U kthye prap Kulaku..Nga Kujtim Cekani.

FB_IMG_1454617332882

Sa larg paskam ikur
sa shumë vite paskan kaluar…

Dhe ja, një ditë vendosa të kthehem
aty ku të shumtët më urryen..
aty ku askush një fjalë s’ma fliste
ku gjithnjë egër më panë si armik
ku bukën ma jepnin me listë
po ndoshte që s’më jepnin aspak..
unë, as duhej të haja:
Normal, për ta e krejt botën
Isha thjesht një: Kulak!

Dhe zbrita një ditë prej qiejsh,
te fshati im plot ankth!
Ç’të bëja… ç’t’ju thosha..
Ti pyesja si janë?! Çfarë bëjnë?!
Si ja kalojnë? A t’i përshëndesja vallë!?
Atyre që kurrë s’më kishin folur!
Çfarë t’u thoshja për Botën e Madhe..
dhe kohën e tyre që fund kish marrë!?
Imagjinoja ngërdheshjet e tyre
Kur në rrugë të shkëmbeheshim,
Mendoja përshëndetjen time…
përplasur me heshtjen e tyre…
Pastaj… nënzë një kurm tinzar:
me të cilin qeshë mësuar: Kulak!
Dhe të sharat e tyre mbas shpine
gjithnjë mbas shpine
se përballë kokën e ulnin,
s’kishin guxim kurrë përballë…

Dhe sa më shumë afrohesha ..
Aq më shumë mendoja çdo ndodhte vallë!!
O Zot… Si duhej të sillesha,
me atë që në burg desh me shpuri,
po me atë tjetrën që më linte të prisja
e s’di sa herë pa bukë më kish lënë?!
Po atij që para popullit me ngriti,
dhe atij tjetrit që në emër të partisë më fyeu
ç’ti thoja atij që hekurat m’i vuri
e me duart lidhur më mbajti orë të tëra..
po atij që më dënonte “Në emër të popullit”
e atij tjetrit që kurrë s’më foli?!
Po atij… dhe atij… dhe plot të tjerëve?!

O Zot, edhe për gurët malli më kish marrë,
sa fjalë me ta kisha këmbyer!
I kisha të mitë, ma kishin mbajtur fjalën
me orë të tëra me ta kisha biseduar
kurrë s’më urryen,
kurrë s’më kishin quajtur: Armik!
As gurët, as drurët…
Me qindra herë më kishin thënë..
Ik Kujtim… Ik! Ik!
Ik nga këta njerëz të ligë..
Ik, se veç njerëz këta s’janë.
Ik, është jeta që ty të thërret..
Ik Kujtim, që gjesh njerëz, të gjesh miq!
Miq që të thonë Mirëmëngjes..
që dorën ta shtrëngojnë me nderim,
Ik Kujtim, mos kij frikë,
më thoshnin gurët dhe drurët
edhe kodrat… dhe qielli… dhe Hëna..
Ik… me thoshnin zogjtë
që më këndonin brenda…

Sa shumë më patën folur rrugët me gurë,
po njerzit kurrë… Ah, ata njerëz kurrë!
Memecë ishin, veç dy fjalë dinin mirë:
Ti je kulak! Ti je armik!
Kur gjithçka rrotull… më thoshte:
Ik Kujtim, Kujtim veç ik!

I mbytur në këto mendime ..
ecja drejt vendlindjes sime…
Dhe afrohesha, e afrohesha!
derisa gurët më panë…
dhe drurët me mallë qanë
S’kishin lëvizur aspak,
ishin aty si njerëz të gjallë!
derisa ballë përballë
ndesha një nga ata
që gjithë jetën mbas shpine
më kish ulërirë: Kulak! Kulak!
Ndalova… E përshëndeta,
e pashë drejt e në sy..
Më pa… u përdrodh
Oooo… Ti je, për pak s’të njoha,
e dhëmbët jashtë i nxorri
qeshi, a bëri sikur qeshi, s’e di.
Po ku je moreee? – e vazhdimi në grykë i mbeti
me gojën hapur gjer tek veshi
U skuqa, u drodha, ç’ti thoshja
Më gumëzhinin veshët..
më kish ikur goja…

U nisa, për atje ku vetëm shpirti im e di!
Kur nga mbas dëgjoj një zë plaku!!
U kthye… U kthye prap Kulaku!
Atë çast ndala, te gurët e fëmijërisë..
sa fort i përqafova, sa përmallim…
Ju dua ju o gurë të vendit tim.
Dhe i përlotur vazhdova,
në ikjet e mia pakthim…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s