Mjerimi Shqiptar ka vetem nje emer KOMUNIST!nga Anton Hasanpapaj.

Mjerimi Shqiptar ka vetem nje emer KOMUNIST!
Tragjedi te jashtezakonshme jetuar nga njerez te zakonshem,tragjedi te trasheguara si semundje thuajse e pasherueshme.
Gangrena komuniste qe po bluan kete popull ka vetem nje sherim,vetem nje rruge per ta shpetuar kete vend,nje operacion i plote i thellë i cili do te marre nje gjymtyre e ndoshta me shume,do jete i dhimbshem por eshte e vetmja menyre per te shpetuar nga kjo dhimbje pa fund,do zhduke pergjithmone mundesine e trashegimit te kesaj gangrene nga brezat e ardhshem.
Kjo histori qe me beri te mendoj gjate do kishte nevoje per nje pene te stervitur per ta percjelle ne formen dhe me forcen e duhur,per fat te keq penat e medha te ketij populli nuk gjejne akoma frymzim ne mjerimin e ketij vendi ndaj une me fjale te varfra do mundohem ta percjell tek ju.
Duke biseduar me nje mik rreth kuptimit te fjales”pragmatizem”sipas menyres se perdorimit te sotem ne shqiperi dhe sidomos ne politike ai me tregoi historine e jetes se tij.

Ishte rritur jetim dhe babane nuk e kishte njohur kurre,nuk kishte as atesi te shkruar ne çertifikaten e lindjes.
Historia e tij kishte nisur si nje romance e versionit shqiptar Romeo e Zhulieta,nje vajze qyteti familje komuniste e dashuruar me nje djale qe vinte prej nje familje e deklasuar.Nje dashuri e pamundur per kohen e sidomos kur bashke me sistemin perballe kishe dhe njerez te cilet kishin ne gjak ideologjine komuniste dhe luften e klasave dhe shpirt prej djalli.

Nga kjo dashuri e fshehte kishte ardhur nje shtatzani e cila kishte detyruar çiftin te perballej me te gjithe”boten”e indoktrinuar te asaj kohe ne nje lufte qe smund te sillte asgje tjeter veç fundit tragjik te dashurise se tyre.
Nje vajze e cila u detyrua te zgjidhte mes krijeses qe rritej ne gjakun e saj dhe dashurise qe ngjizi kete krijese.
Nga kjo zgjedhje kishte ardhur ne jete bashkebiseduesi im me çmimin e larte te flijimit te babait te tij.
Gjendur perballe presionit te familjes e jo vetem vajza kishte pranuar te mohonte dashurine nese do e lejonin te mbante femijen.
Duke qene se babai i vajzes ishte nje komunist i”nderuar”me profesion gjygjtar, nuk e kishte aspak te veshtire qe te rregullonte njehere e pergjithmone “mashtruesin”armikun e popullit dhe pasi i pergatiten akuzat per veprimtari kriminale qe synonte rrezimin me dhune te pushtetit popullor, vet ky gjygjtar do i jepte denimin kapital me vdekje.
“Romeo”nuk kishte kundershtuar asnje nga akuzat duke pranuar fatin e tij dhe te dashurise ne kembim te ardhjes ne jete te femijes se tij.
‘Zhulieta”nuk u martua kurre dhe bashkebiseduesi im u rrit nen kujdesin e nenes se tij dhe gjyshit”vrases”.

