Muaj: Prill 2016

Si mohoi Dhimiter Shuteriqi Gjyshi i Ben Blushit.. ata që ì shpëtuan Jetën.

Pjesë nga Promemoria e Nezir Muzhaqi Ish Kr i Ballit Kombëtare për prefekturën e Elbasanit..

Bashkë me Gjyshin Tim Ali Cekani .ish Kr i Ballit per Komunën Polis…

Si e Shpëtuan DHIMITER SHUTERIQIN ..Gjyshin e Ben Blushit ..
……

Ne dimrin e 1944-es ashte rrethue nga forcat e gjindarmerise lagja Dryni kala ,aty ishte I semure Dhimiter Shuteriqi i cili jo vetem ishte i semure dhe nuk mund te dilte ,por edhe dalja ishte e pa mundur mbasi qyteti ndollej I bllokuar nga te kater anet .Une tue dit dhe vleren e Dhimiter Shuteriqit jap fjalen se do te baj te pamunduren te mundur ,tue vue edhe veten time ne rrezik. Vete personalisht ne shtepine e tije e fus ne nje makine veshur me rroba katundari se bashku me 7-8 polisare dhe une vete prapa qe te mos kontrollohen ne postebllok.Keshtu e dergoj ne Polis ku ndeji deri sa u sherue..
P.S.
Neziri në 1945 Varet në litare me urdhrin e Enverit..
Kur Gjyshi im u denua me burg ..Babai im ì shkoi Shuteriqit..për ti kërkuar një farë ndihme..
..Përgjigja..
Nuk te njoh kush Je.. ..

(Komunistët kan dash vra jo shpëtuar..se ata na vranë Ne)…

Advertisements

Këpucari…NgjarJe nga interimi..Simon Mirakaj..

FB_IMG_1461171488890

Kepucari
Ne vitin 1960 ne prag te prishjes se mardhenieve me Bashkimin Sovjetik filluan arrestimet ne te gjthe Shqiperine ,per te ngjallur terror dhe per te larguar cdo aludim per ndryshim te kursit komunist. Arrestime,internime pati dhe brenda llojit si antare te byrose,antare te komitetit qendror etj,akuza ndaj tyre ishte standarte, spiun te B.S. Tek disa te arrestuar nga armiqte e klases,apo te deklasuarit sic i quanin ata, nje nder akuzat ishte se ke share Hrushovin. Kur partia komuniste Shqiptare filloi ta shaje vete haptas Hrushovin e kliken e tij,te arrestuarve dhe familjarve te tyre ju lindi shpresa se ata do fitonin pafajsine por ata bene te gjithe burgun pa ju zbritur as neni qe i kishte shtuar denimin se ke share Hrushovin.Sic thashe me siper ne ate periudhe arrestime pati ne te gjithe Shqiperin ,ne kampet e internimit,neper fshatra e qytete,me te rrezikuarit ishin zonat qe ishin me afer kufirit ,se per te arrestuarit e ketyre zonave akuzat ishin me te renda,sigurimi i shtetit ne bashkpunim me deget e partive te ketyre zonave krijonte dhe grupe qe akuzoheshin per rrezimin e pushtetit popullor , grupe qe akuzoheshin si agjent te sherbimeve te huaja, etj. Nga grupi i Leskovikut disa moren denime kapitale te tjeret u denuan me burg. Tragjedia nuk mbaronte ketu,ajo vazhdonte te familjaret,qe ju konfiskua pasuria cfare ju kishte mbetur nga konfiskimet e 1945 e dergoheshin ne kampet e internimit.Ne Saver erdhen disa familje nga Leskoviku qe ju ishin vrare baballaret apo burgosur,si familja Kuqeshi.Tasho,Iljazi, Zoga,Capani,nje pjes e familjes Cani,se dy vllezerit e kesaj familje i derguan ne Gradishte ,Ata ishin njerez mjaft puntore dhe mbas nje kohe ata paten nje lloj ndryshimi ne vendet e punes,dy vellezrit e kesaje familje qe jetonin ne Gradishte, u bene njeri brigadier,ndersa vellai tjeter u be kepucar,kepucar e brigadier ishte pune e privilegjuar qe mund ta benin vetem ata qe kishin biografine e mire ose te permiresuar. Nga viti 1975 kepucarin qe jetonte ne kampin e Gradishte e sjellin ne Gjaze, mbasi Gjaza nuk kishte kepucar e njerzit per nje gozhde shkonin ne Gurez qe ishte qendra e kooperatives ,dhe te internuarit per te shkuar duhet te merrnim leje tek operativi, keshtu kepucari duke qene se ishte ne nje pune qe kishte shoqeri me shtresen e larte te sektorit,si me pergjegjesin e sektorit,pergjegjesin e rinise me sekretarin e partise, mendonte se i kishte shpetuar luftes se klasave. Kjo shtrese e te priviligjuarve si berbere,shites i bukes e ushqimeve,kepucar,brigadier ishin te pelqyer edhe prej vajzave qe ishin me biografi te mire qe nuk ishin te deklasuara.Mbas disa kohesh nje nga keto vajza bie ne dashuri me kepucarin,ajo kishte mbaruar shkollen e mesme bujqesore, punonte ne kopesht si kujdestare ,familja e vajzes ishte me biografi me te mire se kepucari ,I ati I saj ishte infermier kishte qene partizan, si familje ishin te mire,shikonin punen e tyre te gjithe femijte e kesaje familje kishin mbaruar shkollen e mesme edhe per ne kishin respekt,por kete lidhje nuk mund ta pranonin , ndoshta mund ta kishin edhe nga frika,ata kishin frike edhe nga njeri tjetri, lufta e klasave e kishte mprehur shpaten kundra armiqeve,(sipas tyre) edhe pse kepucari e kishte permiresuar biografine kete lidhje nuk mund ta pranonin se kur i benin analizen dilte i prekur,i kishin vrare babain per motive politike. Dashuria nuk njeh kufi ajo I kalon kufijt e politikes,keshtu mendonin ata te dashuruarit. Kepucari ne marrveshje me vajzen duke nuhatur pamundesine e legalizimit te dashurise e te kurorezimit te saj vendosin bashkarisht diten per ta rrembyer mbasi e pane qe ishte e pa mundur martesa legale.Kepucari disa dite nuk e hapi kepucarine ,vajza nuk u pa ne kopesht e menjehere u hap fjala se eshte rrembyer nga i dashuri.Alarmohet organizata e rinise e partise,e gruas,e frontit etj,mbas nje mbledhje disa oreshe marrin vendim qe te shkojne ne Gradishte per te marre nusen.
Ne shohim se ne kamp ne Gjaze kishte ardhe nje makine Zis i fermes,dalngadale mbushet me te rinj ,vendosin ne kabinen e makines portretin e E.Hoxhes dhe me flamurin ne krye fillojne kengen enver hoxha tunjatjeta,makina niset per ne Gradishte kur arriten atje vene ne dijeni drejtuesit e partise se kampit te Gradishtit per vendimin qe kishin marre,shkojne se bashku tek shtepia e kepucarit i marrin nusen duke i thene se ju nuk jeni i denje per te marre vajzen tone.Me kenge e valle per aktin heroik qe kryen largohen nga kampi i Gradishtit. Vajzen qe ishte bere gati per tu bere nuse e dergojne ne nje fshat ku ishte e motra e martuar.Kepucari nuk u kthye me ne Gjaze ndersa ajo u martua mbas disa vitesh duke krijuar nje familje tjeter.

