Lufta që zhvillojnë partitë politike në përgjithësi ndaj ish të persekutuarëve politikë po shtrihet në brezin e tretë.Nga Av Xhafer Sadiku.

xhafer sadiku

 

 

 

 

 

 

Nga Av Xhafer Sadiku

Në një letër të hapur dërguar publicistit Nebil Çika, studiuesi Novruz Shehu ngrinte çështje parimore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe të djathtën reale në veçanti.
Në të vërtetë, këto njëzetë e pesë vjet, partitë duket se kanë patur si objektiv ruajtjen e trashëgimisë komuniste dhe sundimit të tyre, në kushtet e reja të ndryshimeve gjeopolitike. Për të realizuar projektet e tyre, duket se kanë punuar mbi tre objektiva kryesore:
Së pari; denigrimin e së djathtës reale dhe mbrojtjen e privilegjeve, të fituara gjatë diktaturës;
Së dyti; mosndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë së tij në raport me historinë;
Së treti; vazhdimin në mënyrë të fshehtë të luftës së klasës, në kushtet e një shoqërie “pluraliste”.
• Gjatë këtyre viteve ish të burgosurit e të përndjekurit, ish pronarët dhe kategori të tjera të së djathtës tradicionale janë mbajtur nën kontroll, madje e majta ia ka dalë të nxisë përçarjen brenda tyre.
Ndërsa deri në vitin 1990 shtypja ishte realizuar nga strukturat shtetërore dhe politike të regjimit me metoda represive, pas vitit 1990 u realizua me mjete politike, të veshura me “kostume ligjore”. Janë shumë ligje me këtë frymë, ndërsa ligji për tokën dhe ai për pafajësinë e të burgosurve politikë janë më tipikët.
• Me rënien e regjimit komunist u krijuan mundësi reale për të burgosurit politikë, që me mjete juridike të procedurës penale, të rishikonin vendimet gjyqësore dhe të fitonin pafajësinë, dëmshpërblimin dhe doemos lirinë. Po të veprohej në këtë mënyrë do të bëhej edhe ndëshkimi i fajtorëve të krimeve të komunizmit, pasiqë ata jane autorët e dosjeve operative. Gjatë këtij procesi do të përfundonte edhe ai i hapjes së dosjeve dhe lustracionit dhe do të shpëtoheshin mijëra “bashkëpunëtorë” që nuk kishin dëmtuar asnjeri dhe që ende mbahen peng nga përpiluesit e dosjeve. Por trashëgimtarët e regjimit dhe ushtruesit e dhunës u dhanë “pafajësi” parlamentare, nga e cila ata që humbën ishin të burgosurit politikë, ndërsa përfituan kriminelët, duke iu shmangur ndëshkimit ligjor.
• Fusha ku strukturat e regjimit të vjetër bënë kujdes të madh të mos bënin asnjë lëshim ishte ajo e historiografisë, letërsisë dhe artit të realizmit socialist dhe raportit të klasave me historinë. Është i pashëmbullt dhe diskreditues për to qëndrimi i partive të ashtuquajtura të djathta, kur pranojnë si figura të historisë kriminelë dhe vrasës nga radhët e së majtës ekstreme. Kështu mund të thuhet edhe kur nderojnë si mite poetë të luftës së klasave.
• Lufta që zhvillojnë partitë politike në përgjithësi ndaj ish të persekutuarëve politikë po shtrihet në brezin e tretë të këtyre familjeve. Po të studjohen statistikat, rezulton se sa herë fiton PD, të përndjekurit afrohen në poste të rëndomta, ndërsa me fitoren e të majtëve, ata janë të parët që largohen nga puna.
• Ndryshe nga e majta që është e konsoliduar dhe me bazë ideologjike komunizmin e luftën kundër armikut të klasës, e djathta është e fragmentarizuar për shkaqe të ndryshme, por kryesisht për luftën speciale që ka zhvilluar e majta për 75 vjet kundër saj.
Në të tilla kushte, e djathta në përgjithësi dhe intelektualët nga radhët e saj në vecanti, do të duhet të përqëndrojnë luftën e tyre në demitizimin dhe uljen në përmasa reale të miteve të historiografisë komuniste. Të nxjerin në dritë vlerat e të djathtës përgjatë historisë dhe të heqin baltën që historiografia komuniste vazhdon të hedhë mbi ngjarjet dhe figurat historike të së djathtës.
Studiuesit nga radhët e së djathtës dhe ata me mendime të lira, duhet të bëjnë kështu, në fund të fundit, denoncimin e krimeve të regjimit komunist dhe clirimin e shoqërisë shqiptare nga vargonjtë e ideologjise se luftes se klases.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s