Kampi i Bënçes Tepelene.Kampi i Vdekjes.

FB_IMG_1461171488890.jpg
Simon  Mirakaj. 

Kampi i Tepelenes,Kampi cfarosjes.
Mbas prishjes me Jugosllavine vjen edhe transferimi i te internuarve qe gjendeshin ne Berat , Kucove,Kruje , per ne Tepelene.Fillimisht na dergojne ne Turan e Veliqot te Tepelenes,na strehojne ne stanet e dhive,ku te mbysnin pleshtat e pislliku.Mbas nje kohe te shkurter shume femije humben jeten nga mungesa e ushqimit si dhe nga kushtet cnjerzore ne stanet e bagetive.Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Kampi perbehej nga disa gazerma te cilat ishin ndertuar nga Italianet ne luften Italo- Greke.Ne njeren gazerme kishin mbetur vetem muret pa cati, aty na lanin nenat ne vere e dimer .Akoma i mbaj mend te qarat tona nga te ftohtit . Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq.Kampi Ishte i rrethuar me tela me gjemba,jashte rrethimit ishte komanda e policise, komandant kampi ishte toger Haki Pogace, mbas toger Hakiut erdhi toger Ahmeti,marshall Tomi,aspirant Syrjai dhe kapterri apo tmerri kampit kapterr Selfo. Brenda kampit ishte infermeria dhe furra e bukes,jashta telave ishte bacja e policise.Buka ishte 600gr per ata qe punonin dhe 400 gr per te pa punet ,gjella ndahej nga kazanet qe kishin here groshe qe duhej mikroskop per te gjetur ndonje kokerr dhe bollgur me krimba. Ishte lumturi kur motrat tona Lajdja,Klorja na sillnin gorrica , manaferra qe i mblidhnin rruges kur ketheheshin nga puna, apo ndonje gavete me hirre qe ja falnin nga baxhot fshataret Tepelenas. .Ato punonin duke pre dru ne mal per policine e kampit dhe per degen e puneve te brendeshme te Tepelenes,nga nje here i dergonin ne Turan per te mbajtur pleh ne kurriz per bahcen e komandes se policies se kampit.Motrat bashke me gruan e xhaxhait Gjinen i ndane nga ne i nisen ne fabriken e tullave ne Valijas, kur ato nuk i kishin mbushur akoma 15 vjec.Gazerma kishte nje sobe dhe njerzit shtyheshin me njeri tjetrin per te pjekur lendet e dushkut qe ishin ushqim per derra,uria ishte e pranishme tek te rriturit tek femijet te cilet bertisnin naten dua buk o nane. Ajo qe e bene me te temerrshem kete kamp eshte se ne oborrin e saj afersisht prej dy hektaresh gjindeshin predhat e luftes Italo-Greke dhe i detyronin femijet per ti mbledhe e i stivonin si turre drush,kishte raste kur nenat per te zier rrobat ,ndiznin zjarrin e vendosnin kazanin icili shperthente nga mina poshte duke marre me vete dhe femijet qe ishin afer per tu ngrohur. Policia sic thashe me lart kishte bacen ku mbillnin zarzavate ,bostan etj,bacen e punonin te internuarit por frutet i hanin ata, ne vere ne kohen e pjekjes se bostanit ata i kepusnin dhe uleshin per te ngrene,femijet shtrinin duart mes telave duke shpresuar si femije do perfitonin ndonje cope bostan, por ata jo vetem qe nuk i jepnin por dhe lekurat i gerryenin mire e pastaj i hidhnin femijeve,ata kenaqeshin e qeshnin kur shikonin femijet qe turreshin per te kapur lekurat e bostanit te hedhura prej tyre.Dy femije jo me shume se 9 vjec Liman Koleci e Zef Mirakaj nga uria kaluan rrethimin e telave e u turren murrizave per te mbledhur ca kokrra te kuqe qe leshonin ato per ti ngrene,kur po beheshin gati per te hyre ne kamp, i shikon kapterri i kap dhe i lidh per shtylle jashte telave afer cezmes.I mbajten te lidhur gjithe naten per shtylle edhe pse nuk pushonin se qari, ne pra nena e Zefit motrat e nena ime qendronim brenda telave duke i thene mos u frikeso se ja ku jemi,ai qante se thoshte po me ha shtriga,shihte ender ndersa flinte ashtu I lidhur dhe era e perplaste ujet e cezmes ne ftyren e tij ku zgjohej perseri .Cdo dite kishte vdekje femijsh apo pleqsh,ne kamp kane vdekur 400 femije,por ne si kemi dale gjalle nga ky kamp as une nuk e di! Tre here u levizen varret ,dhe sot ato nuk gjenden me se heren e fundit i vendosen ne buze te lumit Bence,icili dimrit vershonte duke marre cdo gje perpara!Kampi i Tepelenes u mbyll ne vitin 1954 dhe te gjithe te internuarit u shperndane ne kampe te ndryshme te Lushnjes si Saver,Plug,Rrapez ,Cerme,Gradishte,Grabjan,Gjaze. Ne keto kampe u be dhe bashkimi familjar me motrat dhe pjesen e ndare qe ishin derguar ne fabriken e tullave ne Valijas te Tiranes.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s