Gjyshi Im .Shqipëria të mban në Gji….Nga Kujtim Cekani.

 

FB_IMG_1460383587488
Gjyshi Im Ali Cekani ..ish Kr i Ballit Kombëtar për Polisin ..Vdekur në burgun e vjetër te Tiranes .pa një varr.

Gjyshi Im..Shqipëria të mban në Gji..

Në fakt duhet ta them ..
Duhet që emrat tua përmend.
Je gjaku im..
Njerzit e mi..
Nga Ti i kam rrënjët..
Nga ata kam mësuar
Shpesh shikoj profile me Gjyshërit..
Po un Gjyshit as varrin nuk ja di ..
Ai ishte Fisnik ..
Se Fisnikesh këta i zhduken..
Ai ishte me tradita ..
Ai ishte ì gjatë..me një fytyrë që lëshonte dritë..
Se gjyshërit ashtu jan ..
Të gjithë gjyshërit..Jo vetëm të Mite..
Gjyshërit që donin të kishin Atdhe..
Gjyshërit që nuk ju binte fjalë përdhe..
Gjyshër që kishin themeluar fshatra..
Që kishin bere trageti e pasuri ..
Që kishin Parë Stamboll e Shqipëri..
Gjyshër që kishin libra ..dinin të flisnin edhe gjuhë të huaj ..
E për kët duhet të ishin armiq patjetër..
Gjyshër që kishin mbledh pasuri..në moneta e letër..
Gjyshër që ishin krenarë se kishin Atdhe..
Që shkonin kastile në qytete të tjera ..
Që të takonin Gjyshër të tjerë..
Dhe udhëtonin me dit te tera mbi kuaj ..
Sepse e donin miqësinë..
Gjyshërit tanë me Kesulen e tyre te bardhë..
Që kur atdheu ua kërkojë..
I ngjiten Plisit edhe Shqiponjë..
Ahhh Gjysh…
E deshte Ti Atdheun tënd..
Nuk ke Një varr ..që të vij te te them dy fjalë..
Nuk dimë si Vdiqe..
Nuk dimë ç’të bënë..
Nuk dimë se një pikë ujë kriminelet të dhanë..
Ahhh Gjysh..Baba..Gjaku im ..
Na fal qe askush në fundin e jetes nuk tu gjind pranë..
Cfar ka menduar ..Fëmijët..nipin e vogël që sapo kishte lindur..
Cfar dëshirë ke patur….
Ke qene Burre..se kështu tregojnë te gjithe..
Se ata burra e vërtetë ì vranë..
Ke qen Burre..
Dhe kur ke pas në dorë..
Ke shpëtuar edhe Kriminele..
Si persh..Atë Shuteriqin nga Elbasani .e sa e sa te tjere..
I shpëtove Gjysh..Se nenat e tyre po qanin.
Por kur ty Gjyshi Im në burg të Mbyllen
Shuteriqat..Deklaruan që Ty nuk te njihnin..
Ah Gjyshi im ì Mirë..me Zemër të Madhe..
Ta Dishe Ti..Se mbas vdekjes tende te gjithë u mbuluam në halle..
Po ç’rëndësi ka..Në jemi këtu..
E nga Ti ..Kemi veç një Foto..
Se kriminelet As ku të varrosen nuk na treguan ..
Po Ti je Atje…
Dhe patjetër kur të takohemi do të na tregosh ..Për varrin tënd ku e ke..
Fëmijët e Tu..Disa tek Ty Janë..
Patjetër Gjyshi im Që ma ke takuar Babanë..
Erdhi Tek Burgu me ditë të tëra tek dera të priti ..
Qau ulëriti shqeu thonjtë me dhëmbë..Të Thirri Bërtiti..
Ishte ì ri Babai im ..
Deshte të takonte.por Ata nuk e Lanë..
Dhe kur nuk ishe me ..Ata prap nuk i treguan .
Ahhh Gjyshi im i mirë..
Cfar ndolli me trupin tënd..
Shqipëria të mban në Gji.. Nuk dihet se Ku..
Por Tani Ti Je Atje ..me djalin tënd..
Dhe ne jemi akoma këtu..
Ketu ..
Ketu ku plot… Me varre pa emra është akoma Ky Vend…
Dhe Un Kur eci dhe në çdo vend këmbën Ve..
me duket sir dëgjoj Zëra..Renkime..
Dhe vazhdon e Rëndon akoma ….
Shqipëria IME…