Pushkatimi i Qenit ..Nga Kujtim Cekani.

a2

Pushkatimi I QENIT..
Per Zërin e Amerikës

Çdo mëngjes..
Me një Batanije mbulonim Dritaren..
Në fakt..Gjithë Natën..
Sepse nga të ftohtë na mbronte..
Se era fishkellente..
E bashkë me erën Edhe Valët..
Ngriheshim..
Si një Sahat në 04:30 ..
Mes shpresës edhe Frikës ..
Çdo ditë..dhe radion Ne e Ndiznim..
Për ZËRIN E AMERIKËS..
Çdo ditë ì njëjti orare..
Me frikë shikonim Jashtë..
Nga dritarja nga një e çarë.
Dhe një ditë Vendosem..
Që një Qen te kishim ..
Që te qetë Në mëngjes..
Për te dëgjuar Shpresën..
Shumë ì vinin vërdallë Shtepise..
Ata ishin 1200.aa
Por kur Ngriheshim të dëgjonim Zërin..
Shtëpia nuk kishte Drita..
Dhe Balua..Qeni qe morëm..
Detyrën mirë e bënte..
Nuk linte me Ai Spiunet ..Se Balua i urrente..
Dhe shpejt u mblodh Sigurimi ..Partia..
Dhe Shpejt u muar vendimi..
Nuk kishte burg as internim ..
Por vetëm pushkatimi..
Dhe erdhën Xhelatët e Kuq..
Un isha veç 10 vjeç..
Dhe Balon..nga dora ma morën..
Si mos o Zot me Keq..
Dhe ulëriti qava ..
Dhe Balon e pushtova..
Por ish e kotë o Miq të mi ..
Nga vdekja se Shpëtova..
Ata..Ma pushkatuan..Balon Tim ..
Dhe Filloj prap Havzi..
Na dhanë urdhër të hiqnim.batanijen ..
Dhe të vihesh Plasmasi…
Dhe për çdo natë Spiunet e qelbur ..
Na rrinin rreth shtëpisë..
Por prap Zërin e Amerikës e dëgjonim..
Nga poshtë Batanise…
Dhe Un kokën me Batanije mbuloja..
Si një fëmijë prej Frikës..
Me vone kur u rrita un Kuptova ..
Që Balon Tim ma pushkatuan ..
Për ZËRIN E AMERIKËS…

P.S..Ai që është nga Polisi e di shumë mirë që kjo është një histori e vërtetë..

