INTERNIMI I PARE 1945 .NGA SIMON MIRAKAJ.

images (4)

Internimi i pare 1945
Kjo rruge e gjate e mundimeshme nisi ne 17 korrik te 1945 dhe perfundoi ne 4 Korrik te 1989.
Nuk e kisha mbushur muajin kur makina e mbushur me ushtare te mbrojtjes u gjenden para burgut ne Shkoder ku ishin disa familje si Mirakajt,Xhina me dy femijet Mojsin e Leken,Cuba me tre femijet,Kloren,Katrinen e Zefin,Kunia me tre femijet,Lajden,Sokolin e Simonin,Luciame dy femijet,Bibin e Lelen. Lena Mirakaj Luli me dy vajzat,Klaren e Belen,familja Markagjoni,familja e Nik Sokolit,familja Destanishta , familja e Llesh Marashit, etj. Na nisen per ne internim ,mbase nje rrugetimi te gjate e te lodhshem mberritem ne Berat. Na shkarkuan buze lumit Osum tregon motra e cila sapo i kishte mbushur 9 vjec, aty kishin mbrritur dhe familje te tjera nga rrethe te ndryshme si Dinet, Kola,Dema,Bajraktari,Spahiu, Staravecka,Bicaku,Leshanaku,Kolgjini etj..Buze Lumit ndejtem dy dite nen mbikeqyrjen e ushtrise deri sa na sistemuan ne kala te Beratit ne shtepi qe ja u kishin marre tregtareve ,ishin shtepi te vjetra,por nuk na rrihte era apo shiu si buze lumit. Oficeri i deges se brendeshme te Beratit lajmeroi nenat tona qe nje here ne jave do paraqiteshin ne dege,megjithese ne kontrolloheshim cdo dite edhe nga njerzit e porositur prej tyre te cilet na treguan furren ku do merrnim buken,prej 600gr ne dite pa pagese.Ky ishte i vetmi ushqim,pra buke thate. Motra Klorja tregon se kur nenat shkonin nje here ne jave per tu paraqitur ne dege rriheshin nga kryetari i deges pa asnje shkak ,vetem si grate e armiqeve apo reaksionarve,u rrahen Marta Markagjoni,Lucie Mirakaj,Nine Destanishta,Gjina Mirakaj etj.Ne ishim armiq se ishim kundra diktatures komuniste,ne ishim armiq se donim lirine e demokracine e vendit. Clirimtaret tane sapo moren pushtetin filluan ndertimin e kampeve te internimit e burgjeve,duke i mbushur me njerez te pafajshem. Ne qytetin e 1000 dritareve, ne ate uri te tmerrshme na jane gjetur afer disa familje si: Haxhistaset,Salepet,Baballeku.Tok Baballeku vinte naten tregon motra, me sheqer ,vaj e ushqime te tjera, ku na thoshte :merrni e hani se po na i marrin komunistat,nese gjerat ndryshojne ju mund te mi paguani, nese situata nuk ndryshon ,i paci hallall,po keshtu benin dhe Haxhistaset. Familja Salepi kishte shume bageti e shume toka dhe naten na sillnin tenxheren me qumesht, djathe e gjalpe.Keto familje nuk na lane qe ne te semureshim nga mungesa e ushqimit. Mbas disa kohe tregon motra na cuan ne Kozare ne Kucove. Ne Kucove nenat tona punonin ne prashitje lule dielli nen mbikqyrjen e kapterrit famekeq Pandi Anastasi. Motra tregon se, ti ishe i vogel e nena jote te kishte shtrire ne krye te parceles ne nje hije, ti fillove duke qare, grate i thonin ; Kune shko se po te qan djali ,shko qetesoje ajo kishte frike nga kapterri qe rrinte si xhebrail ne krye.Shko moj grua i thone shoqet se te plasi djali nga te qaret. Me ne fund hedh shatin e vjen te me marre ne krahe, ne kete kohe turret me vrap kapterri katil dhe e godet me majen e kepuces sa fuqi qe kishte,nena rrexohet per toke duke te mbajtur fort mbas vetes qe ti mos te pesoje gje.Ate shenje te goditjes ajo e kishte gjate gjithe jetes. As nje here nuk arrita ta kuptoj barbarine e ketyre njerzve. Shpesh i beja pyetjen vetes, si eshte e mundur qe njeriu te behet kaq mizor,e te gjeje kenaqesi ne torturimin e njerzve te pa fajshem? Kafshet udhehiqen nga instikti,njeriu ka arsyen. Me arsyen ata u bene apo ja kaluan egersise shtazarake. Ndersa nenat tona kane qene heroina,ketu e kam fjalen per te gjitha nenat ,te cilat ecen ne kete rruge te gjate e te mundimeshme te mbuluar nga tmerri i padrejtesise,megjithate ato e perballuan me shume dinjitet e sakrifice..

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s