Muaj: Maj 2016

Tre hoxhallarë të shquar dhe njëkohësisht tre kryebashkiakë të kryeqytetit shqiptar Tiranës.

tiranc3ab-c3a7arshia-e-vjetc3abrdownload
By: Roald A. HYSA

Tre hoxhallarë të shquar dhe njëkohësisht tre kryebashkiakë të kryeqytetit shqiptar Tiranës


Shumë njerëz sot do të habiteshin, por ja që kjo gjë është një fakt. Në periudhën e parë të Shtetit Indipendent Shqiptar 1920-1939 Tiranën e kanë drejtuar jo pak, por tre hoxhallarë të shquar si kryebashkiakë. Ata jo vetëm që e kanë drejtuar Tiranën si kryebashkiakë, por edhe kanë dhënë një kontribut të gjerë në jetën sociale dhe publike të Tiranës. Ata janë Zyber efendiu, që e drejtoi Tiranën në vitet e turbullta 1913-1914, kohë kur armiqtë e këtij kombi serbo-malazezët ishin turrur nga veriu dhe grekët nga jugu për ta shkatërruar Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë. Ismail efendi Ndroqi, që e drejtoi Tiranën gjatë viteve 1917-1922, një nga kryebashkiakët më jetëgjatë gjatë Shtetit Indipendent e deri në vitin 1945, kohë kur regjimi komunist filloi t’i largojë me dhunë hoxhallarët nga jeta politike dhe publike. Djali tij është dr. Shefqet Ndroqi një nga mjekët më të shquar të pasluftës dytë botërore, emri i të cilit është bërë legjendë dhe është emërtuar spitali i kurimit të mushkërive në Tiranë, ose siç njihet rëndom nga tiranasit sanatoriumi i dr. Ndroqit. I treti është Ali efendi Dërhemi nga familja e mirënjohur bujare tiranase e Dërhemëve. Ali efendiu përveç të qenit kryebashkiak ka qenë një bamirës i njohur dhe ka marrë mirënjohjen e Monarkisë Shqiptare të Ahmet Zogut, duke u dekoruar me dekoratën e lartë urdhrin Skënderbej të klasit të parë. Ndërkaq regjimet vijuese kanë heshtur për kontributin e madh të këtyre tre hoxhallarëve, të cilët nuk kujtohen aspak. Ata përmenden me emrat e tyre të zakonshëm, por jo ashtu si njihesh hafiz Ismail efendiu, apo hoxhë Zyber efendiu. Ajo që i ka dalluar këta hoxhallarë dhe kryebashkiakë nga të gjithë të tjerët nuk kanë qenë thjesht vetëm aftësitë e tyre për menaxhimin e situatave të vështira, me të cilat u ballafaquan ata, por edhe besnikëria në punë ndaj amanetit të Zotit, që ata kishin marrë përsipër. Ata nuk e shfrytëzuan pozicionin e tyre në dëm të bashkësisë dhe në dobi të interesit të tyre personal, por u përpoqën maksimalisht për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tiranas. Me keqardhje vërejmë, se është kthyer në tendencë për të heshtur ndaj kontributit të tyre të jashtëzakonshëm dhe nuk përmenden në jetën publike për t’i shuar nga kujtesa kolektive. Për këto kontribute që përmendëm, si dhe shumë të tjera, të cilat janë evidentuar tashmë nga botime të ndryshme historike e enciklopedike asnjë prej tyre nuk ka marrë mirënjohjen e Shtetit Shqiptar në këto festime të bujshme të 100 vjetorit. Në vijim do të gjeni nga një profil të shkurtër të këtyre figurave tiranase për të pasur një pamje të kompletuar të jetës dhe veprimtarisë së tyre shoqërore, e cila nuk ka qenë e kufizuar vetëm në aktivitetin e tyre si kryebashkiakë.
Zyber efendi Hallulli – (1842-1927) I biri i Mehmetit, lindi në Tiranë në një familje me tradita të zhvilluara fetare. Studimet e para i kreu në vendlindje dhe pastaj i vazhdoi studimet e larta në Stamboll. Pasi i mbaron studimet kthehet në Tiranë, ku fillon shërbimin e tij fetar. Pas ngritjes së flamurit në Tiranë dhe në Vlorë zgjidhet në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, gjithashtu ndihmoi në hapjen e shkollave shqipe. Më 28 nëntor 1917, ishte njëri ndër iniciatorët për hapjen e strehës së parë vorfënore, ku u zgjodh edhe drejtues i Këshillit të kësaj strehe. Kjo strehë pati edhe mbështetjen e gjerë të parisë së Tiranës, ku tregohej një kujdes i veçantë për jetimët aty, numri i të cilëve erdhi duke u shtuar. Zyber efendiu veç të tjerash ndihmonte edhe vajzat e familjeve të varfra, duke iu siguruar atyre pajën e martesës. Ai ndihmonte edhe në lagje familjet me jetimë, duke i furnizuar me ushqime dhe veshmbathje. Ai vazhdoi ta administrojë Strehën Vorfnore qysh nga themelimi i saj e deri sa ndërroi jetë dhe për këtë gjë u mbiquajt edhe “Babai i jetimëve”. Një fushë tjetër e veprimtarisë së tij ka qenë edhe ajo patriotike. Bashkë me patriotë të tjerë tiranas ai është përpjekur për shkollën shqipe, merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë më 26 nëntor 1912, ngre zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve etj. Kështu ai është nënshkruesi i parë në telegramin-kërkesë, që i dërgohet Esad Pashë Toptanit, deputeti i Durrësit në Stamboll më 25 korrik 1912, ku në formë kërkese parashtrohet: “se shqiptarët presin prej një qeverie të tillë (qeverisë xhonturke), që t’i marrë parasysh me kujdes të drejtat dhe kërkesat e arsyeshme të tyne”. Ky telegram bëhet nga e gjithë paria e Tiranës, nënshkruar në emër të popullit nga 21 veta, ndër të cilët: Zyber Haxhi- kryetar bashkie, Ismail Ndroqi- myderriz, Xhemal Pazari- myderriz, Murat bej Toptani, Masar bej Qorraliu, Xhemal agë Beshiri, Muharrem aga Karapici, Fan Koja etj. Para se të vdiste edhe atë pasuri që kishte në zotërim ua la jetimëve të Strehës Vorfnore. Ndërroi jetë në 25 dhjetor 1927. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe bamirëse ka marrë disa tituj e medalje falënderimi. Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës Shtëpia e Fëmijës ka marrë emrin “Zyber Hallulli” dhe është dekoruar nga presidenti Sali Berisha në vitin 1995 me medaljen për “Veprimtari Patriotike”[1].
Ismail efendi Ndroqi – (1878-1944) Ka lindur në Tiranë në vitin 1878, me origjinë nga Ndroqi dhe vdes po në Tiranë më 4 mars 1944. Pasi mbaron mejtepin dhe klasat e para të Medresesë së Tiranës i vazhdon ato më tej në një nga medresetë e Stambollit. Më pas vazhdon studimet e larta teologjike po në Stamboll. Kur u kthye nga Stambolli më 1910 fillon aktivitetin e tij fetar si myderriz (arsimtar i lartë) në Medresenë e Tiranës. Ai njihej nga të gjithë si patriot i orëve të para në Tiranë, ku edhe merr pjesë në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912. Shpejtimi i ngritjes së flamurit me dy ditë përpara Vlorës është i vetëkuptueshëm tashmë duke parë rrethanat politiko-historike në të cilat po kalonte vendi asokohe. Në ato çaste luftërat ballkanike kishin arritur kulmin, ku serbët ishin në luftë me turqit dhe kishin arritur të hynin në Shqipëri deri në Lezhë dhe synonin të merrnin edhe Elbasanin deri në Shkumbin. Ismail efendiu ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet e turbullta 1917-1922. Në këtë periudhë ai ka kryer një veprimtari të zellshme patriotike, shoqërore dhe demokratike. Ai ishte një nga nismëtarët kryesorë për mbledhjen e Kongresit të Tiranës në mbarim të Luftës I Botërore më 1918. Gjithashtu ai ka qenë delegat në Kongresin e Durrësit me Abdi Toptanin e të tjerë. Po ashtu ka dhënë një ndihmesë të madhe në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës dhe për vendosjen në Tiranë të qeverisë së dalë prej tij, pa u trembur aspak nga bajonetat italiane, që i kërcënonin ata. Më 22 prill 1920 organizon një miting me 30,000 banorët e Tiranës dhe nënshkruan një protestë në emër të tyre, e cila dërgohet në Konferencën e Paqes në San Remo, ku kërkojnë pavarësinë e Shqipërisë brenda kufijve të saj etnikë. Ai u shqua në organizimin e vullnetarëve të Tiranës për të shkuar në Luftën e Vlorës më 1920. Ai pati një veprimtari të gjerë në fushën e bamirësisë, ku ndihmoi në ngritjen e spitalit dhe të strehës vorfënore, njëkohësisht përkrahu Kryqin e Kuq etj. Veprimtaria e tij shoqërore karakterizohet për luftën e tij për një Shqipëri të pavarur dhe etnike me një shtet të fortë demokratik. Ai ka qenë anëtar i shoqërisë “Dituria” dhe më vonë i partisë popullore “Xhoka”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun. Gjatë periudhës 1913-1917 ai ka qenë myfti i Shijakut e më pas i Kavajës. Në vitin 1928 tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet plotësisht shërbimit fetar. Gjatë periudhës 1928-1939 shërben si Myfti i Durrësit. Ndërron jetë në mars 1944[2].
Ali efendi Dërhemi (1850 – 1938) – Familja DËRHEMI mendohet se ka ardhur në Tiranë nga kalaja e Ndroqit dhe madje shumë herët gjatë viteve 1830 – 1850. Pjesëtarët e saj janë të njohur gjithmonë për vlerat miqësore dhe qytetare, ku në shumicën e tyre kanë ushtruar sidomos profesionin e nënpunësit dhe të tregtarit. Aliu lindi në Tiranë në vitin 1850 dhe ai u njoh shumë shpejt nga bashkëqytetarët si Ali efendiu. I ati Hasani (1800 – 1870), jurist i njohur i kohës kishte detyrën e inspektorit të gjyqeve për vilajetin e Shkodrës, prej nga varej dhe Tirana. Vetë Aliu pasi mbaron medresenë e Tiranës i mbaroi studimet e larta në universitetin e Kajros, Egjipt. Kur u kthye në vendlindje sikurse dhe i ati, edhe ai po ashtu filloi inspektor, por për problemet financiare dhe duke punuar sidomos në qytetet e Durrësit, Kavajës dhe Shijakut. Duke qenë për vite me radhë edhe mësues për lëndën e matematikës në medresenë e Tiranës, ai aktivizohet kështu me sukses në detyrën e edukatorit. Gjatë karrierës së tij, falë dhe përgatitjes teologjike që kishte, ai ka patur dhe detyrën e zëvendëskryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar, e tamam në atë kohë kur institucioni i sapothemeluar drejtohej nga i mirënjohuri Haxhi Vehbi Dibra. Me formimin profesional të tij Aliu drejtoi me sukses aktivitetin financiar të këtij institucioni, duke filluar që nga evidentimi dhe inventarizimi i pasurisë së patundshme e deri te problemet e tjera të kësaj fushe. Falë personalitetit dhe qytetarisë së tij ai u zgjodh disa herë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa në vitet 1923 – 1924 edhe kryetar i Bashkisë. I bindur për nevojën e ligjshmërisë Aliu kishte besimin dhe përkrahjen e regjimit mbretëror dhe të drejtimit të mbretit Zog. Prej tij ai ishte dekoruar me urdhrin e Skënderbeut të klasit të parë. I njohur në publik gjithnjë si Ali Efendiu ai ishte njëherësh njeri bamirës dhe bujar. Revista e kohës “Zani i Naltë” në numrin 2-3/1933, nën titullin “Veprat shpirtërore të Haxhi Ali Dërhemit, ndihmës i kryemyftiut” ka shkruar “Hirësia e tij, i frymëzuar nga shpirti i naltë i vet ka vendosë që pasunine që i ka falë Zoti, ta shpenzojë po në rrugë të Zotit…” Pjesëmarrja e madhe në ditën e varrimit të tij, kur ai vdiq më 1938 tregoi më së miri respektin dhe vlerësimin që kishte populli i Tiranës për këtë personalitet të shquar[3].
[1] Të dhënat janë furnizuar nga mbesa e Zyber Efendiut, Zenepe Hakiraj (Hallulli).
[2] Ndroqi, Shefqet. “Një jetë për jetën”, sh.b. Dritëro, Tiranë 1998.
[3] Demneri, I. Rreli, Sh. Tafaj, A.- Tirana personalitete, 3-Intelektualë të hershëm; Tiranë

