Fshati i Kulakeve..nga Kujtim Cekani..

vilan1

Fshati i Dajave të Mi …

Fshati ì Gjyshes ..
I Gjyshit që se njoha kurrë..
Fshati me i bukur në Botë..
Fshati që nxori trima
Fshati qe ka bere Histori..
Ishim të vetëm në vendlindje..
Vetëm shtëpia Jonë.. quhesh Armik..
Dha sa herë shkoja tek Gjyshja.
Vetëm atje na prisnin si miq.
Ata ishin Shumë..
Atje ndjeja ngrohtesi ..
Atje shkoja serbes
Atje nuk më spiunonte njeri..
Ata ishin të gjithë të bukur
Ata ishin të gjithë të gjatë..
Ata ishin të gjithë “armiq”
Ata ishin të gjithë Kulake..
Sa here ne Fshatin Tim…
E ndjeja veten të rrethuar ..
Sa here ne Fshatin Tim
Imagjinoja shtëpitë që më rrethonin..
Cfar kan valle mbrenda mureve të tyre..
Kisha mësuar përmendësh Çatitë ..
I lindur i rritur ..Në mesin e tyre..
Shikoja njerëz që hynin e dilnin ..
Njerëz që shkëmbeheshim në rrugë..
Njerëz memece ..që nuk flisnin ..
Njerëz..Sa shumë dyshoj tani
Vallë njerzit kan qenë vërtetë..
Por kishim një ëndërr.
Kur do të shkonim atje.
Atje ku fshati ndriçonte..
Atje ku njerzit qeshnin..
Atje ku natyra na përqafonte..
Atje ku hynim lirshëm në Çdo shtëpi
Atje ku nuk takoje kollaj një vetmi..
Atje ku shtëpitë ishin nga dy tre kate
Atje ku të gjithë kishin Kulla dhe Bajraqe.
Në fshatin Tim..çdo gjë e vogël..
Shtëpitë ..Njerzit ..buzëqeshjet..
Fëmijëria Ime..e përlotur..
Fëmijëria Ime..????

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s