/Dosjet e sigurimit të shtetit dhe Kodet e përdorura.

dosjet
/Dosjet e sigurimit të shtetit
Kodet dhe kodet e përdorura

Me miratimin e ligjit për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të republikës popullore socialiste të Shqipërisë, do të hidhet dritë dhe çdo kush me një kërkesë drejtuar autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do të ketë akses në dokumentet e konsideruara sekret të periudhës 29 nëntor 1944 deri në 22 mars 1992.

Por si funksiononte sigurimi i shtetit, me strukturën e oficerëve, nën oficerëve, ilegalëve, dhe punonjësve civil kryhej i gjithë procesi që niste nga përpunimi i një personi e më pas kalonte në atë fundor që ishte gjykimi.

Inventarizimi i kësaj strukture përmbajnë 13000 dosje oficerësh, 16340 dosje nën oficerësh, 950 dosje ilegalësh dhe 520 dosjes administratë civile pra në totalë me 30810 dosje e përkthyer në 30810 persona punonjës të strukturës së sigurimit të shtetit.

Aktualisht në këtë arkiv ndodhen afro 88 mijë dosje administrative me plot 3 607 310 fletë tashmë dhe të inventarizuara në mënyrë elektronike.
Sipas të dhënave që disponon administrate e këtij arkivi, këto dosje përmbajnë material nga drejtoria e sigurimit të shtetit, drejtoria e policisë popullore, degët e punëve të brendshme në rrethe, reparte të ndryshme riedukimi.

Në fondin e dosjeve hetimore gjyqësore janë 13 958 dosje me plot 2 200 000 fletë të gjitha këto të inventarizuara në mënyrë elektronike –

Lini një koment