Tmerret e Internimit..Në Kujtim të Bashkëvuajtësit Xhevat Tanusha..nga Simon Mirakaj..

FB_IMG_1461171488890

Demaskimi i Xhevat Tarushes.
Demaskimi ishte një metodë e përdorur nga sigurimi i shtetit si presion psikologjik ndaj të internuarve të zgjedhur për ta demaskuar, këta persona vinin nga shtresa e deklasuar siç na quanin ata njëkohësisht nëpërmjet këtij demaskimi bëhej presion e terror për të gjithë armiqtë e klasës. Sigurimi ne bashkpunim me organet e partisë kishin piketuar personin që do të demaskohej dhe e nxirrnin para kolektivit, njekohesisht kishin zgjedhur dhe njerzit të cilet do ta shanin me fjalët më banale e fyese armikun e popullit.
Në Gjaze ku unë banoja si i internuar, demaskuan një ish të internuar të quajtur Neshat Talo, ishte nga fshati Tren i Devollit, njeri punëtor rreth 60 vjeç njeri i ndershëm, por sekretarja e partisë Rita Vogli e ardhur nga drejtoria e fermes i thoshte :
– Fol, prano se ne të kemi incizuar e të kemi filmuar!
Sa bëhej gati të fliste i turreshin të porositurit me fjalet me banale tamam si zagarë. Kishim dëgjuar dhe për demaskimin që i ishte bërë në Grabjan, Tasim Spahisë, dhe një zonje të quajtur Tefta Tasi. Kishim dëgjuar që familjen Tasi mbasi kishin dalë nga mbledhja i kishin gjuajtur me gurë, njerëzit e porositur nga operativi i sigurimit, veprime si në mesjetë dhe Tefta Tasen e arrestojnë pak më vonë e denojnë me burg për agjitacion e propagandë. Në dimër apelin e darkes e bënim në oren 17, sapo u grumbulluam në orën e caktuar Vangjeli përgjegjesi i apelit që për hir të vërtetës ishte një djalë i ri por shumë i sjellshëm nuk të provokonte sigurisht që ishte njeri i besueshëm por ishte siç thashë shumë i sjellshëm sa apelin e kishim kthyer në humor, he thoshte : u mblodh ekipi i futbollit etj. Kur erdhen të gjithe na thote tani sic jemi drejt të kendi i kuq se ka mbledhje sektori, ne veshtruam njeri tjetrin, menduam se ndoshta do këtë ndonje arrestim, ata bënin lloje, lloje metodash për të ngjallur frike e terror. U nisem, salla pothuajse ishte mbushur plot. Në salle hyri Sekretari i Partisë së fermes Petraq Nushi, krye spiuni Nikolla Jani, sekretari i partisë së sektorit, kryetari i frontit, përgjegjesi i sektorit Rrapi Gjermeni një verdhacuk që duart e gjata i shkonin deri të gjunjët, ishte njeri shumë negativ etj. Sapo erdhen, salla filloi duke buçitur nga thirrjet Parti – Enver…, paria zuri vend në krye të tavolines e vendosur enkas për ta, një i ri i i partisë mori bustin e diktatorit dhe e vendosi mbi tavolinë.
Fjalen e mori shoku Rrapi i cili foli për realizimet e sektorit për sukseset por keto suksese që kemi arritur kerkojnë të na i përmbysin armiqte e klases që kemi ketu siç është Xhevat Tarusha. Kush është Xhevat Tarusha :thote sekretari i partise? Xhevati u ngrit në kembë, ai ishte ngjitur me mua, unë jam: thotë Xhevati i qetë, dil këtu armik i betuar, ne kemi shumë armiq por të gjitheve ua kemi shtypur e do t’ua shtypim kokën. Në këtë kohë kur Xhevati doli përpara sallës, hyri operativ Pllumbi, zuri vend te karriga e ruajtur për te. Xhevati kishte ardhe në Gjaze mbasi kishte bërë 15 vjet burg për tentative arratisjeje, ishte nga Rajca, kishte realizuar ikjen në moshe të re 17 vjeç por mbas një qendrimi disa mujor në Hetuesinë e Maqedonisë e kishin kthyer në kufi, ia kishin venë hekurat. – Hetuesi në Maqedoni, – me tregonte Xhevati – më thoshte se do të kthejme se po të ikni ju kush do ta nxjerrë kromin për ne?
Xhevati ishte njeri shumë punëtor e i ndershëm fliste me zë të ulët e duhej t’i rrije afër që ta merrje vesh se çfarë thoshte, kjo ishte karakteristikë e të burgosurve së bashku me mënyrën e të ecurit dhe e vetmja e metë ishte se e pinte duhanin shumë. Unë kisha shume miqesi me të, sigurisht mbasi u bindem që kemi të bëjme me një njeri të sigurt, që mund të flisje pa frike me të për cdo gje. Filluan ta akuzojnë për atë të cilen ai ishte denuar, ate që bëra thoshte; Xhevati unë e mora denimin… pusho mos fole…, tjetri nga salla i porositur e sulmonte duke e sharë: krimb haleje, mbase atij fillonte tjetri, gjendja në sallë ishte e rënduar, për ne ishte tmerr ta shikoje shokun tënd në ate gjendje e të mos ishe i zoti me e mbrojtë, unë dridhesha kur shikoja një lukuni ujqish e injorantesh që kenaqeshin duke share një njeri të pa fajshëm. Sa hapte gojën ai, i bërtiste Petraq Nushi, pastaj tjetri e tjetri. Po afronte ora 12 e natës kishim hyrë që në orën 17, Xhevati ishte mbas një lodhje nga puna dhe 7 orë në këmbë duke dëgjuar sharjet e fyrjet e banditëve. Skenari ishte pregatitë… more: thotë sekretari i partisë a ka ndonje shok ky që të na thotë ndonjë fjale për këtë armik? Ngrihet në këmbë Agron Qosja një qerrexhi që punonte në sektor: – Ky ka shok Simon Mirakajn!
– Kush është Simoni?
– Unë jam Simon Mirakaj …. e ngrihem në kembë, çfar ke për të thënë për Xhevatin? për armikun që kemi përballe!
– Unë çfarë kam për të thenë ? Unë kam për të thenë fjalet me të mira për të, e jam krenar që është shoku im. Ashtu ?
– Dil ketu shpejt se ti je më armik se ky.
Sokoli, Sazani, Tomorri, Dinja, Xheviti ishin mbrapa meje të ulur. Sokoli u ngrit në këmbë e iu drejtua me gisht parisë që drejtonte mbledhjen: – Kujdes mos shani, na arrestoni e bëni çfarë të doni por me sharje jo, se nuk dalim gjallë prej këtu, unë i kthehem Sokolit, i them: – Qetesohu se mua fjalet e ketyre me hyjnë nga njeri vesh e me dalin nga veshi tjeter, prandaj ulu, ne jemi mesuar me keta, se kanë 50 vjet që na shajnë, nëse do me lavdëronin atëhere do të me vinte keq mua dhe ty, e me buzë në gaz mbërrita afër Xhevatit, prania ime i dha zemer atij,
një brigadiere vajzë që ishte në rreshtin e parë i thote Petraqit: – Shoku sekretar ky po qesh! -Petraqi i kethehet: – Pse çfarë pret ti nga armiqtë? të qajnë. He: kush ka për të thënë ndonjë gjë për këtë Simonin?
Pata fat se ora po shkonte 1 e natës, njerëzit ishin të lodhur e të nesërmen duhej të dilnim në punë, pritën nja dhjetë minuta, nuk foli kush, atëhere na u drejtua ne: – Hajde ikni e rrini urtë se ne ju shtypim kokën ashtu siç ua kemi shtypur të gjithë armiqve.
Xhevati për fat të keq nuk jeton më. Xhevati do kujtohet me respekt nga të gjithe ata që e kanë njohë si në burg edhe në kampin e internimit në Gjaze.