Kujtim Cekani….

U kthye prap Kulaku..Nga Kujtim Cekani.

FB_IMG_1454617332882

Sa larg paskam ikur
sa shumë vite paskan kaluar…

Dhe ja, një ditë vendosa të kthehem
aty ku të shumtët më urryen..
aty ku askush një fjalë s’ma fliste
ku gjithnjë egër më panë si armik
ku bukën ma jepnin me listë
po ndoshte që s’më jepnin aspak..
unë, as duhej të haja:
Normal, për ta e krejt botën
Isha thjesht një: Kulak!

Dhe zbrita një ditë prej qiejsh,
te fshati im plot ankth!
Ç’të bëja… ç’t’ju thosha..
Ti pyesja si janë?! Çfarë bëjnë?!
Si ja kalojnë? A t’i përshëndesja vallë!?
Atyre që kurrë s’më kishin folur!
Çfarë t’u thoshja për Botën e Madhe..
dhe kohën e tyre që fund kish marrë!?
Imagjinoja ngërdheshjet e tyre
Kur në rrugë të shkëmbeheshim,
Mendoja përshëndetjen time…
përplasur me heshtjen e tyre…
Pastaj… nënzë një kurm tinzar:
me të cilin qeshë mësuar: Kulak!
Dhe të sharat e tyre mbas shpine
gjithnjë mbas shpine
se përballë kokën e ulnin,
s’kishin guxim kurrë përballë…

Dhe sa më shumë afrohesha ..
Aq më shumë mendoja çdo ndodhte vallë!!
O Zot… Si duhej të sillesha,
me atë që në burg desh me shpuri,
po me atë tjetrën që më linte të prisja
e s’di sa herë pa bukë më kish lënë?!
Po atij që para popullit me ngriti,
dhe atij tjetrit që në emër të partisë më fyeu
ç’ti thoja atij që hekurat m’i vuri
e me duart lidhur më mbajti orë të tëra..
po atij që më dënonte “Në emër të popullit”
e atij tjetrit që kurrë s’më foli?!
Po atij… dhe atij… dhe plot të tjerëve?!

O Zot, edhe për gurët malli më kish marrë,
sa fjalë me ta kisha këmbyer!
I kisha të mitë, ma kishin mbajtur fjalën
me orë të tëra me ta kisha biseduar
kurrë s’më urryen,
kurrë s’më kishin quajtur: Armik!
As gurët, as drurët…
Me qindra herë më kishin thënë..
Ik Kujtim… Ik! Ik!
Ik nga këta njerëz të ligë..
Ik, se veç njerëz këta s’janë.
Ik, është jeta që ty të thërret..
Ik Kujtim, që gjesh njerëz, të gjesh miq!
Miq që të thonë Mirëmëngjes..
që dorën ta shtrëngojnë me nderim,
Ik Kujtim, mos kij frikë,
më thoshnin gurët dhe drurët
edhe kodrat… dhe qielli… dhe Hëna..
Ik… me thoshnin zogjtë
që më këndonin brenda…

Sa shumë më patën folur rrugët me gurë,
po njerzit kurrë… Ah, ata njerëz kurrë!
Memecë ishin, veç dy fjalë dinin mirë:
Ti je kulak! Ti je armik!
Kur gjithçka rrotull… më thoshte:
Ik Kujtim, Kujtim veç ik!

I mbytur në këto mendime ..
ecja drejt vendlindjes sime…
Dhe afrohesha, e afrohesha!
derisa gurët më panë…
dhe drurët me mallë qanë
S’kishin lëvizur aspak,
ishin aty si njerëz të gjallë!
derisa ballë përballë
ndesha një nga ata
që gjithë jetën mbas shpine
më kish ulërirë: Kulak! Kulak!
Ndalova… E përshëndeta,
e pashë drejt e në sy..
Më pa… u përdrodh
Oooo… Ti je, për pak s’të njoha,
e dhëmbët jashtë i nxorri
qeshi, a bëri sikur qeshi, s’e di.
Po ku je moreee? – e vazhdimi në grykë i mbeti
me gojën hapur gjer tek veshi
U skuqa, u drodha, ç’ti thoshja
Më gumëzhinin veshët..
më kish ikur goja…

U nisa, për atje ku vetëm shpirti im e di!
Kur nga mbas dëgjoj një zë plaku!!
U kthye… U kthye prap Kulaku!
Atë çast ndala, te gurët e fëmijërisë..
sa fort i përqafova, sa përmallim…
Ju dua ju o gurë të vendit tim.
Dhe i përlotur vazhdova,
në ikjet e mia pakthim…

Gjyshi Im .Shqipëria të mban në Gji….Nga Kujtim Cekani.

