STANDARTET E DYFISHTA PËR TË PERSEKUTUARIT POLITIKË..Nga Xhafer Sadiku. .

 

STANDARTET E DYFISHTA PËR ISH TË PERSEKUTUARIT POLITIKË

Zhvillimet politike të këtyre 25 vjetëve të fundit kanë nxjerrë në dritë edhe një dukuri tjetër, atë të standarteve të dyfishta me të cilat qeveritë dhe politika trajtojnë jo vetem qytetarët në përgjithësi, por edhe grupet e veçanta me karakteristika të përbashkëta. Më e theksuar kjo vërehet në qëndrimin ndaj ish të burgosurve dhe të persekutuarëve politikë.

• Tradita e së majtës për diferencimin politik të të djathtëve

Tradita e së majtës për diferencimin politik të të djathtëve është e pasur dhe daton që nga koha e luftës. Asokohe, Partia Komuniste e Jugosllavisë i udhëzonte komunistët shqiptarë të ishin të ashpër në goditjen e kundërshtarëve të tyre nacionalistë. Qëllimi ishte: të thyenin me të dobëtit për t’i detyruar të kalonin nga ana e tyre, të lëkundnin të tjerët dhe të izolonin krerët e formacioneve nacionaliste.
Udhëzimi i tyre dha rezultate: Lufta e ashpër i detyronte formacionet nacionaliste të dorëzoheshin masivisht. Komunistët u bënin thirrje të bashkoheshin me ta dhe ata që nuk pranonin, ekzekutoheshin menjëherë. Shëmbujt janë të shumtë dhe viktimat po ashtu.
Goditja dhe kontrolli i të djathtëve gjatë regjimit komunist, vazhdoi sipas të njëjtës praktikë, ku ndërsa afroheshin disa, të tjerët goditeshin pa mëshirë. Është e tepërt të analizojmë atë periudhë, pasiqë pasojat dihen.

• Trajtimi i pabarabartë dhe zhvendosja e konfliktit

Pas rënies së regjimit komunist, politika e diferencimit të të persekutuarëve vazhdoi, madje më e sofistikuar. Aq i madh ishte hendeku i krijuar midis tyre, saqë kur disa u ngrtën në maja të strukturave shtetërore, të tjerët i mbuloi pluhuri i harresës. Në një kohë kur ndonjë shkrimtar i përndjekur u përkrah nga të gjitha pushtetet, të tjerët u izoluan dhe njihen pak ose aspak, nga lexuesi i thjeshtë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, politika dhe mediat tentojnë të transferojnë konfliktin brenda ish të persekutuarëve, duke i përdorur disa prej tyre.
Sa për kujtesë: më 1997 një numër i vogël shërbeu si mbulesë për ata që i vunë zjarrin Shqipërisë. Vite më vonë, u përdorën nëpër greva për të dhënë imazhin sikur të gjithë ish të përndjekurit ishin pro të majtës.
Natyrisht, qëllimi është të përdoren disa ish të përndjekur kundër të tjerëve, kundrejt përfitimit. Janë të njëjtat mënyra, në kohë të ndryshme, ndërsa përfitimi i padronëve është dekurajimi i të persekutuarëve, qe jane baza e se djathtes. Aq i madh është dekurajimi i tyre saqë deklarojnë se këtu nuk ka të djathtë, kur të djathtë janë ata vet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s