Katovica Shqipetare..I Ati i ngulte thumba pishe në thonj..E bija do dëmshpërblente.

burgje

Ishte Viti 2004..Vij nga Italia në Shqipëri..ndaloj tek Daja im në Durrës.Sheme Muzhaqi. .Me merr dhe me thote..Do të takohemi me një mik timin për kafe ..I hipim makinës dhe shkojmë në qendër të Durrësit..ulemi në një lokal ..dhe pas pak aty vjen një Zotëri..trup mesatar ì qeshur me një ecje të shpejtë..ulët në tavolinë na jep dorën..Agron Golja me orgjine Dibran ..Mik Internimi në Tepelenë..takohemi pas 50 e ca vjetësh.me thote Daja Ndiqja me vëmendje muhabetet e Tyre ..cfar tregonin për kampin famëkeq të Vdekjes në Bençe të Tepelenës..Atë kohë kishte dalë një ligj që kush kish qenë në burg apo ì internuar të shkonte tek ministria e Drejtësisë..etjjjjjj..etjjjjjj..Si te gjitha mashtrimet që komunistet kan nxjerr këto 25 vjet ..I marr në makinë dhe nisëm me ta për Tirane Agroni në vend të parë ..Ndaloj tek ministria parkoj makinën..dhe futemi brenda .
ishte një radhë e gjatë me njerez te lodhur e fytyra të rrudhur nga vuajtjet ..erdhi koha shkuam tek sporteli..një Zonjë fillojë të shpjegojë..Agroni ì qepi sytë dhe nuk po ja ndante ..po ju lexonte emrin që kishte shkruar tek kartoni në gjoks..Me fal ì tha ..Cfar e ke Filanin..(.nuk më kujtohet Emri .).Zonja ja ktheu..Baba..Agroni u prish në Fytyrë..Si tha ..ti Je e bija ..Babai jot me ka ngulur thumba pishe në thonj .dhe ti do na dëmshpërblesh për krimet e Tet Eti..U kthye mbrapsh dhe doli nga ministria dhe bashkë me të edhe un e Daja që ngelem pa fjalë..
Kjo është një Histori që e kam përjetuar Vete ..Historia Vazhdon …

Kujtim Cekani..
.

Flet Asije Habili, e mbijetuara e kampeve të shfarosjes në Berat e Tepelenë ‘45–‘51.nga Neritan Kolgjini..

FB_IMG_1449615878080

Si vdiqen te internuarit nga uria dhe semundjet

Nga Neritan Kolgjini

Flet Asije Habili, e mbijetuara e kampeve të shfarosjes në Berat e Tepelenë ‘45–‘51

Kur kam dëgjuar për herë të parë historinë që vijon më poshtë, m’u duk aq e frikshme për t’u rrëfyer apo për t’u përmendur, saqë nuk më jepej ta memorizoja e aq më pak ta shkruaja. Por me kohë, me zgjerimin e njohjes dhe të leximeve të kësaj natyre, m’u shtua kërshëria ta njihja më thellë, më së brendshmi e më në tërësi gjithë këtë seri episodesh, që rrëfen se si u martirizua e për pak u zhduk një familje e tërë shqiptare në kampet e shfarosjes në Berat e Tepelenë.

Ishte viti 1945 dhe familja e Ramazan Habilit nga Gjinaj (Habilaj) i Kavajës, internohet e gjitha në Berat, pa asnjë bazë ligjore, pa bërë asnjë krim, pa shkelur kurrfarë ligji, pa shkak e arsye njerëzore, por veçse ishin familjarë te një kundërshtari politik, Ramës, asgjë tjetër! Në listën e të internuarve bënin pjesë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e vegjël të gjithë 18 vjeç e poshtë; motra e Ramës, Laje Gjoci (Habili) bashkë me djalin e vet; Njerka e Ramës, Pashja; e Reja e Ramës Nafija dhe vëllai i tij, Dalipi. Prej këtyre njerëzve arrijnë të shpëtojnë vetëm më të mëdhenjtë e më të fortët fizikisht, a thua se kishim të bënim me një proces seleksionimi biologjik, apo një eksperiment racial ku vetëm më rezistent i arrin t’ia dalë në fund të kësaj sprove çnjerëzore të quajtur internim në kampet e komunizmit. Nga kjo familje vdesin 5 fëmijë dhe njerka e Ramës, një plakë e moshuar e njihej si Nana e Tushes.Vëllai, Dalipi, humb aftësitë mendore për pak kohë, nga torturat e xhelatëve që kishin pushtetin.

Ky krim kundër një familjeje fisnike dhe me kontribute patriotike e humaniste, denoncon rreptë gjithë atë sistem kriminal të quajtur komunizëm, drejtuesit e lartë dhe shërbëtorët e tij, çdo hallkë dhe mekanizëm që e mbante në këmbë. Nga ana tjetër kjo histori familjare dëshmon qartë tmerret, vuajtjet, mjerimet, dhimbjen e mënxyrat që shkaktoi ai regjim antishqiptar qysh prej fillimeve të tij në vitin e largët, tashmë, 1944, e deri në rrëzimin përfundimtar më 1990.

Për të dhënë detaje rreth kësaj tragjedie sa familjare aq edhe kombëtare, kemi biseduar me një prej të mbijetuarve të kësaj ngjarjeje rrënqethëse, Asije Elezin (Habili), e cila sot që i ka kapërcyer të 80–tat, me zor reziston të rrëfejë çka parë e vuajtur personalisht në ato vite të skëterrshme në kampet e internimit Berat e Tepelenë.

Kush ishte i internuar prej jush, dhe në ç‘kohë?

Jemi internuar në momentin që e kanë marrë komunistët pushtetin e duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1945. Kemi qenë Nanë Vathja (gruaja e Ramës shën. ynë) unë, Xhevati, Qefserja, Mukadesi dhe Nexhmija (familja e ngushtë e Ramës shën. ynë) pastaj ishin Pashja ose Nana e Tushes, (njerka e Ramës); Hallë Laja (motra e Ramës, e ve, e martuar me Beqir Gjocin, shën. ynë) bashkë me djalin e saj Osmanin; gjithashtu kishim Nafijen (e reja e Ramës, nusja e djalit, Hamidit), shtatzanë, si edhe xha Dalipi (vëllai i Ramës). Bashkë si grup kemi pasë edhe një grua me dy vajza nga Luzi i Kavajës, Dije Hoxha, e cila ishte e internuar për shkak se djali i tyre Mal Hoxha, ishte në arrati bashkë me Babë Ramën.

Po Ragipi, djali i dytë i Ramës ku ndodhej?

Ragipi nuk ishte me ne, sepse ditën që kanë ardhë në kullë (në Habilaj, shën. ynë) të na merrnin e të na fusnin në burgun e Kavajës, ai ishte jashtë shtëpisë. Ndërsa po kthehej nga shkolla, ne e pikasëm që na kishin rrethuar dhe Nafija del në dritare e i thotë “largohu, sepse jemi të rrethuem!” Ai largohet nga fshati dhe dimë që Babë Rama e ka lënë amanet te një familje në Romanat të Durrësit. Atje ka ndejtë mbi 6 muaj dhe pastaj ka ardhë në Bullutje, te familja e Rap Togut (Sadiu), të cilin e kishim nip të shtëpisë. Aty e zbulojnë dhe e arrestojnë. E torturojnë atë dhe të zotin e shtëpisë në mënyrë çnjerëzore, për shkakun se kishin takuar me Ramën e duhej të tregonin se ku ishte ai. Mizoria e forcave të ndjekjes ishte e skajshme dhe, si nëpër filma, u dhanë nga një mjet në dorë për të goditur njëri tjetrin (dajë e nip), siç e kemi parë ta bëjnë vetëm serbët e grekët kundra shqiptarëve. Pasi e mbajnë disa kohë në birucë, e sjellin në Berat edhe Ragipin.

Ku banonit dhe me se jetonit në kampin e Beratit?

Në Berat kemi qendruar rreth 4 vjet. Në fillim na futën në “Shtëpinë e Pashait” në lagjen Mangalem, pastaj më vonë në Kala të Beratit. Verës na çonin në Kuçovë tëpunonim në bujqësi ose punë që na caktonin, pa kurrfarë pagese, pra punë e detyruar, kurse dimrit na mbyllnin në Kala. Këtu na kanë vdekur dy fëmijë.