Pasi e kisha degjuar vazhdoja te mos kuptoja “Pragmatizmin”dhe pavaresisht dhimbjes nuk po arrija te kuptoja lidhjen e historise se tij me biseden ,por bashkebiseduesi vazhdoi te me tregonte.
Sapo ishte rritur aq sa te kuptonte rendesine e mbajtjes se nje sekreti mes nenes dhe femijes se saj,e jema kishte filluar ti fliste per te jatin dhe sakrificen qe ai kishte bere per ta sjelle ne jete.
Nderkohe qe rritej ne shtepine e gjyshit,me parate e gjyshit asnjehere nuk mbante mend perkedheljet e tij,nuk mbante mend asgje nga dhembshuria dhe dashuria e gjyshit per nipin,nuk mbante mend nje perralle apo nje rast te vetem qe gjyshi ta kishte marre nga shkolla,nuk mbante mend thuajse asgje nga ai.
E gjithe mardhenja e tij me gjyshin permblidhej ne sigurimin e mjeteve te mbijeteses,ushqim,veshmbathje,strehe.
Me kalimin e viteve duke lidhur copezat e historise se treguar nga nena nuk qe veshtire te kuptonte te verteten e jetes se tij,kishte mesuar varrin e te jatit dhe vazhdimish shkonte e ulej prane tij me nje tufe lule te fresketa,fshehurazi,pa guxuar te permende kurre emrin e tij.
Renja e sistemit diktatorial e kishte gjetur ne vitet e kapecimit te adoleshences,kohe ne te cilen kishte menduar jo pak here te hakmerrej per fatin e babait te tij por qe ne momentin e fundit ishte ndaluar nga dashuria per nenen,per te mos i shkaktuar me shume dhimbje asaj.
Shqiperia e trazicionit nuk kishte shume hapesira per nje djale si ai,i cili ishte rritur jetim dhe nuk i perkiste asnjeres nga kampet shoqerore te postkomunizmit.
Ketu ndaloi dhe mori fryme thelle duke me thene se ne kete moment vendosi te ishte “pragmatist”.
Streha e xhelatit”gjysh”i ofronte mbijetesen, duke i kursyer perplasjen me me jetesen e veshtire e thuajse te pa shprese te atyre viteve,ne kembim te kesaj duhet te vazhdonte te heshtte,te vazhdonte te mohonte njeriun qe me jeten e tij i kishte paguar ardhjen ne kte bote,te vazhdonte te dergonte lule fshahurazi ne varrin e njeriut qe u flijua per te dhe te vazhdonte te bashkejetonte me te vetmen urrejtje qe mbartte ne shpirte,me njeriun i cili i kishte vrare babane qe smundi ta njohe kurre.
Shpesh here kishte degjuar ne heshtje me lotet qe i peshtillnin syte,me dhimbjen qe i shponte zemren per “heroizmin”e gjyshit,se si ai i kishte mposhtur”armiqt”e klases,se si klasa e gjyshit vazhdonte te bente gjithçka te duhur per te rikthyer pushtetin e humbur.
Me vite kishte pritur nje shenje pendese,nje rrefim,nje justfikim se koha ishte e tille,se kishte qene i detyruar ta bente per te shpetuar familjen,nje genjeshter çfardo qe te mund ta merrte si shenje te nje ndjese te vonuar sa per ti qetsuar pak shpirtin,por asgje deri ne fundin e jetes,perkundrazi sa me shume priste pendese aq me shume perballej me veshtrimin e ftohte te “xhelatit”me nje shikim i cili i kujtonte çdo dite se duhej te vazhdonte te duronte nenshtrimin si te vetmen rruge mbijetese.
Vetem nje muaj pas vdekjes se qyshit i kishte vdekur dhe nena,nje vdekje e cila e kishte bere te kuptonte se nena e tij kishte qendruar ne kete bote vetem per te mbrojtur ate nga i njejti armik qe i kishte marre jeten babait te tij.
Pas vdekjes se nenes ate nuk e lidhte me asgje me ate shtepi,me ate familje dhe kishte marre rruget e jetes…!
E kupton me tha bashkebiseduesi sa veshtire eshte te ndahemi prej komunizmit?!
E kupton sa thellë na ka hyre nder qeliza dhe vazhdon te ne perhapet si kancer kudo?!
Ja pra ky eshte pragmatizmi shqiptar,te pranosh si te vetmen mundesi mbijetese buken e helmuar te xhelatit komunist,te pranosh te shkelesh,te shesesh gjakun e viktimave te pafajshme per te mbajtur frymen gjalle,te jetosh duke dashur urrejtjen dhe duke fshehur gjithçka te dashur per ty.
Xhelati dhe viktima jane te dy ne gjakun tend,jane gjymtyre te trupit tend qe gjithsesi sdo mud te jetojne gjate sebashku.
Eshte koha te vendosesh nese do presesh gjymtyren e semure apo semundja do behet zoterues i trupit tend.
Ai e kishte humbur betejen e tij.
Une kuptova se çfar ishte pragmatizmi.
-Pragmatizem eshte bashkejetesa e detyruar si zgjidhje e vetme me xhelatin qe te urren,qe te ushqen vetem per te te pare te nenshtruar,te pervuajtur,te dorezuar,per te pare se si ti pranon si zgjidhje te vetme lemoshen e tij.
-Pragmatizmi eshte “shitja e shpirtit tek djalli”.
Tani eshte koha e betejes tone vendimtare,a do te behemi pragmatist apo do luftojme?!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s