 

FB_IMG_1460383587488
Gjyshi Im Ali Cekani ..ish Kr i Ballit Kombëtar për Polisin ..Vdekur në burgun e vjetër te Tiranes .pa një varr.

Gjyshi Im..Shqipëria të mban në Gji..

Në fakt duhet ta them ..
Duhet që emrat tua përmend.
Je gjaku im..
Njerzit e mi..
Nga Ti i kam rrënjët..
Nga ata kam mësuar
Shpesh shikoj profile me Gjyshërit..
Po un Gjyshit as varrin nuk ja di ..
Ai ishte Fisnik ..
Se Fisnikesh këta i zhduken..
Ai ishte me tradita ..
Ai ishte ì gjatë..me një fytyrë që lëshonte dritë..
Se gjyshërit ashtu jan ..
Të gjithë gjyshërit..Jo vetëm të Mite..
Gjyshërit që donin të kishin Atdhe..
Gjyshërit që nuk ju binte fjalë përdhe..
Gjyshër që kishin themeluar fshatra..
Që kishin bere trageti e pasuri ..
Që kishin Parë Stamboll e Shqipëri..
Gjyshër që kishin libra ..dinin të flisnin edhe gjuhë të huaj ..
E për kët duhet të ishin armiq patjetër..
Gjyshër që kishin mbledh pasuri..në moneta e letër..
Gjyshër që ishin krenarë se kishin Atdhe..
Që shkonin kastile në qytete të tjera ..
Që të takonin Gjyshër të tjerë..
Dhe udhëtonin me dit te tera mbi kuaj ..
Sepse e donin miqësinë..
Gjyshërit tanë me Kesulen e tyre te bardhë..
Që kur atdheu ua kërkojë..
I ngjiten Plisit edhe Shqiponjë..
Ahhh Gjysh…
E deshte Ti Atdheun tënd..
Nuk ke Një varr ..që të vij te te them dy fjalë..
Nuk dimë si Vdiqe..
Nuk dimë ç’të bënë..
Nuk dimë se një pikë ujë kriminelet të dhanë..
Ahhh Gjysh..Baba..Gjaku im ..
Na fal qe askush në fundin e jetes nuk tu gjind pranë..
Cfar ka menduar ..Fëmijët..nipin e vogël që sapo kishte lindur..
Cfar dëshirë ke patur….
Ke qene Burre..se kështu tregojnë te gjithe..
Se ata burra e vërtetë ì vranë..
Ke qen Burre..
Dhe kur ke pas në dorë..
Ke shpëtuar edhe Kriminele..
Si persh..Atë Shuteriqin nga Elbasani .e sa e sa te tjere..
I shpëtove Gjysh..Se nenat e tyre po qanin.
Por kur ty Gjyshi Im në burg të Mbyllen
Shuteriqat..Deklaruan që Ty nuk te njihnin..
Ah Gjyshi im ì Mirë..me Zemër të Madhe..
Ta Dishe Ti..Se mbas vdekjes tende te gjithë u mbuluam në halle..
Po ç’rëndësi ka..Në jemi këtu..
E nga Ti ..Kemi veç një Foto..
Se kriminelet As ku të varrosen nuk na treguan ..
Po Ti je Atje…
Dhe patjetër kur të takohemi do të na tregosh ..Për varrin tënd ku e ke..
Fëmijët e Tu..Disa tek Ty Janë..
Patjetër Gjyshi im Që ma ke takuar Babanë..
Erdhi Tek Burgu me ditë të tëra tek dera të priti ..
Qau ulëriti shqeu thonjtë me dhëmbë..Të Thirri Bërtiti..
Ishte ì ri Babai im ..
Deshte të takonte.por Ata nuk e Lanë..
Dhe kur nuk ishe me ..Ata prap nuk i treguan .
Ahhh Gjyshi im i mirë..
Cfar ndolli me trupin tënd..
Shqipëria të mban në Gji.. Nuk dihet se Ku..
Por Tani Ti Je Atje ..me djalin tënd..
Dhe ne jemi akoma këtu..
Ketu ..
Ketu ku plot… Me varre pa emra është akoma Ky Vend…
Dhe Un Kur eci dhe në çdo vend këmbën Ve..
me duket sir dëgjoj Zëra..Renkime..
Dhe vazhdon e Rëndon akoma ….
Shqipëria IME…

K. CEKANI…

Tmerret e Internimit ..Porto Palermo..nga Simon Mirakaj..

FB_IMG_1461171488890

Porto Palermo 1949 -1950.

