Këpucari…NgjarJe nga interimi..Simon Mirakaj..

FB_IMG_1461171488890

Kepucari
Ne vitin 1960 ne prag te prishjes se mardhenieve me Bashkimin Sovjetik filluan arrestimet ne te gjthe Shqiperine ,per te ngjallur terror dhe per te larguar cdo aludim per ndryshim te kursit komunist. Arrestime,internime pati dhe brenda llojit si antare te byrose,antare te komitetit qendror etj,akuza ndaj tyre ishte standarte, spiun te B.S. Tek disa te arrestuar nga armiqte e klases,apo te deklasuarit sic i quanin ata, nje nder akuzat ishte se ke share Hrushovin. Kur partia komuniste Shqiptare filloi ta shaje vete haptas Hrushovin e kliken e tij,te arrestuarve dhe familjarve te tyre ju lindi shpresa se ata do fitonin pafajsine por ata bene te gjithe burgun pa ju zbritur as neni qe i kishte shtuar denimin se ke share Hrushovin.Sic thashe me siper ne ate periudhe arrestime pati ne te gjithe Shqiperin ,ne kampet e internimit,neper fshatra e qytete,me te rrezikuarit ishin zonat qe ishin me afer kufirit ,se per te arrestuarit e ketyre zonave akuzat ishin me te renda,sigurimi i shtetit ne bashkpunim me deget e partive te ketyre zonave krijonte dhe grupe qe akuzoheshin per rrezimin e pushtetit popullor , grupe qe akuzoheshin si agjent te sherbimeve te huaja, etj. Nga grupi i Leskovikut disa moren denime kapitale te tjeret u denuan me burg. Tragjedia nuk mbaronte ketu,ajo vazhdonte te familjaret,qe ju konfiskua pasuria cfare ju kishte mbetur nga konfiskimet e 1945 e dergoheshin ne kampet e internimit.Ne Saver erdhen disa familje nga Leskoviku qe ju ishin vrare baballaret apo burgosur,si familja Kuqeshi.Tasho,Iljazi, Zoga,Capani,nje pjes e familjes Cani,se dy vllezerit e kesaj familje i derguan ne Gradishte ,Ata ishin njerez mjaft puntore dhe mbas nje kohe ata paten nje lloj ndryshimi ne vendet e punes,dy vellezrit e kesaje familje qe jetonin ne Gradishte, u bene njeri brigadier,ndersa vellai tjeter u be kepucar,kepucar e brigadier ishte pune e privilegjuar qe mund ta benin vetem ata qe kishin biografine e mire ose te permiresuar. Nga viti 1975 kepucarin qe jetonte ne kampin e Gradishte e sjellin ne Gjaze, mbasi Gjaza nuk kishte kepucar e njerzit per nje gozhde shkonin ne Gurez qe ishte qendra e kooperatives ,dhe te internuarit per te shkuar duhet te merrnim leje tek operativi, keshtu kepucari duke qene se ishte ne nje pune qe kishte shoqeri me shtresen e larte te sektorit,si me pergjegjesin e sektorit,pergjegjesin e rinise me sekretarin e partise, mendonte se i kishte shpetuar luftes se klasave. Kjo shtrese e te priviligjuarve si berbere,shites i bukes e ushqimeve,kepucar,brigadier ishin te pelqyer edhe prej vajzave qe ishin me biografi te mire qe nuk ishin te deklasuara.Mbas disa kohesh nje nga keto vajza bie ne dashuri me kepucarin,ajo kishte mbaruar shkollen e mesme bujqesore, punonte ne kopesht si kujdestare ,familja e vajzes ishte me biografi me te mire se kepucari ,I ati I saj ishte infermier kishte qene partizan, si familje ishin te mire,shikonin punen e tyre te gjithe femijte e kesaje familje kishin mbaruar shkollen e mesme edhe per ne kishin respekt,por kete lidhje nuk mund ta pranonin , ndoshta mund ta kishin edhe nga frika,ata kishin frike edhe nga njeri tjetri, lufta e klasave e kishte mprehur shpaten kundra armiqeve,(sipas tyre) edhe pse kepucari e kishte permiresuar biografine kete lidhje nuk mund ta pranonin se kur i benin analizen dilte i prekur,i kishin vrare babain per motive politike. Dashuria nuk njeh kufi ajo I kalon kufijt e politikes,keshtu mendonin ata te dashuruarit. Kepucari ne marrveshje me vajzen duke nuhatur pamundesine e legalizimit te dashurise e te kurorezimit te saj vendosin bashkarisht diten per ta rrembyer mbasi e pane qe ishte e pa mundur martesa legale.Kepucari disa dite nuk e hapi kepucarine ,vajza nuk u pa ne kopesht e menjehere u hap fjala se eshte rrembyer nga i dashuri.Alarmohet organizata e rinise e partise,e gruas,e frontit etj,mbas nje mbledhje disa oreshe marrin vendim qe te shkojne ne Gradishte per te marre nusen.
Ne shohim se ne kamp ne Gjaze kishte ardhe nje makine Zis i fermes,dalngadale mbushet me te rinj ,vendosin ne kabinen e makines portretin e E.Hoxhes dhe me flamurin ne krye fillojne kengen enver hoxha tunjatjeta,makina niset per ne Gradishte kur arriten atje vene ne dijeni drejtuesit e partise se kampit te Gradishtit per vendimin qe kishin marre,shkojne se bashku tek shtepia e kepucarit i marrin nusen duke i thene se ju nuk jeni i denje per te marre vajzen tone.Me kenge e valle per aktin heroik qe kryen largohen nga kampi i Gradishtit. Vajzen qe ishte bere gati per tu bere nuse e dergojne ne nje fshat ku ishte e motra e martuar.Kepucari nuk u kthye me ne Gjaze ndersa ajo u martua mbas disa vitesh duke krijuar nje familje tjeter.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s