Kur ishim në Mangalem vdiqën Nexhmija, motra e vogël tre vjeçe dhe Fatmira, vajza e vëllait tim Hamidit e Nafijes. Ne thonim të dëshpëruara, por dhe nga naiviteti i moshës, se ç‘është ky emër Fatmira, kur kjo e paska pasë këtë fat kaq të zi! Por ajo vdiq shpejt, as 6 muajshe, për shkak të mungesës së ushqimit, qumështit, kushteve primitive ku jetonim.

Nexhi,mbaj mend që ka vdekur duke vjellë gjak nga goja për shumë kohë. Se çfarë sëmundjeje ka qenë, nuk mund ta them, s’e kam idenë. Këtu sëmuret edhe Mukadesi, që shkurt i thërrisnim Desi. Ajo kërkonte trajtim mjekësor dhe kushte spitali e jetese të mira, të cilat, ne që ishim në zgrip të ekzistencës, as qëmund t’i përfytyronim. Desi enjtet në të gjithë trupin, me sa mbaj mend ishte problemi veshkave. Ndërkohë na komunikohet se do të na transferojnë nëTepelenë. Kishim dëgjuar që ishte rrugë e keqe dhe e zorshme, prandaj Nanë Vathja i lutet doktorit që e mjekonte, ta mbante e ta shtronte Desin në spital, duke i qarë hallin si nënë dhe duke i rrëfyer vdekjen e fëmijëve të tjerë. Ai i përgjigjet se: “nuk mund ta dimë jetën e kësaj. Merreni me vete!” Ne e dimë se ishte e guximshme të bëje diçka të tillë, pasi Seksioni (i Degës së Brendshme shën. ynë) nuk të lejonte, kur bëhej fjalë për familjen e një të internuari. Pas dy javësh, në Tepelenë, Desi dha shpirt në një gjendje të parrëfyeshme.

Doktori na kishte porositur që të mos e ushqenim me thartira, kripëra, djegësira etj., por ushqimi ynë ishte vetëm me të tilla, pra bukë me kripë, me shëllirë, ose bukë me presh. Mbaj mend që një ditë e gjeta Desin pas derës duke mbledhur e gëlltitur mbeturinat e “vaktit”, që ishin disa thërrime buke e bishta preshi të zverdhura, të cilat i kishim fshirë e bërë gati për t’i hedhur në plehra. E qortoj disi rëndë, madje duke i kujtuar edhe porosinë e doktorit! Por ah, simund ta kuptoja unë adoleshente në atë kohë, se ajo ishte aq e uritur sa mblidhte edhe thërrimet e bukës e bishtat e preshit të pangrënshme, që ne i kishim hedhur!

Mbajmend se kur ishim në Berat, ajo shkonte përditë te Magia, zonja e shtëpisë, që kishte një tufë të vogël delesh. Ne i flisnim ashpër duke i kërkuar hesap pse?! Ajo na përgjigjej, – “më jep një lugë qumësht!” Desi e ndihmonte të nxirrte dhentë jashtë e t’i fuste përsëri në kasolle dhe Magia e shpërblente me një lugë qumësht.

Këtu sëmuret edhe Osmani, djali i hallë Lajes, i cili enjtet gjithashtu në të gjithë trupin. Ka qenë në moshë me vëllain tim Ragipin. Halla bën lutje për ta liruar,që për fat iu aprovua. Osmani vdes pas pak kohësh në shtëpi. Edhe djali tjetër, Sula i kishte vdekur dha ajo ngeli vetëm me vajzën, Filen. Por hallë Lajen do ta takonim në Tepelenë pak kohë më vonë, kur e internojnë për së dyti, bashkë me xha Dalipin, për shkak të takimeve që kishin pasur me Babë Ramën.

Po në Tepelenë, si ju çuan?

Neve na ngarkuan në një kamion, që shoqërohej me nga 3 policë secila, dhe kemi qenë nga 2 ose 3 familje në një makinë, në karroceri lart, zbuluar. Ishte verë të paktën. Kemi udhëtuar për shumë kohë e dikur mbërritëm të rraskapitur në Turan të Tepelenës, te kazermat e ushtrisë italiane. Gjatë udhëtimit pati një aksident, një makinë u përmbys afër Roskovecit, nëse e mbaj mend, dhe vdesin dyprindërit, por shpëtojnë 4 fëmijët, të cilët “fluturuan” nëpër ferra. Më kujtohet babai i tyre që i ishte ngulur në trup një nga spondet e makinës, si ta kishin kryqëzuar! Tmerr ta shihje me sy atë skenë.

Në Tepelenë nuk e dinim ç‘na priste, dhe as që e përfytyronim dot gjithsesi. Por, çfarë vuajtëm e hoqëm ishte jashtë çdo imagjinate. Na lanë 8 ditë rresht pa bukë dhe asnjë mundësi për t’u ushqyer. Njerëzit filluan të vdesin nga uria. Ndërkohë drurët e shkurret rrotull kampit u “pastruan” nga gjethet, që filluam t’i mbledhim e t’i ziejmë në formë lakrash, me një dorë oriz, sa për të shuar urinë. Filloi dizanteria në masë dhe kufiri që dallonte njeriun nga shtaza ishte shumë afër. Njerëzit u bënë si të çmendur e flisnin me vete.

Na trego pak për Desin, si e përballoi këtë gjendje?

Në këto kushte ne duhej të mendonim edhe për sëmundjen e Desit të vogël, 8 vjeçe. Ajo ishte e uritur dhe nuk kishim asgjë ç‘t’i jepnim. Mbaj mend që i thoshte Nanë Dijes (Dije Hoxha, nga Luzi i Madh, e internuar me dy vajzat, Bakushen dhe Dritën shën.ynë), – “pse, nanë Dija, kto laknat tueja zijnë mô shpejt?!…”

–“Ashtu!? Hajt Desi, se të jap nana ty lakna, tashi, menjiherë!” I jepte nga pjesa e vajzave të veta, të sëmurës Desi. Ne ishim gjashtë fëmijë, “laknat”, një përzierje gjethesh rrushi të egër, ferrash e barishtesh, i vinim në sasi më të madhe çka kërkonte më shumë kohë të zienin, por Desi nuk priste dot.

Pas 8 ditësh urie të skajshme, filluan të na sjellin bukë misri nga Berati. Bukë kishte emrin, sepse në fakt ishte diçka si punë brumi, i mykur, gati jeshil, i papjekur fare dhe në sasi krejt të vogël për nevojat e njërëzve. Filluam ta racionojmë dhe ta ndajmë. I takonte pa ekzagjerim, një copë e barabartë me një kuti shkrepëse të sotme që mban 50 fije. A mund të rronte njeriu me këtë sasi ushqimi?!… Por vdekjet e shumta, në fakt sikur e lehtësuan disi këtë uri. Vdisnin mbi 8 ose 10 vetë në ditë. Kur vdisnin 3 ose 4, quhej ditë me pak të vdekur. Aty ishin 8 kazerma dhe për 2 muaj vdiqën, kush i mban mend sa njerëz, gjysma ndoshta.

Një herë e shoh Desin që hëngri një racion tepër dhe si më e madhe, i them: – pse e hëngre edhe racionin tim? Ajo më sheh e trembur dhe si e habitur, ndërsa ndërhyn Nanë Vathja që thotë: – s’ka gjë, se unë nuk dua, le ta hajë Desi copën time!

Derisa të vdes nuk me harrohen ato pamje kur ne s’kishim si ta ushqenim apo kuronim motrën tonë të vogël, e cila vdiq më shumë nga uria sesa nga sëmundja. Kushtet higjenike ishtin të tmerrshme. Na jepnin mundësi vetëm një herë në javë të lanim rrobat në përrua, thjesht me ujë mali, pa sapun, detergjente etj. Na shoqëronin e ruanin me policë, të cilët ishin ca ish–partizanë, që s’kishin asgjë të përbashkët me njeriun.

Të internuarit i ndanë në 2 grupe, të aftët për punë dhe të pamundshmit, për shkak të moshës etj. Neve që quheshim të rinj, unë dhe Ragipi, na dërguan në Memaliaj, ku punonim me kazmë për hapjen e rrugës automobilistike. Jetonim në çadra të ushtrisë.

Një mëngjez vjen një roje dhe më njofton se më kërkonte vëllai. Dal te rrethimi dhe takoj tim vëlla, Ragipin, i cili më thotë të bëhem gati e të shkoj në kamp, sepse kishte ardhur Dajë Hekri (Hekuran Saraçi, daja, shën. ynë) që kishte porosi nga Bab Rama të mos kthehej pa i parë të gjithë fëmijët. Unë ekundërshtoj dhe i them: “po ti, pse nuk vjen?!” Ai më shpjegon se nuk e linin të ikte nga puna.

Nisem për në kazerma bashkë me një plak që na sillte ushqimin me kalë, i cili ishte nga Malësia e Shkodrës. Rrugës ai më pyeste se sa motra apo vëllezër kisha, sa vjeç ishin etj., etj. Unë nuk po u jepja dum fjalëve të tij, megjithatë i thashë se jemi 3 motra e 3 vëllezër! Ai më pyeste për emrat e për moshën dhe gati më bezdisi me ato pyetje që unë i quaja trashanike! Kur afrohem afër kampit në Turan, aty dëgjoj zëra grash që pëshpërisnin: “ja kësaj i ka vdekur motra!”

