Me rastin e 68 vjetorit të lindjes së Vilson Blloshmit:

Me rastin e 68 vjetorit të lindjes së Vilson Blloshmit:

Poeti martir, Vilson Blloshmi, ishte vetëm 29 vjeç, kur diktatura mizore e pushkatoi më 17 korrik 1977 për poezi «armiqësore» të pabotuara. Megjithëse Vilsoni nuk i pranoi akuzat e padrejta që i bëheshin (ndonëse u torturua egërsisht një vit rresht, duke i paralizuar krahun e majtë me përdredhje prangash), xhahilët nuk ngurruan ta ekzekutonin.
Për kryerjen e këtij krimi makabër, një ndihmesë të çmuar i dhanë Sigurimit edhe veglat e tij të verbëra «ekspertë letrarë» Myzafer Xhaxhiu, Koçi Petriti e Diana Çuli: të tre të shpërblyer bujarisht me çmime e ofiqe nga «demokracia» neokomuniste.
Poezia e shkëlqyer «Saharaja» u cilësua prej këtyre «ekspertëve» si krimi më i madh armiqësor i Vilson Blloshmit, i cili guxonte ta krahasonte “Shqipërinë socialiste”, “Fanarin ndriçues në brigjet e Adriatikut”, me shkretëtirën e Saharasë…

SAHARAJA

Saharaja, larg është Saharaja,
Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;
Fjalë, dashuri e njerëz s’ka,
Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

Asnjë nuk di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Por se thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,
Saharaja e mban vesh e qesh.
Saharaja fillon të gëzojë,
Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,
I ngjan vello savani i qiellit,
Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj kur urrejtja e fortë, e nxehur,
Mbi dikë mallkon e shfryn e shan,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi
Në pusin e harresës tret,
Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë…

Advertisements

Një mendim mbi “Me rastin e 68 vjetorit të lindjes së Vilson Blloshmit:

  1. Cfare i gjeti persekutoret? Asgje. Me mire se c’kane qene. Dy nga keta kane vdekur duke marre me vehte krimin e shemtuar qe kane bere duke kontribuar ne egzekutimin e nje shpirti te lire.
    I perjetshem kujtimi i dy poeteve.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s