Sot, zhvilloi mbledhjen kryesia e partise Balli Kombetar.

FB_IMG_1459088821202.jpg

Sot, zhvilloi mbledhjen kryesia e partise Balli Kombetar.

Bera me dije kryesine se ne programin dhe statutin e partise thuhet;
Partia e “Ballit Kombëtar” i ngarkon vetes këto detyra: Lufton për të krijuar kushtet e bashkimit shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për lartësimin ekonomik dhe kulturor të tij dhe për barazinë e të drejtave të njeriut.

Ajo kërkon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar. Ajo ndihmon për ndriçimin e opinionit shoqëror mbarëkombëtar rreth problemeve të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Kërkon të ngrejë lart shkallën e zhvillimit ekonomik,kulturor dhe shkencor të popullit shqiptar, përpiqet për rritjen e rolit politik, të anëtarëve të saj në jetën e vendit tonë.
Ndihmon për forcimin dhe përsosmërinë e bazës ligjore të shtetit shqiptar, forcimin e institucioneve, për begatinë e vendit dhe përmirësimin e kushteve lëndore e kulturore të popullit tonë. Mbron idealin e një drejtësie shoqërore. Lufton për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve etnik të tij.
Në përputhje të plotë me programin dhe statutin e partise situata politike ne Shqiperi eshte shume larg interesave te shqiptareve. Çdo dite po shohim denigrimin e qeverise aktuale, shkaterrimet, prishjet, krimi korrupsioni, varferia e shqiptareve, renja e moralit kombetar dhe vazhdimesia e qeverisjes me mendesine komuniste, çdo dite po demtojne rende imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Fjala rilindje e trumbetuar me te madhe nga shoku Rama, pas tre vite qeverisje tashme ka deshtuar plotesisht. Ne emer te kesaj fjale ‘rilindje’ kjo fuqi politike po kerkon te varferoje cdo dite edhe me shume shqiptaret, per te arritur interesat dhe qellimet e ketij grupimi politik.
Rilindja jone Kombetare eshte mbajtur historikisht me frymen nacionaliste sepse nacionalizma predikon mbrojtjen e tokes shqiptare, nacionalizma eshte per liri dhe pavarsi, eshte nje ide qe lufton servilizmin dhe varferin, nacionalizma deshiron te shoh cdo shqiptare zot dhe te lire ne shtepin e tij, te shoh te gjithe pjestaret e kombit te vellazeruar dhe te bashkuar.
Nacionalizma eshte ide qe fisnikeron, eshte flamurtarja e shkundjes se zgjedhes se cdo populli, sepse nuk mundet te jepet liria politike nje populli ku ekziston urrejtja dhe percarja, prishjet dhe shkaterrimet, vjedhjet me koncesionet, sharjet, hakmarrje, varferia dhe tensionet politike prandaj e shohe me vend t’ju beje thirrje te gjithe shqiptareve te shkundin ndergjegjen e tyre dhe te behen mbeshtetes ndaj nacionalimit te kulluar shqiptar.
Sot partia socialiste mundohet te beje disa reforma dhe te hiqet si e moderuar dhe si demokratike para shqiptareve dhe nderkombetarve, por ne thelb ajo ka mendesin e te shkuares dhe e till ka mbetur, kete e ka bere historikisht per ti genjyer dhe mashtruar shqiptaret per tu pasuruar ne kurriz te tyre.
Kjo situate e rende ne Shqiperi kerkon prej secilit nga ne nje angazhim konkret per te perballuar detyrimet e programit te partise.
Dua t’ju bej me dije, se se bashku kemi shume vite qe bashkunojme dhe veprojme dhe kemi marre vendime duke dhene kontribut dhe mbeshtetje ne te mire te Shqiperise. Kemi qene larg interesave te ngushta personale dhe kemi qene ne rrugen e duhur te paster e te drejte te Ballit Kombetar.
Ne te gjitha zgjedhjet qe jane zhvilluar ne Shqiperi Balli Kombetar ka dhene kontributin e tij ne perputhje te plote me programin per ti sherbyer proceseve demokratike qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos orjentoheshin apo drejtoheshin nga mendesia e se shkuar dhe nga bijt e baballareve te djeshem me mendesi komuniste. Kemi dhene fryme per te bashkepunuar, kemi ditur dhe e kemi orjentuar antarsine tone ku dhe si duhet te japin voten e tyre, kemi dhene mbeshtetjem, kemi dashur mirkuptim, kemi dashur respekt reciprociteti, kemi qene te qendrueshem por kemi dashur aleate te qendrueshem dhe te ndershem, kemi percjelle frymen e bashkimit dhe jot e ndarjes.