Nuk po e kuptoja dhe më dukej e pabesueshme që ato fjalë të ishin për mua! Kur mbërrij në kazermën nr.2 ku ishte familja ime, mësoj se Desi ishte varrosur! Filloj e ulurij dhe sot e kësaj dite nuk më del hidhërimi për humbjen e motrës. Doja të shkoja ta shihja edhe njëherë e këmbëngula të hapnim varrin, sa për ta puthur për herë të fundit. Më sqaruan se e kishin futur direkt në tokë, pa arkivol, apo “shulse”, ose dërrasa varri që të mund të mbronin kufomën. Ma bënë të qartë se gjithë ato gurë e dhé e kishin prishur tashmë fytyrën e saj të njomë! Qaj aty deri sa s’më dilnin më lotë e kthehem me shpirtin copë në kazermë, ku vazhdonte jeta e internimit! Edhe sot, më thotë mendja, e di vendin ku është varrosur, në atë shpat kodre në Turan…

Nanë Vathja kishte kërkuar t’i sillnin djalin, Ragipin, që të varroste të motrën, por nuk i dhanë leje. Desin e varrosën disa pleq që ishin ende gjallë. Vdekja e Desit në moshën 8 vjeçe, na e rëndoi gjendjen shpirtërore dhe mbaj mend që shumicën e kohës e unë e kaloja në vaj e lotë.

Çfarë mund të na tregosh nga jeta në kamp?

Nga Turani, në krye të vitit na hoqën e na çuan në kampin e Tepelenës, i përbërë nga 9 kazerma. Këtu ishim pak më mirë, sepse kishim krevate 2 katësh, kurse në Turan rrinim për toke, pa kurrfarë shtrese apo izolimi. Ishim të rrethuar me tela, por mund të mblidhnim ndonjë dru apo rrënjë rrotull kampit sa për të gatuar diçka apo për të ngrënë “lakra”. Kishim edhe njëfarë gjelle kazani që shpërndahej me racione për secilën familje. “Kazani” i gatimit ishte një vozë (fuçi) e prerë në mes dhe pjesa e poshte shërbente për të gatuar. Ushqimi që na jepnin ishte një lëng i përftuar nga zierja e tre katër kg makarona tip babole (kërmill) që notonin në mbi 50 litra ujë. Nëse në racion të binte ndonjë “kërmill”, ishe me fat, por zakonisht ishte thjesht ujë me kripë. Nga njëherë na e ndërronin menunë e na gatisnin presh të zier, zakonisht të palarë e me gjithë rrënjë e gjethe të kalbura.

Edhe këtu na shfrytëzonin në punë të detyrueshme duke na ngarkuar me dru zjarri që i zbrisnim nga mali i Bënçës, në kamp ose në rrugë të makinës, sipas kualitetit të druve. Në Bënçë na përdornin sikur të ishim kafshë pune dhe pa asnjë pikë respekti njerëzor e duke na fyer pa shkak. Një ditë, një dru më ra në këmbë dhe u plagosa keq për shumë kohë. Me zor ngjisja malin e kthehesha me barrën ngakuar me tërkuzë lidhur, si kafshë. Por këmba e vrarë me mundonte edhe më tepër. Dëgjoja rreth e rrotull të thonin: – “këta janë të sëmurë si familje! Po vdesin të gjithë! Edhe kjo s’e ka të gjatë!”

Mbaj mend njëherë që ngarkova një barrë drush kazani, të holla dhe të lehta. Polici më pikas dhe më flet rëndë në një gjuhë që mezi e merrja vesh, ma ul barrën dhe e ngjesh mirë e mirë me këmbë për t’ia ulur volumin, por jo peshën. Pastaj ia merr barrën një gruaje tjetër, e bashkon me timen e m’i ngarkon të dyja në kurriz. Mbaj mend që mezi e kam sjellë këtë barrë në kamp. Më rrinin pranë vajzat e Abaz Kupit, Hyrija dhe sidomos Bukurija e Lajde Miraka etj., të cilat më jepnin dorën e më ndihmonin! Edhe ato ishin të ngakuara si unë, por nuk më linin mbrapa. Kishte një rregull, kush nuk plotësonte normën, nuk lirohej nga puna, edhe sikur të errej e bëhej natë. Ndërsa kush plotësonte shpejt një metër–kub, kishte të drejtë të pushonte për pak kohë. Ky ishte shpërblimi!

Ju keni pasur edhe një vëlla që ju ka vdekur në Tepelenë…

Po, Xhevatin… Ju betohem që çastet e fundit të jetës së tij janë të pabesueshme, po të mos i kesh parë me sy. Unë qëllova fatkeqe që i kam parë e po jua rrëfej. Ishte muaji gusht, një vit pas vdekjes së Desit. Xhevatin e zu dizanteria, por nuk na tha. Për 2 ditë rresht shkonte e vinte pa pushim në banjot që ishin 40 m larg kazermës ku rrinim. Pastaj u dorëzua e i tha Nanë Vathes: “Jam keq, më dhemb barku, jam sëmurë!” Ajo e vizitoi te mjeku, në fakt një infermiere e kampit. Ajo konstaton se kishte dizanteri dhe thotë se do t’i bëjë inxheksione. Fillon kura, çdo ditë nga një gjilpërë, por asnjë efekt. Gjendja rëndohet. Vetëm 5 ditë mundi të shkojë në banjo. Pastaj nuk çohej dot më nga krevati. Filloi të nxjerrë veç gjak nga zorrët, sepse nuk hante gjë. Nuk i treguam njeriu, sepse kishim frikë mos na nxirrnin nga kampi, pasi dizanteria është ngjitëse. Dy–tri ditët e fundit gjaku nuk pushonte. Nana ia lante leckat që ia vinim poshtë dyshekut, në çezme dhe na thoshte që kullonin shumë gjak, sikur të ishte ndonjë kafshë e therur, aq gjak rridhte.

Ditën e fundit, kur po jep shpirt, vjen infermierja për të bërë adetin. Xhevati i thotë: –“kot vjen, nuk po më bôjnë gjô gjylponat e tuja! Nesër mos hajde mô!”

Pak kohë pasi ikën infermierja, ai kërkon një gotë ujë. Nana më thërret e thotë:–hyr në krevat, merre e ngreje ndenjur, që të pijë ujë më lehtë. Ulem në krevat, e sistemoj mes këmbëve të mia dhe ia fus krahët rreth trupit për tambajtur drejt, duke ia mbështetur kokën në gjoks. Afrohet nana dhe i zgjat filxhanin me ujë. Ai përcjell gllënjkën e parë, ndërsa të dytën nuk e kalon dot, duke e derdhur buzëve anash. Nana në këtë çast e sheh mirë se çfarë ndodhi, por me të lehtë më thotë:

–“Mbaje mirë, se po e zë gjumi! Shtrije me kujdes në shtrat!” I bindem dhe kthehem duke e parë në fytyrë. M’u duk se ishte pakëz i ndryshuar dhe sikur i kishte rënë një hije e veçantë. Në atë moment shoh nanën që t’ia mbyllte sytë e t’i thotë:

–Të keqen nona, shpejt më le! Kaq tesalallik (jetë të përbashkët shën.ynë) paske pasë ti me mu!?

Në atë moment kuptova që vëllai kishte dhënë shpirt dhe ia dhashë kujës, sa besoj më kanë ndier në të gjitha kazermat. Xhevati u sëmur të premten e dha shpirt të shtunën pas 8 ditësh! Ishte vetëm 13 vjeç.

Nana lidh dyshemenë për beli dhe niset për në Drejtorinë e Kampit. Takohet me Nëndrejtorin, i cili mbaj mend që quhej Syrja. E njofton se i ka vdekur djali dhe i lutet t’i thotë një polici të shkojë në Tepelenë sa për t’i blerë pak metra kambrik, për qefin. Të internuarit nuk i linin të dilnin jashtë kampit. I drejtohet me fjalët:

–Zotni, më ka vdekur djali!

Mirë e ka bërë! – i përgjigjet ai.

Mirë, thua ti, por unë kam hall ta varros, e s’kam qefin! – i thotë nana e shkretë!

Ka sa të duash fier, gur e dhé! – ia kthen zyrtari me emrin Syrja.

Nana kthehet në kazermë, gris disa rroba e sajon me to një qefin. Ndërkohë kishim lajmëruar një hoxhë, të internuar kuptohet, i cili i bën adetet e xhenazes, sipas rregullit mysliman duke e larë e pastruar. Ndërsa një plak tjetër na ndihmon të rregullojmë një arkivol, i cili u sajua prej një arke dërrase që kishim me vete. Kishim nijetin që t’ia merrnim eshtrat Xhevatit prej aty, e t’ia varrosnim në Kavajë.

Një grup pleqsh, njësoj si në rastin e vdekjes së Desit, e morën dhe e çuan vëllain e vogël në varreza të këmbët e urës së Tepelenës rreth 400 metra nga kampi. Varret ishin gati, s’kishte nevojë me i hapë.

Edhe këtë xhenaze e fusin në tokë jashtë rregullit, duke mos i vënë shulse apo dërrasa vorri, ndërsa arka që luante rolin e arkivolit është copëtuar me të rënë gurët e parë, duke ia shtrydhur trupin e copëtuar kockat. Ne si myslimanë besojmë se trupi duhet ruajtur, pasi vetëm në krye të 40 ditëve ai fillon prishjen e dekompozimin.

Nana na urdhëron përsëri:

–“Ecni të hajmë darkë! Ju kôm juve tash që ka ikë Xhevati! Ai ka shku në vend të vet! Nuk ôsht mir’ të mos hajmë sonte, se i bôhet keq atij!”

