U Kthye prap Kulaku…Kujtim Cekani…

FB_IMG_1454617332882

Sa larg un ika
dhe sa shumë vite kaluan .
Një ditë unë ktheva
aty ku më urryen..
aty ku askush nuk më fliste
ku më shikonin si armik
aty ku bukën ma jepnin me listë
apo dhe sme jepnin aspak..
sepse s’duhet të haja..
normal sepse isha kulak..
Një ditë u ktheva ..
gjithë ankth ..
ç’të bëja..ctju thosha..
Si je ..Cfar bën..Si e Kalon..
Si ti përshëndesja..
Këta qe kurrë sme kishin folur..
Cfar tu Thosha..
për kohën e Tyre që kishte ngordhur..
Imagjinoja ngerdheshjet e Tyre ..
Kur ne rruge shkëmbeheshin..
Përshëndetjen Time..
dhe heshtjen e Tyre ..
pastaj ..Një Zë”.. “Kulak..
Por un isha mësuar..
mbas shpine të sharat e tyre ..
Mbas shpine ..
Se përballë Kokën e ulnin..
Nuk kishin guximin ballë për ballë..
Dhe sa më shumë afrohesha ..
Po mendohesha çdo të ndodhte Vallë..
O Zot ..Si do të veproja ..
Me atë që ne burg desh me shpuri..
Me atë tjetrën..
që s’di sa herë pa buke me la ..
ma atë tjetrin..qe para popullit me ngriti ..
me atë tjetrin..qe ne emër te partise ..
me atë tjetrin që Hekurat mi vuri..
që më mbajti duart lidhur me orë të tëra..
me atë tjetrin që më dënoi në emër të popullit
me atë tjetrin që kurrë nuk më foli..
e atë ..e atë..
O Zot ..Guret ..Sa më kish marrë malli..
Sa fjalë me ta kisha këmbyer..
I kisha të mite ..
me ore te tera me ta kisha biseduar .
Nuk më urrenin ..
sme kishin thënë kurrë armik ..
As drurët..
Me qindra herë më kishin thënë..
Ik Kujtim Ik..
ik nga këta njerëz..
ik se këta veç njerëz nuk jan .
ik se jeta ty te thërret..
ik Kujtim që gjesh njerëz që të bisedosh..
që të thonë Mirëmëngjes..
që të shtrëngojnë dorën
ik kujtim me thoshnin edhe guret ..
dhe kodrat ..dhe qielli..dhe Hëna..
Ik..me thoshnin zogjtë..
Sa shumë..pata biseduar me rrugët me gurë..
po kurrë më njerzit kurrë..
Memece ishin ..vec dy fjale ata ..dinin.
Kulak ..Armik ..
Dhe ..çdo gjë që më rrethonte ..me thoshte ..
Ik Kujtim Ik..
Me gjith këto mendime ..
afrohesha ..e afrohesha ..
aty tek vendlindja ime ..
dhe guret me panë..nuk kishin lëvizur aspak ..
dhe …
ball për balle me një nga ata që gjithmonë mbas shpine ..
me ulërinte..Kulak..
Ndalova ..e përshëndeta..
e pashë drejt në Sy..
Me pa ..oooo..për pak nuk te njoha un Ty..
dhëmbët jasht i nxori ..Qeshi..bëri sikur Qeshi.
po ku je more ..
dhe gojën hapi der tek veshi ..
un u skuqa..nuk dija cti thoja..
me gumezhinin veshët..
me iku goja..
U nisa..
nga mbrapa dëgjova një zë plaku..
U Kthye prap Ky Kulaku..
Atë çast u ndala..Tek guri i fëmijërisë..
dhe fort e përqafova…
Të dua guri ì vendlindjes Time ..
Dhe ì perlotur rrugën Time Vazhdova..

Advertisements

Një mendim mbi “U Kthye prap Kulaku…Kujtim Cekani…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s