Ujqërit e vjetër me lëkurë “Delesh”.nga Xhafer Sadiku ..

Ujku-per-ujkun-eshte-njeri-620x350

SISTEM I RI ME “ELITE” TE VJETER

Që të analizosh me hollësi periudhën e regjimit komunist duhen vëllime të tëra, por një gjë duhet thënë pa frikë se gabon: letërsia dhe arti i realizmit socialist ka patur rol shumë të rëndësishëm në historinë e regjimit. Krijimtaria, nga ajo poetike tek romanet, nga këngët e muzikës së lehtë tek krijimtaria popullore, nga dokumentarët tek filmat artistikë, përshkruheshin nga dashuria për Partinë e kreun e regjimit dhe urrejtja për “armikun e klasës”. Elita komuniste në fushën e letërsisë dhe arteve, realizoi projektin madhor të Partisë, krijimin e njeriut të ri.

• Ndryshimet politike dhe boshllëku i krijuar

Me ndryshimet politike të fillimviteve 1990, letërsia dhe arti i realizmit socialist pësuan krizë të thellë, si në asnjë vend tjetër ish komunist. Me ndonjë përjashtim të rrallë, veprat e realizmit socialist “dolën” jashtë qarkullimit, autorët mbeten pa vepra, ndërsa emri i shumicës së tyre u harrua. Të njëjtin fat pësoi edhe krijimtaria popullore, pasiqë shumica e këngëve i kushtoheshin Patisë dhe diktatorit. U deshën disa vite që tregu dhe vecanërisht ai muzikor, të plotësonte kërkesat nga tregjet fqinj, por edhe nga ato më të largëtat. Me kalimin e viteve, u dukën prurjet cilësore të autorëve të rinj, në mënyrë të veçantë të atyre me banim jashtë atdheut.

• Paaftësia për të konkuruar

Paaftësia e autorëve të realizmit socialist për të prodhuar vepra artistike në kushtet e konkurencës së lirë, bëri që dora dorës të integroheshin mirë në politikë, duke kërkuar e gjetur padronë të rinj. Herë në pushtet e herë në opozitë, ata ja dolën të vinin nën kontroll institucionet kulturore, rrjetin e botimeve, sistemin e vlerësimeve dhe vendosën kontrollin mbi zhvillimet letraro-artistike duke imponuar vullnetin e tyre.
Duke pasur në dorë shuma kolosale për realizimin e këtij qëllimi, ata ia kanë dalë të himnizojnë krijuesit e realizmit socialist duke ruajtur me fanatizëm hierarkinë e tyre, madje duke i ngritur dishepujt e diktatorit në statusin e “gjeniut” dhe “patriarkut”. Krijimtaria mediokre do të ishte zhdukur me kohë sikur të mos mbahej në treg nga propaganda politike dhe mediatike, duke u përfshirë në tekstet shkollore në të gjitha nivelet. Krijimtaria mediokre ka prodhuar edhe inteligjencë mediokre.
Krijuesit e realizmit socialist ja kanë dalë të mbajnë larg kontributin e krijuesve të rinj, veçanërish atyre të diaspores, të cilët kanë dëshmuar se janë të sukseshëm në Perëndim.

• Nga lufta e klasave tek lufta me mullinjtë e erës

Duke patur pozita të privilegjuara dhe mbështetjen e padronëve të rinj, krijuesit e realizmit socialist, duke mos i dhënë asgjë popullit këto 25 vjet, e kanë çvendosur konfliktin nga lufta e klasave tek ajo që mund ta quajmë lufta me mullinjtë e erës. Kështu, ndonëse jetojmë në një botë të hapur, ata propagandojnë vendosjen e kufijve kulturorë. Kulturën e popujve të tjerë, veçanërisht atë të popujve të Lindjes dhe sidomos të atyre me besim mysliman e quajnë antikulturë. Telenovelat e huaja që mbushin boshllëkun e krijuar nga paaftësia e krijuesve të vendit e quajnë agresion kulturor, madje nxisin konfliktin politik dhe kombëtar me fqinjët, për tu dukur si patriotë.
Sulmi i tyre është i egër kundër islamit. Njohës të përkryer të luftës së klasave, ata e dinë mirë se besimtarët janë kryesisht të djathtë dhe besimtarë myslimanë veçanërisht nga radhët e të persekutuarëve.
Nxitës të luftës së klasave dje dhe të konflikteve fetare sot, elita kulturore e socializmit përbën rrezikun kombëtar dhe si e tillë duhet përbuzur edhe kur “nishanët” u kanë dhënë “nishane” nga “nderi” i kombit.
Atyre duhet tu ngrihet përmendorja e nastardinit dhe don kishotit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s