Kishte varrosë 4 fëmijë të vetët e kishte frikë e shkreta se do t’i vdisnim edhe ne dy motrat që kishim ngelë! Nana e Tushes, njerka e Bab Ramës s’lëvizte dot nga shtrati. Mallkonte veten që po rronte e po shihte vdekjen e fëmijëve. Pas 6 muajsh vdiq edhe ajo dhe e varrosëm po te varreza e të internuarve.

Vëllai tjetër, ku ishte ndërkohë?

-Ragipi ishte në Vlorë, ku i kishin shpërndarë të internuarit dhe të rinjtë që kishin fizikun të fortë për punë. Ishin tre kampe, në Vlorë, në Fier e Lushnje. Ragipit i takoi të punonte në Vlorë. Prej andej na niste telegrame ku pyeste rreth shkaqeve të vdekjes së Xhevatit. Dyshonte se mund ta kishin vrarë ose diçka e tillë. Por në fakt ai vdiq nga dizanteria dhe kushtet çnjerëzore që ishin në kampin e Tepelenës. Edhe Desi, edhe Xhevati, edhe Babë Rama kanë vdekur gjatë muajit të Ramazanit dhe Nanë Vathja, megjithëse ishin kushte të tmerrshme, ishte me agjënim. Ku e gjente atë besim e atë forcë shpirti ajo!? E habitshme…

Si shkoi fati i pjesëtarëve të tjerë të fisit që ishin me ju?

-Xhaxhai, Dalipi, siç ju thashë, u internua bashkë me ne në Tepelenë, por pas torturash çjnerëzore në hetuesi, ku i kërkonin të tregonte se ku ishte Rama, ai ishte transformuar si njeri dhe nuk kuptonte se çfarë ndodhte përreth. Mund të them se e kishte humbur aftësinë e të gjykuarit kthjelltas dhe sidomos kishte një tmerr nga rroba e policit, apo thjesht t’i përmendje policinë, dmth, rrobën ushtarake. Ka shumë episode që mund të rrëfej, por më kujtohet që herë pas here ai rrinte kruspull e dridhej, duke thënë:

–Po vijnë të na marrin e të na pushkatojnë!

Jo– i thonim ne, – nuk do të marrin ty, por Ragipin, se ai është djali i Ramës. Mos u tremb…

Jo,do na pushkatojnë të gjithëve, – e dridhej fort, kurse sytë i kishte të skuqur natë e ditë e nuk e zinte gjumi kurrë!

Atë e zhvendosën pastaj nga Tepelena në Porto Palermo, bashkë me hallë Lajen.

Kurse pas vrasjes së vëllait të madh që ishte në arrati, Hamidit, e shoqja e tij, Nafija, kërkon të lirohet, me arsyetimin që ajo tashmë nuk e ka më burrin e duhej të shkonte te prindët, por megjithatë nuk e lirojnë. Ajo u lirua bashkëme ne në fund të vitit 1951, pas helmimit që i kurdisën Bab Ramës, nëpërmjet njerëzve të Sigurimit.

Nga gjithë familja ime shpëtuam gjallë vetëm nana, unë, motra dhe një vëlla, kurse 2 motra dhe 1 vëlla tjetër vdiqën në internim, ndërsa vëllai madh dhe baba u vranë në mal. Po ashtu në internim vdiqën edhe disa kushurinj siç ishte Osmani i hallë Lajes si edhe vajza e vogël e vëllait, Fatmira, që ju tregova nëfillim. Gjithsej, për shkak të Ramës jemi internuar 15 vetë, prej të cilëve 5 vdiqën siç ju thashë.

Kush ishte Ramë Habili

Ramazan Habili, nga Habilajt e Kavajës, i biri i Abaz Habilit, oficer kreshnik i Monarkisë së Mbretit Zog, familje e pasur dhe me emër në gjithë krahinën e vet, bajraktar, pjesëmarrës në mbrojtjen e organizuar në 7 prill 1939, i pa angazhuarme ndonjë krah politik, deri në shtator 1943. Pas kësaj kohe, është bashkuarpër 2 muaj në çetën e Myslim Pezës, ku konfrontohet me Kajo Karafilin dhe largohet përgjithmonë. I djegin shtëpinë çetat partizane të Sali Verdhës dhe hakmerret brenda 24 orësh. Kjo shënon angazhimin e tij në politikë. Emërohet komandant i forcave ushatarake të Ballit Kombëtar për zonën e Kavajës. Njihet si burri që i vuri fré terrorit të komunistëve, pas vrasjes së Kajo Karafilit në Helmës të Kavajës. Kjo i dha famë, por njëkohësisht i krijoi armiq të shumtë nga të gjitha anët. Pas përfundimit të luftës, në 1944, ai shpallet armik, prandaj qëndron në arrati me një grup nacionalistësh, me shpresën se regjimi komunist do të rrëzohej. Ndiqet pa sukses për 7 vjet nga forcat e ndjekjes dhe për shkak se ishte shumë i përgatitur, për të thuheshin legjenda si psh “nuk e kap plumbi!” Në fakt ai vdiq prej helmimit që i kurdisi Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet njerëzve të rrethit të tij miqësor. Në qershor 1951 gjendet i vdekur dhe kufomën e tij e marrin dhe e ekspozojnë për dy ditë në pazarin e Kavajës. Vendvarrimi edhe sot nuk i dihet.

Të internuar prej familjarëve të Ramë Habilit

Vathja, bashkëshortja; fëmijët: Asija, Ragipi, Xhevati, Qefserja, Mukadesi, Nexhmija;

Njerka: Pashja ose Nana e Tushes;

Motra e Ramës e ve, Laje Gjoci (Habili) me djalin Osmani

Vëllai: Dalipi; nusja e djalit të madh, Hamidit: Nafija (dhe fëmija i saj Fatmira);

Familja e Mal Hoxhës, pjesëtar i çetës së Ramës: Dija, Bakushja dhe Bukurija (Çike).

Vdesin në internim:

Vajzat Nexhmije dhe Mukades, djali Xhevat, mbesa Fatmira dhe Pashja, njerka e Ramës.

Sëmuret në internim e vdes më vonë nipi, Osman Gjoci.

Humb aftësinë mendore vëllai, Dalipi.

Burgoset më vonë nipi i Ramës, Ali Habili, i cili dënohet me 25 vjet.

Vriten në arrati, Rama dhe i biri, Hamidi 20 vjeç

Asambleja e N.A.T.O. Me Spiunet e Varshaves..nga Kujtim Cekani.

rama

Në Shqipëri po mbahet Asambleja N.A.T.O…Dhe ata që na përfaqësojnë jan te Traktatit të Varshaves..Kriminelet që na vranë për 70 vjet më radhë..Ku është Besim NDREGJONI që nuk del tani ..apo u kënaq me prishjen e një Bunkeri ..pse nuk bën dikush thirrje që këta qe sot janë në pushtet ì kan akoma duart me gjak ..Jan mbi 7 mije njerez akoma pa një varr ..aty ku po mbahet Asambleja N.A.T.O jan bere rreth 1 Miljon vite burg Politik.. Dhe askush nuk esht denuar asnje dite ..ku kriminelet e diktatures edhe sot jan ne pushtet aq me keq ku edhe sot marrin dekorata Cfar esht kjo heshtje..ku është dikasteri ì të burgosurve politikë tek PD ..ku janë Shoqatat ..apo Partitë Nacionaliste .nqs duhet të shkonit në Bruksel të protestonit..Brukselin e keni ne Tirane ..Zgjohuni Shqipetare nga Gjumi ..Poshtë Komunizmi…

SPIUNI I FSHATIT TIM..

a2

SPIUNI I FSHATIT TIM ..

Ti qe Fytyrën e ke te Nxirë
Ti qe nga Sytë nuk shikon më..mirë..
Ti qe kur ecën sa shum rënkon
Ti Qe asgjë më ste Shijon…

Ej ..Sa here me ndiqje nga Pas..
Me prisje Rrugën ..
Me buzë në Gaz..
Si Ai Gjarpri me viza dhe pika..
Sa here te Shikoja me zinte Frika..

Un isha Fëmijë o ndyrësire..
Akoma nuk dija se kush ishe.
Vec Fytyra jote e palare ..
Të tregonte cfar në Zemer Kishe..
..
Dhe Sot të Shoh ..Si je katandisur..
Si ka përfunduar jeta Jote..
Me atë Zanat e ke Nisur ..
Dhe kështu po ikën prej kësaj Bote…

Turp i Europes..Kombi Shqiptar në Rrezik.

FB_IMG_1464298799006

Turp i Europes..Kombi Shqiptar në Rrezik..

Asnjë shtet në botë nuk i lë bashkëkombësit e vet pa pasaportë pasi e drejta e nacionalitetit lind nga origjina, gjaku, trashëgimia. Mjafton një nga prindërit ta kesh në atë origjinë dhe të lind e drejta e pasaportës. Kështu veprojnë Gjermanët, Amerikanët, Suedezët, Francezët pavarësisht se ku jetojnë. Italianët që kanë dhjetëra breza që jetojnë në Argjentinë kanë pasaporta italiane dhe madje votojnë për senatin dhe qeverinë italiane.

Në 25 vitet e fundit ky projekt-ligj u miratua në Zagreb “Pasaportë për çdo kroat”, në Beograd “Pasaportë për çdo serb”, në Shkup “Pasaportë për çdo maqedonas”. Athina dhe Sofia japin më shumë pasaporta greke dhe bullgare për shqiptarët e Shishtavecit sesa jep Tirana për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Ulqin, Çamëri dhe diasporë.

Shqiptarët mbeten ende i vetmi komb që vetëm 20% disponojnë pasaportë shqiptare. Pra shteti shqiptar e ka lënë shumicën e kombit pa pasaportë.