K. CEKANI…

Advertisements

Një mendim mbi “Gjyshi Im .Shqipëria të mban në Gji….Nga Kujtim Cekani.

  1. Gjysha e baballare horat po vujne!

    I keni mundur horat o gjysha e baballare, edhe pse ju kane katandisur si mos me keq,
    Ju jeni te fituar, edhe pse ju kane marre katilat kohen, rinine, ju kane persekutuar,vrare, shtypur, internuar, deklasuar, burgosur e munduar, po I keni mundur gjysha e baballare te mire ,Dhe habiten e nuk duan ta besojne persekutoret tuaj o gjysha e baballare se si i keni mundur ato perverse e katila komuniste, tradhetare Tru thare ,hajdutet harbute, falanga frigacake ,ato Hora hileqare ,skutha spijuj ,dredharake e dreqer, te pa fe e pa fytyre ,
    I sigurte qe nga ajo bote ku jetoni I shikoni e I shikojme se si keto qenje njerezore po vuajne me shume se ju,
    Ju vuajtet per atdhe, per liri besim , drejtesi e duke thene miresi e dashuri, ato vuajne duke mos marre miresi e dashuri, dhe ska njeri me te vuajtur se dikush qe don ta duajne po se do askush,
    Ju shkuat ne ate bote o gjysha e baballare, te bardhe, te paster, pa mekate te ndritur, kurse persekutoret tuaj nuk kane rahati,Megjithse perseri kane pushtet e pasuri, e politika I ricikloj per te keqen e tyre besoj ,se ju ka ikur qetesija, buseqeshja , me kote mundohem e perpiqen,flasin e ligjerojne,po nuk mund te fshehin te ligat e tyre ,syri ju a zbulon, fytyra nuk mund tju a fsheh ,paraqitja I padite, ato ne cdo hap qe hedhin ju shofin juve o gjysha e baballare te mire, ju duket sikur jeni ngjadhur, I mundon friga se dikush I ndjek e i pergjon ,se shofin veten ne fytyrat e njerezve,
    Hera heres dhe pemet guret ,shkurret ju duken njerez qe I pergjojne,
    Po naten e gjumin o gjysha e baballare se ju e dini me se miri si e bejne, gjith ankth, flasin ,bertasin ,trishtohen e tmerrohen nga ju ,
    Ja pra pse i keni mundur o gjysha e baballare, ju jeni te fituar.
    Puna,sakrifica, miresia, besimi drejtesia e dashuria ju eshte shperblyer ne ate jete
    E sa per persekutoret tuaj po korrin te korrat kriminale qe kane bere,
    Dhe ne vend qe te menjanohen vete keto mjerane politike, ose politika ti kishte menjanuar, duke u vetepastruar, penduar, lutur, e reflektuar,
    Politika I ricikloj, I ruajti e reabilitoj krimet e tyre,
    Me deshiren per ti mbrojtur e ruajtur, e perdorur, po I persekuton shpirterisht me mos hapjen e dosjeve,
    Mos hapja e dosjeve eshte dem ne rradhe te pare per ato qe i kane ato dosje, qe po I turturon cdo dite, se I mundon ankthi se dikush I njef,e po I zbulon ,
    Si ai hajduti qe nuk eshte I qete,derisa kapet duke vjedhur, kur kapet nuk ka me ankth,
    Pra le ti mbajne dosjet e pa hapur, te hapur kane ankthin e mos rehatine

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s