Në shënjestër ish Kulaket ..Kërcënohet me Burg ish Kr i PD Berat..Arenc Berati.

As shushunjat komuniste dhe as hienat e katapultuara ne PD nuk e njollosin dot reputacionin tim

Te dashur miq,

Para 3 ditesh, ne nje faqe interneti u publikua nje shkrim ku permendej emri im si i perfshire ne nje hetim per korrupsion nga prokuroria, para 3 viteve, dhe madje aludohej se une paskam shpetuar pa lagur per shkak te perfshirjes sime ne PD.

Fillimisht mendova ta injoroj kete shkrim pasi dashakeqes, mashtrues, dallaverexhinj dhe servila ka me shumice. Tu pergjigjesh atyre eshte humbje kohe dhe ulje ne nivelin e tyre mendova. Por per respekt te shume miqeve dhe bashkeqytetareve te mi qe dizinformohen cdo dite nga tymnaja shpifjesh, qe ma kerkuan vendosa te bej kete sqarim pubilk.

Se pari, dua te sqaroj se une nuk kam qene asnjehere te vetme ne jeten time i akuzuar nga prokuroria, lere me te arrestohesha dhe te viheshin prangat sic sugjeron indirekt artikulli ne fjale.Prangat i kemi pasur trashegim nga rregjimi komunist ku ne ate kohe benin prokurorin dhe gjykatesin per familjen tone , c ka po perpiqen ta bejne dhe sot me metoda te ndryshme , por qe nga menyra nuk i ndajne nga spiunet e sigurimit te shtetit te asaj kohe . Gjate ushtrimit te profesionit tim si avokatit dhe detyrave politike qe kam mbajtur keto 20 vjet, kam pare e degjuar shume. Madje jam perballur edhe me pare me baltosje politike nga krahu i kundert politik, me sakte komunistet dhe klanet e tyre. Ne nje fare menyre, sic thote dhe populli, me ka zene lekura kallo nga sulmet politike dhe s’me bejne me pershtypje. Ajo qe eshte per te ardhur keq kete here eshte qe baltosja qe tentohet te me behet vjen duke u sponsorizuar nga vete dyert e PD-se se Beratit, partia ku une kam aderuar dhe aderoj duke kontribuar per vite te tera! Por pse pikerisht nga dega e PD-se se Beratit?! Pergjigja eshte e thjeshte. Aty kane hyre njerez pa asnje pike kontributi dhe paaftesine e tyre duan ta rekuperojne me servilizem ndaj eproreve te tyre per te fituar sado pak kredi ne parti. Kritikave te mia te sinqerta kundrejt disa eksponenteve te larte te PD-se qe e kane shkaterruar PD-ne, servilet e tyre i kunderpergjigjen me sulme politike.

Dua t’ia bej te qarte baltuesve se kurre nuk kane per t’ja arritur te me mbyllin gojen apo te shtypin mendimin tim te lire. Gjithashtu, i bej te qarte se nga perfshirja ime ne PD nuk kam pasur asnje perfitim te vetem personal apo familjar. Ne te kundert kam kontribuar shume duke e forcuar ate parti. Forcimi i PD-se nuk ka qene qellim ne vetvete , por mjeti nepermjet te cilit jam perpjekur te rris mireqenien e bashkeqytetareve te mi.

Sinqerisht,
Arenc Berati

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s