Letrat e Hapura në vesh të Shurdhër. .nga Anton .H.

Ujku-per-ujkun-eshte-njeri-620x350Eshte bere”mod”tashme dergimi i “letrave”te hapura te cilat me shume se menyr komunikimi dhe shprehje mendimesh e qendrmesh kane marre formen e kerkeses per ndihme.
Shqiperia me shume se kurre me parë ka nevojë qe te ndihmohet.
Nga kush po e kerkojmë ndihmën?!
Nga kushdo qe ka mundesi te ndikoje ne rang kombetar e nderkombetar,nga kushdo qe mendon se ky vend duhet te jete pjese e endrres se Perendimit bartes i vlerave te zhvillimit demokratik e ligjor.
Deklaratat e fundit te eksponenteve te larte te PS nuk jane thjeshte shprehje emocionale per ti dhene pergjigje nje zhvillimi te caktuar brenda partise qe qeveris vendin j,nuk jane thjeshtë”batuta”bajate te cilat jemi mesuar ti degjojme thuajse çdo dite si forme te shprehjes se arrogances se pushtetit,keto deklarata qe aludojne per njesimin e vleres se partise me Atdheun jane me se shumti nje sondazh i fundit qe i behet shoqerise shqiptare perpara shpalljes se sundimit te Partise-Shtet.
Te gjithe biem dakord se ky vend tashme eshte bere i pajetueshem per shkak te menyres se ushtrimit te pushtetit nga ata qe duhet te qeverisin,per shkak te korruptimit dhe kriminalizimit te çdo qelize te funksioneve publike apo private te cilat kane ndikim ne sherbime apo krijimin e opinjonit publik.
Kemi folur,kemi shkruar,kemi analizuar,kemi dhene e degjuar opinjone,kemi lexuar e diskutuar raporte e mendime nderkombetare per shkaqet e gjendjes se korrupsionit ne Shqiperi duke menduar se po ndikojme sadopak ne permiresimin e gjendjes,por ne fakt thjeshte kemi tentuar te justifikojme paaftesine tone per tu ballafaquar me te verteten.
Nje klase social-politike e cila sundoi vendin per 50,vjet diktature nepermjet nje strategjie bazuar ne metodat e rekrutimit te bashkepunetoreve te sigurimit te Shtetit,u imponua dhe vazhdoi te prodhoje individe te korruptuar te cilet ne çdo moment do ishin te shantazhueshem dhe do te viheshin ne sherbim te pushtetit.
Aktualisht kemi arritur ne nje pike ku te gjithe sebashku jemi deshmitare te shqyerjes se “tufes se deleve”nga nje tufe”hijenash”politike e duke mos patur guximin per tu perballur vrapojme si turme e trembur duke mashtruar veten se po kerkojme gjurmet e”ujkut”,nderkohe qe turravarapi yne nuk eshte gje tjeter veç vrapi i viktimes se trembur qe hedh hapat kuturu ne perpjekjen e fundme per te shpetuar.
Vuajtjet e familjeve ne mjerim,lotet e femijeve te pa ushqyer,dhimbja e nenave mbetur vetem, viktimat e perditshme te krimit,viktimat e dhunes se shtetit qe shtohen çdo dite jane alarmi per te treguar çpo ndodh me kete vend,jane nje”leter e hapur”qe ben apel per zgjimin e vetedijes,mbledhjen e forces per tu perballur me fatin qe zgjodhen per ne funderrinat e shoqerise shqiptare,jane kerkese per ndihme nga kushdo qe i dhimbset Shqiperia dhe mundet te zgjoje shpresen ne kete vend.
Eshte kembane alarmi qe kerkon te zgjohemi,te reagojme ne mbrotje te vlerave dhe vetvetes,eshte koha per te treguar se ne metitojme te ndihmohemi,eshte koha qe klithmat e mjerimit te perballen me Partine-Shtet shkaktaren qe mbolli kte mjerim

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s