën e vendit tonë.
Ndihmon për forcimin dhe përsosmërinë e bazës ligjore të shtetit shqiptar, forcimin e institucioneve, për begatinë e vendit dhe përmirësimin e kushteve lëndore e kulturore të popullit tonë. Mbron idealin e një drejtësie shoqërore. Lufton për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve etnik të tij.
Në përputhje të plotë me programin dhe statutin e partise situata politike ne Shqiperi eshte shume larg interesave te shqiptareve. Çdo dite po shohim denigrimin e qeverise aktuale, shkaterrimet, prishjet, krimi korrupsioni, varferia e shqiptareve, renja e moralit kombetar dhe vazhdimesia e qeverisjes me mendesine komuniste, çdo dite po demtojne rende imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Fjala rilindje e trumbetuar me te madhe nga shoku Rama, pas tre vite qeverisje tashme ka deshtuar plotesisht. Ne emer te kesaj fjale ‘rilindje’ kjo fuqi politike po kerkon te varferoje cdo dite edhe me shume shqiptaret, per te arritur interesat dhe qellimet e ketij grupimi politik.
Rilindja jone Kombetare eshte mbajtur historikisht me frymen nacionaliste sepse nacionalizma predikon mbrojtjen e tokes shqiptare, nacionalizma eshte per liri dhe pavarsi, eshte nje ide qe lufton servilizmin dhe varferin, nacionalizma deshiron te shoh cdo shqiptare zot dhe te lire ne shtepin e tij, te shoh te gjithe pjestaret e kombit te vellazeruar dhe te bashkuar.
Nacionalizma eshte ide qe fisnikeron, eshte flamurtarja e shkundjes se zgjedhes se cdo populli, sepse nuk mundet te jepet liria politike nje populli ku ekziston urrejtja dhe percarja, prishjet dhe shkaterrimet, vjedhjet me koncesionet, sharjet, hakmarrje, varferia dhe tensionet politike prandaj e shohe me vend t’ju beje thirrje te gjithe shqiptareve te shkundin ndergjegjen e tyre dhe te behen mbeshtetes ndaj nacionalimit te kulluar shqiptar.
Sot partia socialiste mundohet te beje disa reforma dhe te hiqet si e moderuar dhe si demokratike para shqiptareve dhe nderkombetarve, por ne thelb ajo ka mendesin e te shkuares dhe e till ka mbetur, kete e ka bere historikisht per ti genjyer dhe mashtruar shqiptaret per tu pasuruar ne kurriz te tyre.
Kjo situate e rende ne Shqiperi kerkon prej secilit nga ne nje angazhim konkret per te perballuar detyrimet e programit te partise.
Dua t’ju bej me dije, se se bashku kemi shume vite qe bashkunojme dhe veprojme dhe kemi marre vendime duke dhene kontribut dhe mbeshtetje ne te mire te Shqiperise. Kemi qene larg interesave te ngushta personale dhe kemi qene ne rrugen e duhur te paster e te drejte te Ballit Kombetar.
Ne te gjitha zgjedhjet qe jane zhvilluar ne Shqiperi Balli Kombetar ka dhene kontributin e tij ne perputhje te plote me programin per ti sherbyer proceseve demokratike qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos orjentoheshin apo drejtoheshin nga mendesia e se shkuar dhe nga bijt e baballareve te djeshem me mendesi komuniste. Kemi dhene fryme per te bashkepunuar, kemi ditur dhe e kemi orjentuar antarsine tone ku dhe si duhet te japin voten e tyre, kemi dhene mbeshtetjem, kemi dashur mirkuptim, kemi dashur respekt reciprociteti, kemi qene te qendrueshem por kemi dashur aleate te qendrueshem dhe te ndershem, kemi percjelle frymen e bashkimit dhe jot e ndarjes.
Kemi dhene dhe e kemi mbajtur fjalen, por nuk e kane mbajtur fjalen, kemi dhene besen dhe kemi kerkuar te mbahet besa, por nuk e kane mbajtur besen, nuk kemi luajtur me askend por ne kemi detyrimin tone moral te mos leme qe askush te mos luaj me Ballin Kombetar, askush te mos luaj me Shqiperine dhe shqiptaret. Me keqardhje, i ndodhur perball kesaj sjelljeje jo te denje kur nuk mbahet fjala, shkelet besa dhe mbahet pabesia, vidhet vota dhe shtermberohen proceset demokratike, kerkojne te luhet me Ballin Kombetar.
Faktorët që sjellin dobësine tone janë elementët e lartpërmendur, dhe skenar për të dëmtuar emrin e Ballit Kombëtar, një ditë të gjitha këto do na çojnë në realizimin e plot të kauzës sonë dhe në fitoren e sigurt të Ballit Kombëtar.
Duke patur njohurin e plote të të gjithë faktoreve, ju kërkoj të më besoni dhe të vazhdojmë së bashku përpara se kauza e Ballit Kombëtar nuk ka përfunduar dhe askush nuk mund te luaj me te. Personalisht kërkoj mbështetjen e të gjithëve, angazhimin e secilit prej jush për të marrë përgjegjësi në përputhje të plotë me statutin dhe programin e partisë jo për të më shërbyer mua, por Ballit Kombëtar.
Kur të gjithë i’u shtruan frikës komuniste Balli Kombëtar qëndroi, kur të tjerët i lodhi mërgimi i gjatë, Balli Kombëtar qëndroi, kur të gjithë donin të nëpërkëmbnin arsyet e qëndresës kombëtare, Balli Kombëtar qëndroi, edhe në këto 20 e kusur vjet pamvarsisht pse na kanë vjedhur votën, Balli Kombëtar ka qëndruar dhe po qëndron, pamvarsisht se nuk respektohen marrëveshjet dhe nuk mbahet fjala e besës Shqiptare, Balli Kombëtar do vazhdoi frymën e bashkimit dhe të vëllazërimit kombëtar me të të gjithë Shqiptrarët në trojet e etnik.
Kishte të drejtë Mid’hat Frashëri që tha; pa Ballin Kombëtar nuk do të kishte qëndresë, as dinjitet kombëtar. Qëllimi jonë është të gjejmë të drejtën, të vërtetën, të respektojmë parimet e demokracisë, të mbrojmë idealin e drejtësisë Shoqërore dhe ta fusim kombin, shoqërinë Shqiptare në rrugën e mbarë të bashkimit dhe vëllazërimit Kombëtar.
At’here, te nderuar antare te kryesis, me duhet tju beje me dije se Balli Kombetar mbron idealin e drejtesise shoqerore, ka detyrimin tja thote te drejten dhe te verteten shqiptarve por ne vazhdimesi ne nuk duhet te meremi me kete mendesi qe nuk forcon bashkepunimin, nuk afron frymen e vellazerimit dhe bashkimit, por perbuzje, percarje, aq me keq edhe talljen, nuk afron dinjitet, shkelin te gjitha parimet dhe vlerat njerzore, per te gjitha keto veprime te poshterimit dhe talljesh ndaj nesh i kerkoj kryesise te vendos dhe miratoje orjentimin dhe berjen e nje politike te pavarur ne vazhdim vetem sipas programit dhe satutit te partise! Rendesi per ne ka riorganizimi i strukturave ne nivel lokal, sipas ligjit te reformes teritoriale, zgjedhja e kryesive, keshillave drejtues, perzgjedhja dhe zgjedhja e kryetarve ne 61 bashkit e vendit. Per kete kryesia mandatoi 12 kryetaret e prefekturave qe te fillojne perzgjedhjen e tyre. Kryesia vendosi pregatitjen e partise Balli Kombetar per ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas statutit dhe programit te partise Balli Kombetar.
Ne fund dua te informoj antaresin dhe te gjitha strukturat tona se kryesia miratoi teseren e re, riregjistrimin e antarsise, kjo teser e re do t’ju vihet ne dispozicion te gjithe shqiptareve brenda kufijve etnik te Shqiperise dhe kudo ku ka dhe jetojne shqiptar.
Kryesia, vendosi te bashkepunoje me partite e Ballit Kombetar ne trevat etnike Shqiptare.
Kryesia mandatoi kryetarin e partise Balli Kombetar Z. Adritik Alimadhi per te vazhduar bashkepunimin me Partine Levizja e Legalitetit.
Kryesia pasi miratoi keto vendime, gjithashtu miratoi edhe programin e punes se saj ne vazhdim.

