Inaugurohet Pllakë perkujtimore..të pranishëm vetëm P.l.l.dhe B.K.Nga Xhafer Sadiku.

FB_IMG_1458150134241.jpg

LAKENJTË NUK MUND TË INJOROJNË MARTIRËT

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, sot vendosi një pllakatë përkutimore në Tiranë, afër Selvisë, ku ka qënë Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Pllaka kujton torturat e Sigurimit të Shtetit mbi mijëra kundërshtarë të regjimit komunist.
Me gjithë se ishte njoftuar ditë më parë, si edhe në raste të tjera, me përjashtim të kryetarit të Partisë së Legaliteti, Z. Sulejman Gjana dhe të Ballit Kombëtar, Z. Adriatik Alimadhi, asnjë përfaqësues i ndonjë partie tjetër politike nuk ishte i pranishëm. Mungonte i PD e cila i ka patur për 25 vjet mbështetjen më të fuqishme në ditët e saj më të zeza, i PR që hiqet se përfaqëson pronarët, ai i PDIU që duhej të nderonte atë pjesë të komunitetit çam, të masakruar nga regjimi komunist, po kështu ai i PBDNJ e cila duhej të kujtonte ata bij të minoriteteve që u torturuan bashkë me shqiptarët, në qelitë e regjimit mizor.
Në të tilla raste, mungon “aristokracia” nga radhët e të përndjekurve që ka përfituar për 25 vjet nga vuajtja e dhjetra mijëra të pafajshmëve, ose thënë ndryshe, lakenjtë e pushteteve.
Për çudi, as televizioni publik nuk është i pranishëm në të tilla përkujtime, ndonëse ky institucion mbahet me taksat e shtetasve të këtij vendi, ku kontributi i asaj pjese të shoqërisë, që ai televizion e përbuz, eshte evident.
Kjo frrotë që përbuz dhimbjet e martirëve të popullit të vet, cdo dite u serviloset te huajve me zellin e lakeut.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s