Kampi i Porto Palermos gjendej mes te Himares dhe Qeparose, thone se keshtjella ishte e ndertuar qe ne kohen e bizantit ,ne muret e saj gjendeshin mbishkrime ne gjuhen bizantine.Ministria e Brendeshme ne marrveshje me degen e punve te brendeshme te Tepelenes vendosen transferimin e disa familjeve nga kampi i Tepelenes per ne kalane e Porto Palermos. Familjet qe u transferuan kujton Vasil Kokali , nje nga pjestaret e atij kampi, ishin Gjonmarkagjonet,nje pjese e familjes Mirakaj, Gjina,Mojsi e Lek Mirakaj,familja e Fiqiri Dines,familja e Hysni Demes,familja e Preng Previzit,Cen Elezit,familja e Muharrem Bajraktarit,familja e Nush Topallit,Sinajt e Golet e Dibres,edhe disa familje kulakesh nga Devolli. Aty sollen edhe disa beqare si Shpend Sherifin,Xhevit Matjanin qe nuk I kishte mbushur 10 vjet,Haziz Kurjani,Kujtim Velmishi,Avni Agolli,Vasil Kokali, Sabri Derguti,Nue e Mark Doshi,Bajram Xhafa . Qellimi i ministrise te brendeshme ishte copezimi i familjeve, tregon sot 92 vjecari Vasil Kokali,dy vellezrit e mi njeri 14 e tjetri 15 vjec i lashe ne kampin e Krujes,nena me motren ne kampin e Valijasit,une erdha ne Porto Palermo nga kampi i Lozhanit.Para se te shkonim ne Lozhan kemi qendruar 17 dite ne Godovjat te Gramshit pa strehe flinim perjashta te shoqeruar per dite nga nje shi i holle. Nga Godovjati u arratisen 9 vete 6 kaluan kufirin,nje u vra, nje u plagos e nje u kap i gjalle. Ne 7 Maj te vitit 1949 te shoqeruar nga forca te shumta ushtrie nisemi nga Godovjati ne kembe te ngarkuar me rraqet tona per ne Lozhan,rruga zgjati tre dite,nga uria rruges kemi ngrene gjethe hardhie te egra.Ne Lozhan filluam punen mjaft te rende,hapje rruge e cila do lidhte Gramshin me Maliqin,kush nuk realizonte normen e fusnin per ndeshkim ne ujin e lumit Devoll,ne kamp ishin dhe 80 Came te cilet kishin refuzuar ti bashkoheshin forcave te partise komuniste Greke AMIT per te luftuar kundra monarko-fashisteve Greke, tregon Vasili.Ne kamp ne Porto Palermo sollen dhe ata qe dolen nga burgu si Viktor Dosti,Fatbardh Kupi,Alush Dizdari,Isuf e Imer Keqi. Gjendja ne kamp ishte e jashtzakonisht e rende kujton Vasili,na jepnin 400gr.buke thekre e per gjelle leng groshe se kokrrat e groshes nuk dukeshin gjekundi ,buka gatuhej ne kala. Nje dite thote Vasili i thashe Dedes qe bente buken: o Dede si nuk te pashe nje here me i la govatat e bukes,pasha zoten tha Deda : ma mire se i lajne mijte skisha mujte une me i la,uji ishte i kripur e me krimba,ne kala kishte mungese drite , ishte erresire, nuk kishte dritare , dritaret ishin te vogla si kafaze pellumbash ku mezi hynte rrezja e diellit ,per te fjetur shtriheshim mbi rrasa guri.Per gjendjen e rende ne kamp eshte shprehur edhe kapter Ahmeti nga Kuci,qe kishte ardhe me transferim nga burgu i Gjirokastres ku kishte qene krye gardjan, burgut te Gjirokastres i ka dale nami : thoshte ai, por ketu qenka per te qare hallin.Nese do kishte zgjatur shume jeta jone ne kete kamp, as nje nuk do dilte gjalle prej tij.Brenda vitit erdhen tre inxhinjer, dy shqiptare e nje Italian i quajtur Ugo per te pare kampin ku jetonim,Shqiptaret e miratuan qendrimin tone aty,ndersa Italiani kembnguli duke thene se ky eshte i pa banushem jo vetem per njerzit por ketu nuk mund te jetojne as kafshet. Nje pjese e shokeve tane ecnin kemba doras si Mark Doshi e Nue Doshi prej mungeses se drites ne kala.
Ne dhjetor te 1950 na kthejne ne kampin e Tepelenes thote Vasili.Doktor LLuka pa qe gjendja e tyre ishte e rende kishin rrezik verbimi dhe i dha urdher komandes se kampit Tepelenes qe ti lejonin per te shkuar ne bacen e policise qe ishte jashte kampit e te hanin qepe , mbasi bene kuren per aq kohe sa ju tha doktori, atyre ju kthye normaliteti.