Ju faleminderit.
a.alimadhi

Këneta e Bedenit si u tha nga të burgosurit, mes tyre 29 priftërinj – Nga Kastriot Dervishi.

Këneta e Bedenit si u tha nga të burgosurit, mes tyre 29 priftërinj – Nga Kastriot Dervishi

Durresi-Keneta-1940-3

Shqiperia Vendi me i “Pasur” ne Bote..nga Sahit Muja. .

FB_IMG_1459069325260

Disa pamje te mineraleve te trojeve Shqiptare qe kane nje vlere triliona dollare te perpunuara. Nuk ka asnje vend ne bote per siperfaqe te njejte, te kete me shume minerale se toka Ilire – Shqiptare. Sipas studimeve tona 99 perqind e mineraleve jane te pa shfrytezuara. Vlen te permendet rezervat me te medha te magnezit ne bote, Nder rezervat me te medha ne bote te zinkut, plumbit, rezervat e 5 ne bote te lignitit, rezervat me te medha te kromit e naftes ne Evrope. Gjithashtu baker, ari, argjend, platin, uraniun, nikek, hekur, qymyr, bitum, kalcium, fosforite, silice e shume e shume minerale te tjera. Kto pasuri do ti gezojne Shqiptaret, ne kte fushe duhen investime kolosale si rruge, energji, fabrika te ndryshme. Rendesi ka qe i kemi. Ju ftoj te investoni. Zoti e bekofte token Arbnore.