Kemi dhene dhe e kemi mbajtur fjalen, por nuk e kane mbajtur fjalen, kemi dhene besen dhe kemi kerkuar te mbahet besa, por nuk e kane mbajtur besen, nuk kemi luajtur me askend por ne kemi detyrimin tone moral te mos leme qe askush te mos luaj me Ballin Kombetar, askush te mos luaj me Shqiperine dhe shqiptaret. Me keqardhje, i ndodhur perball kesaj sjelljeje jo te denje kur nuk mbahet fjala, shkelet besa dhe mbahet pabesia, vidhet vota dhe shtermberohen proceset demokratike, kerkojne te luhet me Ballin Kombetar.
Faktorët që sjellin dobësine tone janë elementët e lartpërmendur, dhe skenar për të dëmtuar emrin e Ballit Kombëtar, një ditë të gjitha këto do na çojnë në realizimin e plot të kauzës sonë dhe në fitoren e sigurt të Ballit Kombëtar.
Duke patur njohurin e plote të të gjithë faktoreve, ju kërkoj të më besoni dhe të vazhdojmë së bashku përpara se kauza e Ballit Kombëtar nuk ka përfunduar dhe askush nuk mund te luaj me te. Personalisht kërkoj mbështetjen e të gjithëve, angazhimin e secilit prej jush për të marrë përgjegjësi në përputhje të plotë me statutin dhe programin e partisë jo për të më shërbyer mua, por Ballit Kombëtar.
Kur të gjithë i’u shtruan frikës komuniste Balli Kombëtar qëndroi, kur të tjerët i lodhi mërgimi i gjatë, Balli Kombëtar qëndroi, kur të gjithë donin të nëpërkëmbnin arsyet e qëndresës kombëtare, Balli Kombëtar qëndroi, edhe në këto 20 e kusur vjet pamvarsisht pse na kanë vjedhur votën, Balli Kombëtar ka qëndruar dhe po qëndron, pamvarsisht se nuk respektohen marrëveshjet dhe nuk mbahet fjala e besës Shqiptare, Balli Kombëtar do vazhdoi frymën e bashkimit dhe të vëllazërimit kombëtar me të të gjithë Shqiptrarët në trojet e etnik.
Kishte të drejtë Mid’hat Frashëri që tha; pa Ballin Kombëtar nuk do të kishte qëndresë, as dinjitet kombëtar. Qëllimi jonë është të gjejmë të drejtën, të vërtetën, të respektojmë parimet e demokracisë, të mbrojmë idealin e drejtësisë Shoqërore dhe ta fusim kombin, shoqërinë Shqiptare në rrugën e mbarë të bashkimit dhe vëllazërimit Kombëtar.
At’here, te nderuar antare te kryesis, me duhet tju beje me dije se Balli Kombetar mbron idealin e drejtesise shoqerore, ka detyrimin tja thote te drejten dhe te verteten shqiptarve por ne vazhdimesi ne nuk duhet te meremi me kete mendesi qe nuk forcon bashkepunimin, nuk afron frymen e vellazerimit dhe bashkimit, por perbuzje, percarje, aq me keq edhe talljen, nuk afron dinjitet, shkelin te gjitha parimet dhe vlerat njerzore, per te gjitha keto veprime te poshterimit dhe talljesh ndaj nesh i kerkoj kryesise te vendos dhe miratoje orjentimin dhe berjen e nje politike te pavarur ne vazhdim vetem sipas programit dhe satutit te partise! Rendesi per ne ka riorganizimi i strukturave ne nivel lokal, sipas ligjit te reformes teritoriale, zgjedhja e kryesive, keshillave drejtues, perzgjedhja dhe zgjedhja e kryetarve ne 61 bashkit e vendit. Per kete kryesia mandatoi 12 kryetaret e prefekturave qe te fillojne perzgjedhjen e tyre. Kryesia vendosi pregatitjen e partise Balli Kombetar per ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas statutit dhe programit te partise Balli Kombetar.
Ne fund dua te informoj antaresin dhe te gjitha strukturat tona se kryesia miratoi teseren e re, riregjistrimin e antarsise, kjo teser e re do t’ju vihet ne dispozicion te gjithe shqiptareve brenda kufijve etnik te Shqiperise dhe kudo ku ka dhe jetojne shqiptar.
Kryesia, vendosi te bashkepunoje me partite e Ballit Kombetar ne trevat etnike Shqiptare.
Kryesia mandatoi kryetarin e partise Balli Kombetar Z. Adritik Alimadhi per te vazhduar bashkepunimin me Partine Levizja e Legalitetit.
Kryesia pasi miratoi keto vendime, gjithashtu miratoi edhe programin e punes se saj ne vazhdim.

Ju faleminderit.
a.alimadhi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s