FALEMINDERIT ..MIQ..PJESMARRES…Nga Tanush Kaso.

FB_IMG_1458150134241

F A L Ë N D E R I M

Në emër të Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, falënderojmë të gjithë ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, të cilët pa kurrfarë interesi material, por të shtyrë nga vetëdija e tyre, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së pllakës përkujtimore, pranë vendit ku gjatë diktaturës komuniste, ka qenë famëkeqja “Drejtoria e Sigurimit të Shtetit”, ku janë torturuar e kanë gjetur vdekjen shumë shqiptarë me bindje antikomuniste e atdhedashëse. Në pamundësi për t’i renditur të gjithë, po përmendim disa prej tyre:
– Adriatik Alimadhi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar i Shqipërisë;
– Sulejman Gjana, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit;
– Përparim Alimadhi, biri i një të burgosuri politik dhe aktivist i Ballit Kombëtar;
– Beniamin Bakalli, kryetar i Degës së PLL të Tiranës, nga një familje tiranase e dënuar dhe persekutuar nga komunistët;
– Brunhilda Zyhdi Herri, ish e internuar, me babanë të pushkatuar;
– Simon Miraka, kryetar i Shoqatës Antikomuniste, ish i internuar, nga një familje e njohur antikomuniste;
– Reshat Kripa, ish i burgosur politik i viteve të para, autor i shumë shkrimeve dhe i disa librave mbi persekutimin politik;
– Sherif Kaloshi, ish i internuar, nga një familje patriotike dhe antikomuniste dibrane;
– Aleksandër Çoku, ish i burgosur politik i viteve të para, prej një familjeje fisnike mirditore;
– Bardhosh Nuro, ish i internuar, vëllai i Lahe Nuros, luftëtarit legjendar antikomunist në rrethin e Vlorës, vrarë në përpjekje;
– Vëllezërit Lirim e Shpëtim Llanaj, bijtë e luftëtarit të lirisë, Xhemal Llanaj, nga Mati, vrarë në përpjekje me forcat komuniste, nëna e tyre e çmendur nga torturat në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit dhe vdekur në Spitalin Psikiatrik të Vlorës;
– Filip Gjonmarkaj, ish i internuar, me babanë të burgosur politik, nga familja famëmadhe mirditore e Gjonmarkave të Mirditës;
– Av. Xhafer Sadiku, i përndjekur, me babanë të burgosur politik, studiues i pasionuar i “historisë ende të pashkrueme”;
– Av. Myrto Shahaj, ish i përndjekur politik dhe ish kryetar i Shoqatës së kulakëve;
– Av, Orkid Spahiu, nga një familje patriotike kuksiane, e përndjekur nga regjimi komunist;
– Seit Vorpsi, nga një familje e dëgjuar tiranase, me babanë dhe vetë të burgosur politikë;
– Sebastian Zonja, ish i internuar familjarisht, trashëgimtar i fisit të luftëtarit legjendar antikomunist, Muharrem Bajraktari;
– Zeqir Kollobani, ish i burgosur politik, nga Çamëria;
– Çifti Skënder e Merita Shkupi, intelektualë atdhedashës e me bindje antikomuniste;
Dhe shumë të tjerë…
Si kurdoherë, asnjë nga mediat televizive, as ato që hiqen si “të djathta”, nuk erdhën për ta pasqyruar këtë veprimtari. Duket se ato kanë vendosur së bashku, që të mos merren më me të përndjekurit politikë dhe me pronarët e vërtetë; ndërkohë që flasin e shkruajnë pa pushim, për “kohën e lavdishme të komunizmit” dhe për fantazmat Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha e të tjerë.
Kjo ngjarje u filmua nga operatori i mirënjohur Ilia Terpini.
Takime të tilla, kanë simbolikën e vet. Ato na bëjnë të besojmë se midis të përndjekurve politikë të vërtetë, ka ende idealistë, të cilët i lënë mënjanë ndasitë e mëritë personale, për hir të çështjeve madhore; dhe se forcat e djathta të mirëfillta, mund të bashkohen në një front të vetëm, përballë neokomunizmit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s