Lotet e Kokodrilit per Heronjtë e 2 Prillit. .Nga Agim Abdyli..

FB_IMG_1459700550907

Shkodra përkujtoi dje me nderime e respekt 4 djemtë e vet dëshmorë të demokracisë, të vrarë pabesisht nga plumbat e snajperave bolshevikë të Ramiz Alisë.
Po dje, ish-ministri i atëhershëm i brendshëm, urdhër-dhënësi i këtyre vrasjeve, krimineli fashist Gramoz Ruçi, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të PS-së dhe sekretar i përgjithshëm i saj, me siguri që drekonte diku nëpër Tiranë, duke skërmitur dhëmbët prej qeni apo duke u jargavitur në ekstazën e triumfit mbi drejtësinë, i rrethuar nga kriminelët e rinj komunistë e mafiozë Edi Rama me shokë.
Po dje, drejtues të PD-së dhe të së djathtës, nga Tirana, vrapuan kush e kush të arrijë në Shkodër i pari, që, si në një garë se kush do e vendoste i pari tufën përkujtimore të luleve, … , siç bëjnë prej 25 vjetësh!
Pthuuu! Demokraci e flligësht qenefesh!
Pthuuu! Rracë cinike hijenash e thithlopash!
Lëreni Shkodrën rehat në shenjtërinë e vet! Kuptojeni se Shkodra i urren edhe komunistët, edhe mashtruesit!
Doni të nderoni kujtimin e dëshmorëve shkodranë të demokracisë?
Qëndroni të paktën atje në Tiranën e kuqe dhe çlirojeni drejtësinë nga vetja juaj dhe nga çizmet e vjetra e të reja komuniste, dhe krijojani kushtet e pavarura për të vënë pas hekurave kriminelët vrasës të kallëpit të Gramoz Ruçit.
Duhet ta kishit mësuar tashmë se, si askund tjetër, djemtë dhe vajzat e Shkodër loces, lindin e rriten në mes lulesh, të cilat kurrë nuk ju mungojnë.
Atyre u ka munguar historikisht liria dhe drejtësia!
Katër Dëshmorëve të demokracisë, çojuni një tufë liri-demokracie të munguar, jo tufa mashtruese lulesh!
Që të mos vijë dita, që tufat e luleve t’ja vendosim tek “varri” i Shqipërisë së “vdekur”, çojini ato tufa lulesh e vendosini tek varri i drejtësisë së vrarë nga “snajperistët” e Ruçit dhe komunistëve të tjerë, të vjetër e të rinj!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s