U Kthye prap Kulaku…Kujtim Cekani…

FB_IMG_1454617332882

Sa larg un ika
dhe sa shumë vite kaluan .
Një ditë unë ktheva
aty ku më urryen..
aty ku askush nuk më fliste
ku më shikonin si armik
aty ku bukën ma jepnin me listë
apo dhe sme jepnin aspak..
sepse s’duhet të haja..
normal sepse isha kulak..
Një ditë u ktheva ..
gjithë ankth ..
ç’të bëja..ctju thosha..
Si je ..Cfar bën..Si e Kalon..
Si ti përshëndesja..
Këta qe kurrë sme kishin folur..
Cfar tu Thosha..
për kohën e Tyre që kishte ngordhur..
Imagjinoja ngerdheshjet e Tyre ..
Kur ne rruge shkëmbeheshin..
Përshëndetjen Time..
dhe heshtjen e Tyre ..
pastaj ..Një Zë”.. “Kulak..
Por un isha mësuar..
mbas shpine të sharat e tyre ..
Mbas shpine ..
Se përballë Kokën e ulnin..
Nuk kishin guximin ballë për ballë..
Dhe sa më shumë afrohesha ..
Po mendohesha çdo të ndodhte Vallë..
O Zot ..Si do të veproja ..
Me atë që ne burg desh me shpuri..
Me atë tjetrën..
që s’di sa herë pa buke me la ..
ma atë tjetrin..qe para popullit me ngriti ..
me atë tjetrin..qe ne emër te partise ..
me atë tjetrin që Hekurat mi vuri..
që më mbajti duart lidhur me orë të tëra..
me atë tjetrin që më dënoi në emër të popullit
me atë tjetrin që kurrë nuk më foli..
e atë ..e atë..
O Zot ..Guret ..Sa më kish marrë malli..
Sa fjalë me ta kisha këmbyer..
I kisha të mite ..
me ore te tera me ta kisha biseduar .
Nuk më urrenin ..
sme kishin thënë kurrë armik ..
As drurët..
Me qindra herë më kishin thënë..
Ik Kujtim Ik..
ik nga këta njerëz..
ik se këta veç njerëz nuk jan .
ik se jeta ty te thërret..
ik Kujtim që gjesh njerëz që të bisedosh..
që të thonë Mirëmëngjes..
që të shtrëngojnë dorën
ik kujtim me thoshnin edhe guret ..
dhe kodrat ..dhe qielli..dhe Hëna..
Ik..me thoshnin zogjtë..
Sa shumë..pata biseduar me rrugët me gurë..
po kurrë më njerzit kurrë..
Memece ishin ..vec dy fjale ata ..dinin.
Kulak ..Armik ..
Dhe ..çdo gjë që më rrethonte ..me thoshte ..
Ik Kujtim Ik..
Me gjith këto mendime ..
afrohesha ..e afrohesha ..
aty tek vendlindja ime ..
dhe guret me panë..nuk kishin lëvizur aspak ..
dhe …
ball për balle me një nga ata që gjithmonë mbas shpine ..
me ulërinte..Kulak..
Ndalova ..e përshëndeta..
e pashë drejt në Sy..
Me pa ..oooo..për pak nuk te njoha un Ty..
dhëmbët jasht i nxori ..Qeshi..bëri sikur Qeshi.
po ku je more ..
dhe gojën hapi der tek veshi ..
un u skuqa..nuk dija cti thoja..
me gumezhinin veshët..
me iku goja..
U nisa..
nga mbrapa dëgjova një zë plaku..
U Kthye prap Ky Kulaku..
Atë çast u ndala..Tek guri i fëmijërisë..
dhe fort e përqafova…
Të dua guri ì vendlindjes Time ..
Dhe ì perlotur rrugën Time Vazhdova..

Arenc Berati Duhet të Ringrejë PD e Beratit ..??..Nisin Lëvizjet ..Ish Kr i PD Berat Takon Berishën…

FB_IMG_1461333175592.jpg

Miq te dashur, sot pata nje takim miqesor me liderin historik dhe te pazevendesueshem te PD-se, Prof. Dr. Sali Berisha. Energjia pozitive qe ai percjell ne cdo takim ka qene mbreselenese! Qellimi i vizites ishte informim dhe shkembim te ideve per te ardhmen dhe fitoren e PD .Pakenaqesia ne rritje e te gjithe popullit pa dallim perkatesie partiake si dhe shtyllat kryesore ku do te mbeshtetet PD-ja per qeverisjen e ardhshme eshte e afert . Ju them me bindje miq te dashur qe fitorja jone eshte me e afert se ç’mendoni. Shpresa e shqiptareve per dalje nga kjo krize vlerash, rrenimi ekonomik, shthurja totale e rendit, qe eshte perhapur ne çdo qelize si nje kancer i vertete do te behet realitet se shpejti. Fjalia e tij e fundit ishte per te gjithe demokrat , ” te bashkuar drejt fitores “

Ujqërit e vjetër me lëkurë “Delesh”.nga Xhafer Sadiku ..