Zhgënjimi. Nga Gramoz Xhaferi..

FB_IMG_1464208480634

MLLEF
(Satire per politikane qe bene karriere nen masken e antikomunistit… .)

Yt ate sigurims, hetues, terrorist,
Ti, student i hijshem, erdhe ne demonstrate,
“Liri, demokraci!” – bertitem trimerisht,
Sa bukur e sa mire..Se bashku, demokrate.

Une, ish i perndjekur, ende nuk kisha shkolle..
Tek une u mbeshtete si ‘leje’ per karriere,
Qe shkallet ti t’i ngjisje..I dashur mendjeholle,
Me reklamoje shpesh virtyt, nder edhe vlere.

“Sa shume kane vuajtur keta ish te perndjekur,
Sa shume te burgosur, te vrare..,lemerì,
Bah! Me çfere kurajo ata jane perpjekur..!”
Bam! – ballit me shuplake per te shprehur habì.

Dhe thame ‘po’ te gjithe..,te beme kryetar,
Me pas dhe deputet..Kape qiellin me dore,
Dhe prej aty filloi nje shfaqje me zuzare,
Ky ‘demokrati’ yne ne rolin kryesor.

Ashtu si te tha gjaku, ne llum ti u gremise,
Te mirit dhe te aftit me thonj ia nxore syte,
Te gjorit hallexhi astaret ia grise,
Servil..,sa i peshtire! Shefat puthje ne bythe.

Pastaj ne nje detyre ku parate vinin lume,
Dy milion fukarase per nje pune si roje,
Erdhi nje i perndjekur te kerkonte nje pune,
“Nuk ka! – the pa e pare.- Duket nje fjale goje..”

Aj, aj, diçka nuk shkon..,duket se te pergjojne,
Zagar me zorre ne goje..Shpejt laro se te zune!
Hap syte horr i horrit se do te arrestojne,
Mbathja me vrap gjekundi, o dhune edhe perdhune!

Trishtueshem ngrinim supet: “Po si valle keshtu?
Ku jane idealistet, ku jane bre, te miret?”
Pergjigjet xha Maliqi me kemben permbi gju:
“Aspak t’ju vije keq, perkrahet ju rezilet!

Ju thirret vagabondet, i vute te drejtojne,
Ata qe gjysh pas gjyshi, dhunen kishin ne dere,
Te miret dhe fisniket? Te vijne nuk degjojne..,
Nuk behen pjese e plehut… Jo de, se kane ndere.

Se çfare duhet bere, kete ne mire e dime:
Debojini kopilet qe veç na kane dhjere..
S’ka nevoje t’i therrisni, te miret vet do vijne,
Pastaj do lartesojme kombin tone te mjere.”

Dita Ime e Parë e Shkollës..Mes Gëzimit dhe Trishtimit.

20160524_201806.jpg

,Kujtime nga dita e pare e shkollës. ..6 ore para se te niseshim per ne shkolle. .nuk i harroj kurrë. ..

U zgjova i trembur , dhe vrap e ne kembe nga shpejtesia kalova mbi vellane tim qe akoma flinte i mbuluar me te njejtin jorgan me mua . O Nene ,o nene thirra , perjashta binte nje shi me bubullima por ajo e me zgjovi nga gjumi nukishin bubullimat por cikat e shiut qe me rane mbi koke nga catia me derrasa te vjetra , Motra e vogel qe flinte me nenen u tremb dhe filloj te qante ,u afrofa afer saj dhe u shternguam fort ,u zgjua dhe vellai qe ishte tre vjet me i madh se un cfar keni pse qani na tha hajdeni ketu,Nena ku eshte nena dua nene qante motra edhe un dua nenen , bubullimat u bene edhe me te forta ,ne fundin e dhomes digjeshin dy copa pishe qe nena i kish ndezur ,nga dritarja pame nje drite qe lvizte jasht te kasolla e lopes ,, Ishte Nena qe kishte dale te shikoje bagetite ,,nuk vonoi erdhi Nene ku ishe Ajo ishte lagur e tera nga shiu ,kishte dalur te shikonte bagetite ,sa erdhi mori nje tenxhere e vuri mbi dyshekun ku un isha shtrire cirkat e shiut binin mbi tenxhere pa pushim ishte e pamundur te flija me aty ishte lagur thuajse gjysma ,terhoqem disa rrogoze te thate ne krahun tjeter te dhomes nena na pushtoi te treve dhe na puthte ku te mundete , ne ishim ne prehrin e saj dhe po mundoheshim te ngroheshim dhe prisnim radhen e te puthurave te saje ,pashe qe vellai dhe motren i zuri gjumi,po ti fli pse nuk fle un e shikoje ne kokerr te syrit ,nuk i kisha mire punet me gjumin un asnjehere ,, i mbylla syte dhe ngadale hapja njerin sy pas pak pashe qe dhe nenen ezuri gjumi ,plaq plluqat e cirkave nuk pushonin ishte erresire dhe her pas here vehtetimat ndriconin naten e erret qe qante aq shume dhe bente te qante dhe catine me derrasa te vjetra ,, mbi oxhak shkelqente fosfori i ores me koken e pule qe xhurma e shiut nuk po me lente te degjoja zhurmen e saj te zakoneshme Tik..tak,,tik,,tak,,po pri9sja me padurim te behej diten,, ishte duke u gllire 1 Shtator 197,,,,Do te ishte dita e pare e shkolles per mua , duke mbyll her njerin sy dhe here tjetrin gjumi beri punen e tije ,,

Kur hapa syte pashe qe te gjithe flinin , edhe Nena edhe vellai me motren pashe oren ishte 7 e mengjesit Nene ,nene cohu Nena u zgjua he bir u ngrite ti Hyqymet ,,cohu doi kni ne shkolle ,,vellai ukthye ne krahun tjeter,un u ngrita pashe qe shiu kishte pushuar tenxherja mbi dyshekun tim ishte mbush thuajse plot , nena u ngrit doli jasht dhe iku nga lopa..un shkova tek rrobat e mia qe do te vishja ate dite per diten e pare te shkolles ,, Babai im punonte mbas hekurullave ai vinte nje here ne gjashte muaj ne shtepi per vetem nje jave ose maximumi 10 dit jo me shume ,heren e fundit kur erdhi me kish prure nje cope te zeze per pantallona qe nena mi kishte prere dhe qepur tek gjyshja si per mua ashtu dhe per vellane ,, ndersa per kepuce na kishte blere cizme llastiku Nena sme kishte lejuar ti vishja na duheshin per ne shkolle , Jasht ishte lageshtire ,nje mjergull e dendur kishte mbuluar gjithcka nuk shikoje me shume se dhjet metra ,,
pas pak nena erdhi me nje kove ne dore me qumeshtin e lopes sapo e kishte mjelur ,, A u ngritet shpejt se u bete vone ,,ndezi zjarrin dhe me te shpejte vuri qumeshtin per ta ziere .
Nderkohe ne ishim ngritur dhe un isha gjith emocione ,edhe pak dhe do te vishja pantallonat prej basme te zeze dhe cizmet fringo te reja prej llastiku ,kisha dy jave qe i shikoja i pata veshur neper shtepi por pa i provuar jasht aq me shume qe kush rene shi ,,do te futesha ne gropat me uje pa mulagur kembet ,, un mendohesha e syte me shkelqnin nga ato qe me xhironin ne koke shkolla nxensit mesuesja ,U ulem shesh , nena na griu buken e misrit ne nje sahan bakri dhe i hodhi qumeshtin persiper ,ne te tre me luge ne dore pa bere shumfjale ju sulem sahanit qe nxirrte avull deri sa nuk ngeli gje me brenda , u ngritem dhe un i pari vrap fillova te vishem , nena po vishte motren qe iashte tre vjet me e vogel se une ,, mbasi u veshem dhe veshem dhe cizmet un me vrap dola jasht dhe aty ku ishte gropa e pare me uje aty u futa oo sa ilumtur isha kembet nuk me lageshin.
Hyqymet merre Kujtimin per dore se mos rrezohet dhe ikni tani ,, Vellai ishte ne klasen e trete..nuk e kishte me qjef te shkonte ne shkolle shpesh thonte ja semure apo gjente ndoj genjeshter qe te mos shkonte ,,
Nena na puthi na shoqeroi deri poshte shtepise dhe na tha ikni tani , mjergulla ishte larguar dhe cdo gje shikohej sikur kristali ,,Shkolla ishte ne nje koder afer qendres se kooperatives ku ishin Zyrat ,dyqani,furra e bukes ,gabina elektrike,magazinat, cdo gje ,por rralle me kish takuar te dal atje , tanipo shkoja ne shkolle dhe cdo dite do te dilja tek zyrat e kooperatives ,
Shikoja femijet qe ngjiteshin malores per teshkuar tek shkolla ishte nje rruge e veshtire qe sot shume mire mund te quhet rruge bagetishe , un isha i gezuar ecja me vrap para vellait ,nuk kishim asnje liber,prisnim te na i jepnin tek shkolla ,
e bera te perpjeten me nje fryme deri sa arrita tek shkolla ,hidhja syte her pas here nga shtepia dhe shikoja nenen qe shikohej me shume nga napa e saje e bardhe qe e mbante ne koke ,nga tek shkolla shtepite tona dukeshin si ne pellembe te dores , shtepite,, sepse ne fakt ishim te rrethuar nga dy shtepi nga ana e siperme dhe dy te tjera nga ana perballe e shtepise , ishin vellezerit e babait tim ,pra xhaxhallaret , kurre ,asnjehere ne jeten time 7 vjecare nukkisha hyre ne shtepite e tyre kisha degjuar nga Nena qe ne ushim ndryshe qe kur kujtoja cfar me thoshnin femijet me drillej trupi,,Kulak ,qe sa here dikush me thoshte si pergjigje kishte guret qe un do ti hidhja , per nje cast u mendova ,po siku ,,po sikur te me thoshnin dhe ketu tek shkolla ,, duke u menduar u gjendem ne oborrin e shkoles qe gumezhinte nga femijet ,, sa shum qe po beheshim ,, dera e shkolles ishte e hapur dhe para deres se shkolles ishte nje shtrese me cimento ku pak nga pak u rreshtuan mesuesit , U degjua nje zile si ajo qe mbanin delet e koperatives femijet u rrjeshtuan, nje mesuese mu afrua me pyeti si e ke emrin Kujtimi them ok me tha rrjeshti jot eshte ketu ,, dhe me vuri ne fund te rrjeshtit ,,
degjoj doren e vellait qe me nxori nga rrjeshti ,, i them pse me terheq ,,ai me thot hajde ketu se keta do betohen tani ne nuk mundemi ,, dhe me terhoqi un sdija cpo ndollte mesueset qe ishin rrjeshtuar para nxenesve po na shikonin ,, para nxenesve kishte dalir nje vajzr me shallin e kuq ne qafe kishte ngritur grushtin si partizanet neper filma dhe po priste ,, Njeri nga mesuesit ma beri me dore qe un te largohesha nga rrjeshti sepse po vazhdoja te kundershtoja vellane ,
mbasi u larguam disa metra , Vajza para shkolles filloj te recitonte me grushtin lart ,, kur degjova nje britme te forte nga te gjithe nxensit Gjithmoooon gatiiiiiiiiiiii ,,U drolla nga frika cfar po ndollte ,Hyqmeti me tha tani ikim ne rrjesht ,, u afrofa gjith frike ne fund te rrjeshtit ,filluan te hynin nxensit ne shkolle ,, zemra po me shperthente nga te rrahurat edhe pak dhe do te ulesha ne banke edhe pak pa e ditur se do kisha para nje drame te re ,, un isha kulak armik i popullit akoma nuk e dija sa i rrezikshmem qe isha ,akoma se dija ,,..Vazhdon……

