Në Berat lulëzon Komunizmi ..Nga Kastriot Dervishi. .

download (2)

Në qytetin e Beratit më zuri syri shumë simbole komuniste si yje të kuq, buste, përmendore, etj, të gjitha të rregulluara e mirëmbajtura. Ndër të tjera, në qendër vura re një bust kushtuar një “heroi populli”, Hajdar Tafës, të cilit nuk i ishte shënuar as datë lindjeje e as datë vdekjeje. Për çfarë shërben ky bust? Kapteri Hajdar Tafa ka qenë efektiv i Brigadës së Sigurimit të Shtetit. Ishte dërguar në zonën e Mirditës për të vrarë antikomunistët e kësaj treve. Këta antikomunistë në atë kohë, i bënin qëndresë regjimit komunist si dhe aspironin për një regjim siç e kemi sot. Hajdar Tafa është vrarë në vitin 1950 në Fan të Mirditës. Hajdar Tafa është vrarë me bombën e vet dhe nuk e vrau kush. Pasi në mënyrë diletante harxhoi për të vrarë, të gjithë fishekët që kishte, i shpërtheu bomba që kishte me vete. Për nevojat e regjimit u shpall “hero i popullit”. Në albumet e Sigurimit të Shtetit ishte gjithnjë i pranishëm me foton e tij. Mirë atëherë, por sot për çfarë i duhet Beratit ky bust? Çfarë tregon, Sigurimin e mirë apo regjimin komunist të paharruar?

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s