Ujku-per-ujkun-eshte-njeri-620x350

SISTEM I RI ME “ELITE” TE VJETER

Që të analizosh me hollësi periudhën e regjimit komunist duhen vëllime të tëra, por një gjë duhet thënë pa frikë se gabon: letërsia dhe arti i realizmit socialist ka patur rol shumë të rëndësishëm në historinë e regjimit. Krijimtaria, nga ajo poetike tek romanet, nga këngët e muzikës së lehtë tek krijimtaria popullore, nga dokumentarët tek filmat artistikë, përshkruheshin nga dashuria për Partinë e kreun e regjimit dhe urrejtja për “armikun e klasës”. Elita komuniste në fushën e letërsisë dhe arteve, realizoi projektin madhor të Partisë, krijimin e njeriut të ri.

• Ndryshimet politike dhe boshllëku i krijuar

Me ndryshimet politike të fillimviteve 1990, letërsia dhe arti i realizmit socialist pësuan krizë të thellë, si në asnjë vend tjetër ish komunist. Me ndonjë përjashtim të rrallë, veprat e realizmit socialist “dolën” jashtë qarkullimit, autorët mbeten pa vepra, ndërsa emri i shumicës së tyre u harrua. Të njëjtin fat pësoi edhe krijimtaria popullore, pasiqë shumica e këngëve i kushtoheshin Patisë dhe diktatorit. U deshën disa vite që tregu dhe vecanërisht ai muzikor, të plotësonte kërkesat nga tregjet fqinj, por edhe nga ato më të largëtat. Me kalimin e viteve, u dukën prurjet cilësore të autorëve të rinj, në mënyrë të veçantë të atyre me banim jashtë atdheut.

• Paaftësia për të konkuruar

Paaftësia e autorëve të realizmit socialist për të prodhuar vepra artistike në kushtet e konkurencës së lirë, bëri që dora dorës të integroheshin mirë në politikë, duke kërkuar e gjetur padronë të rinj. Herë në pushtet e herë në opozitë, ata ja dolën të vinin nën kontroll institucionet kulturore, rrjetin e botimeve, sistemin e vlerësimeve dhe vendosën kontrollin mbi zhvillimet letraro-artistike duke imponuar vullnetin e tyre.
Duke pasur në dorë shuma kolosale për realizimin e këtij qëllimi, ata ia kanë dalë të himnizojnë krijuesit e realizmit socialist duke ruajtur me fanatizëm hierarkinë e tyre, madje duke i ngritur dishepujt e diktatorit në statusin e “gjeniut” dhe “patriarkut”. Krijimtaria mediokre do të ishte zhdukur me kohë sikur të mos mbahej në treg nga propaganda politike dhe mediatike, duke u përfshirë në tekstet shkollore në të gjitha nivelet. Krijimtaria mediokre ka prodhuar edhe inteligjencë mediokre.
Krijuesit e realizmit socialist ja kanë dalë të mbajnë larg kontributin e krijuesve të rinj, veçanërish atyre të diaspores, të cilët kanë dëshmuar se janë të sukseshëm në Perëndim.

• Nga lufta e klasave tek lufta me mullinjtë e erës

Duke patur pozita të privilegjuara dhe mbështetjen e padronëve të rinj, krijuesit e realizmit socialist, duke mos i dhënë asgjë popullit këto 25 vjet, e kanë çvendosur konfliktin nga lufta e klasave tek ajo që mund ta quajmë lufta me mullinjtë e erës. Kështu, ndonëse jetojmë në një botë të hapur, ata propagandojnë vendosjen e kufijve kulturorë. Kulturën e popujve të tjerë, veçanërisht atë të popujve të Lindjes dhe sidomos të atyre me besim mysliman e quajnë antikulturë. Telenovelat e huaja që mbushin boshllëkun e krijuar nga paaftësia e krijuesve të vendit e quajnë agresion kulturor, madje nxisin konfliktin politik dhe kombëtar me fqinjët, për tu dukur si patriotë.
Sulmi i tyre është i egër kundër islamit. Njohës të përkryer të luftës së klasave, ata e dinë mirë se besimtarët janë kryesisht të djathtë dhe besimtarë myslimanë veçanërisht nga radhët e të persekutuarëve.
Nxitës të luftës së klasave dje dhe të konflikteve fetare sot, elita kulturore e socializmit përbën rrezikun kombëtar dhe si e tillë duhet përbuzur edhe kur “nishanët” u kanë dhënë “nishane” nga “nderi” i kombit.
Atyre duhet tu ngrihet përmendorja e nastardinit dhe don kishotit.

Kampi i Bënçes Tepelene.Kampi i Vdekjes.

FB_IMG_1461171488890.jpg
Simon  Mirakaj. 