Tmerret e Internimit ..Kujtime..Simon Mirakaj..

FB_IMG_1461171488890

Dita e pare e Punes.
Kur e kujtoj ate dite me ze trishtimi edhe sot,trishtim e keqardhje per rinine e humbur e te lene fushave e kanaleve te Myzeqese me shate e lopate ne krah ,jo pak por nje cerek shekulli.Sa e sa te rinje e te reja e lane rinin kampeve e burgjeve,neper miniera e neper galeri, e pse?Sepse mendonin ndryshe ,mendonin te jetojne te lire ne vendin e tyre.Sa e sa te rinj te reja te quajtur kulak e lane rinin kooprativave ,ku puna e tyre vlersohej me pike, nuk paguheshin me leke per punen qe benin por me pike, u vyshken para kohe nga puna e rende e nga padrejtesia.Sapo mbarova provimin e fundit te matures po ecja koridorit duke kerkuar nje klase boshe ,nuk doja te flisja me njeri doja te rrija vetem,hapa deren e nje klase nuk kishte njeri ,mbylla deren e po rrija i merzitur sigurisht une e dija se cfar me priste ,nje njeri qe bente apel dy here ne dite nuk munde te kishte iluzione per vazhdim studimesh ,por cuditerisht njeriu shpreson,shpresa vdes e fundit thone.Dy shkumsa qendronin mbi tavoline e mora njerin e qellova derrasen e zeze ,dera u hap ,dhe profesori: e cfare ben Mirakaj pse gjuan me shkumes,me fal profesor se eshte hera e fundit qe une prek shkumes,mbylli deren e u largua,ndejta dhe pak e u drejtova per ne shtepi ne Saver.Qendrova disa dite pushim dhe fillova te bej analizat per pune,mbasi i mbarova shkova e u rregjistrova ne nje brigade pune.Mbaj mend se me rekomanduan shoket ate qe kishin mbaruar para meje nese te thone cilen brigade do ,thuaj ne te treten,ajo brigade ka brigadier nje burre te mire shume eshte njeri i ndershem komunist nga Skrapari quhet Qani Ganiu.Gjate periudhes 25 vjecare ne bujqesi dy brigadier mbaj mend qe ishin njerzor e shume te sjellshem me puntoret,Qani Ganiu e Petref Kurtin,dy njerez te ndershem,ata qe i kane njohe besoj se jane dakort me memdimin tim.Nje dite perpara se te filloja punen u mora me pregatitjen e veglave ,lopaten,shatin,keto ishin kryesoret per ne puntoret.Koha kur une fillova pune per te paren here ka qene vjeshte,ne kete perjudhe me teper puntoret perqendroheshin ne pastrim kanalesh.Te nesermen mbasi bera apelin e policise u nisa per ne pune.Brigadieri me tha: Simon me vjen keq qe per diten e pare te punes do te them te shkosh ne pastrim kanali ska pune tjeter,ku eshte ky kanal e pyeta?Eshte afer ne te dale te sektorit anes rruges,nuk i kisha mbushur te njezetat e duhej perballur me nje pune kaq te rende.Shkova ne shtepi ,hengra buke ,mora lopaten e nje bidon me uje, vura kapelen e kashtes ne koke qe ma kishte bere motra e u nisa,rruga ishte gjithe levizje ,shikoje burra qe nxitonin per ne pune te gjithe me kapelet e kashtes ne koke e lopatat ne krahe ,grate qe venin mbi kapelet e kashtes nje nape te bardhe per tu mbrojtur nga dielli.U afrova kanalit, ai ishte i thelle tre metra i gjere nja kater metra ,baza poshte ishte nje meter edhe me uje,puntoret ishin rreshtuar njeri mbase tjetrit te xhveshur ne breke e kanatjere ishte vape .Nejse ula lopaten e bidonin e ujit,bidonin e mbulova me bar qe mos te ngrohej shpejt,zbrita poshte isha me cizme gati sa nuk me hyri uji ,kanali kishte dhe shushujza cfar tmerri thashe nuk na u ndane shushujzat.Seit Poda qe kisha afer me tha beje prita, kullo ujin pastaj fillo pastrimin e kanalit, ashtu bera.Bera dy prita ne nje largesi tre metra njera nga tjetra dhe fillova me lopate te kulloj ujin,me mori kohe shume nuk kisha experience,Seiti nuk kishte kohe me humbe se duhej bere norma,e shikoja mezi i dallohej ftyra nga balta qe i binte kur mbushte lopaten per ta hedhur siper mbi bankinen e kanalit,kush e di si do behem une thashe me vete.Mbas pak fillova pastrimin ishte shume e veshtire lopata mbushej ,merrja ta hidhja ne bankine ishte e pa mundur,nuk shqitej nga lopata me merrte krahun me vete,desha ta le fare por me vinte zor,dola lart e piva pak uje e u futa perseri ne kanal,shikoja qe te gjithe pastronin lopaten me kruse pastaj e lagnin qe mos te ngjitej balta ,une nuk kisha kruse mungese experience,gjeta nje cope teneqe e fillova te pastroj lopaten te heq balten qe ishte ngjite si mastic,e fillova te lag lopaten me uje ,mere nga pak me tha Seiti mos e mbush shume lopaten se nuk e hedh dot se eshte larg e djerset i shkonin curge : faleminderit i them.Fillova te ndjek keshillen e ta mbushja pak lopaten e rrija me kruse ne dore , fytyra dhe trupi me ishtin renduar nga sterpikat e baltes ,po te vinte njeri nuk do me kishte njohur, ashtu ishin bere te gjithe, si i pa experience une isha bere me shume sa balta me kishte hyre ne buze.Gjate punes ndjeva nje pickim kur ngrej kemben me ishte ngjitur nje shushunje,bera gabim i kisha hequr cizmet se me pengonin ne levizje,kolegu qe kisha afer me pa qe po bertisja me ishte ngjitur shushuja, me tha prit se kam nje sapun , doli nga kanali shkoi te canta mori nje sapun e vuri te koka e shushunjes u shkeput nga kemba ,gjaku filloje te rridhte e fshiva me kanatjeren,dola nga kanali e nuk u futa me ate dite .Me ujin qe me kishte mbetur lava fytyren qe pothujse ishte mbuluar nga sterpikat e baltes,lava dhe kembet,mora lopaten e bidonin e u nisa per shtepi.Ika i thashe Seitit nuk po vazhdoje me u lodha ,te lutem po erdhi brigadjeri thuaj arsyen e largimit , ai ma beri me dore e vazhdoje punen.. Puna me eci disi bera nja 7m por normen nuk e bera dot ,duhej te beje 10m.Nuk zgjati shume mos berja e normes se une u bera nga puntoret me te rregullt e me te forte.Por dita e pare me ka mbetur ne kujtese kur lopata me merrte me vete.Punova plot 25 vjet ne bujqesi pune te ndryshme.Periudhen me te gjate te punes ne Saver e bera me Llambi Kokalin kunatin e motres i cili nuk jeton por ne kujtesen time ka mbete i gjalle njeri model,kam punuar edhe me Thanas Kuqeshin e Kosta Guvelin,Vasil Llajon etj..ndersa ne Gjaze treshja ishte Simoni,Gjon Markagjoni e Xhevit Matjani qe te dy nuk jetojne, u ndane nga kjo bote para kohe,ne kujtesen time e te atyre qe i kane njofte nuk do vdesin kurre.