Kampi i Tepelenes,Kampi cfarosjes.
Mbas prishjes me Jugosllavine vjen edhe transferimi i te internuarve qe gjendeshin ne Berat , Kucove,Kruje , per ne Tepelene.Fillimisht na dergojne ne Turan e Veliqot te Tepelenes,na strehojne ne stanet e dhive,ku te mbysnin pleshtat e pislliku.Mbas nje kohe te shkurter shume femije humben jeten nga mungesa e ushqimit si dhe nga kushtet cnjerzore ne stanet e bagetive.Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Kampi perbehej nga disa gazerma te cilat ishin ndertuar nga Italianet ne luften Italo- Greke.Ne njeren gazerme kishin mbetur vetem muret pa cati, aty na lanin nenat ne vere e dimer .Akoma i mbaj mend te qarat tona nga te ftohtit . Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq.Kampi Ishte i rrethuar me tela me gjemba,jashte rrethimit ishte komanda e policise, komandant kampi ishte toger Haki Pogace, mbas toger Hakiut erdhi toger Ahmeti,marshall Tomi,aspirant Syrjai dhe kapterri apo tmerri kampit kapterr Selfo. Brenda kampit ishte infermeria dhe furra e bukes,jashta telave ishte bacja e policise.Buka ishte 600gr per ata qe punonin dhe 400 gr per te pa punet ,gjella ndahej nga kazanet qe kishin here groshe qe duhej mikroskop per te gjetur ndonje kokerr dhe bollgur me krimba. Ishte lumturi kur motrat tona Lajdja,Klorja na sillnin gorrica , manaferra qe i mblidhnin rruges kur ketheheshin nga puna, apo ndonje gavete me hirre qe ja falnin nga baxhot fshataret Tepelenas. .Ato punonin duke pre dru ne mal per policine e kampit dhe per degen e puneve te brendeshme te Tepelenes,nga nje here i dergonin ne Turan per te mbajtur pleh ne kurriz per bahcen e komandes se policies se kampit.Motrat bashke me gruan e xhaxhait Gjinen i ndane nga ne i nisen ne fabriken e tullave ne Valijas, kur ato nuk i kishin mbushur akoma 15 vjec.Gazerma kishte nje sobe dhe njerzit shtyheshin me njeri tjetrin per te pjekur lendet e dushkut qe ishin ushqim per derra,uria ishte e pranishme tek te rriturit tek femijet te cilet bertisnin naten dua buk o nane. Ajo qe e bene me te temerrshem kete kamp eshte se ne oborrin e saj afersisht prej dy hektaresh gjindeshin predhat e luftes Italo-Greke dhe i detyronin femijet per ti mbledhe e i stivonin si turre drush,kishte raste kur nenat per te zier rrobat ,ndiznin zjarrin e vendosnin kazanin icili shperthente nga mina poshte duke marre me vete dhe femijet qe ishin afer per tu ngrohur. Policia sic thashe me lart kishte bacen ku mbillnin zarzavate ,bostan etj,bacen e punonin te internuarit por frutet i hanin ata, ne vere ne kohen e pjekjes se bostanit ata i kepusnin dhe uleshin per te ngrene,femijet shtrinin duart mes telave duke shpresuar si femije do perfitonin ndonje cope bostan, por ata jo vetem qe nuk i jepnin por dhe lekurat i gerryenin mire e pastaj i hidhnin femijeve,ata kenaqeshin e qeshnin kur shikonin femijet qe turreshin per te kapur lekurat e bostanit te hedhura prej tyre.Dy femije jo me shume se 9 vjec Liman Koleci e Zef Mirakaj nga uria kaluan rrethimin e telave e u turren murrizave per te mbledhur ca kokrra te kuqe qe leshonin ato per ti ngrene,kur po beheshin gati per te hyre ne kamp, i shikon kapterri i kap dhe i lidh per shtylle jashte telave afer cezmes.I mbajten te lidhur gjithe naten per shtylle edhe pse nuk pushonin se qari, ne pra nena e Zefit motrat e nena ime qendronim brenda telave duke i thene mos u frikeso se ja ku jemi,ai qante se thoshte po me ha shtriga,shihte ender ndersa flinte ashtu I lidhur dhe era e perplaste ujet e cezmes ne ftyren e tij ku zgjohej perseri .Cdo dite kishte vdekje femijsh apo pleqsh,ne kamp kane vdekur 400 femije,por ne si kemi dale gjalle nga ky kamp as une nuk e di! Tre here u levizen varret ,dhe sot ato nuk gjenden me se heren e fundit i vendosen ne buze te lumit Bence,icili dimrit vershonte duke marre cdo gje perpara!Kampi i Tepelenes u mbyll ne vitin 1954 dhe te gjithe te internuarit u shperndane ne kampe te ndryshme te Lushnjes si Saver,Plug,Rrapez ,Cerme,Gradishte,Grabjan,Gjaze. Ne keto kampe u be dhe bashkimi familjar me motrat dhe pjesen e ndare qe ishin derguar ne fabriken e tullave ne Valijas te Tiranes.