E DJATHTA QË NDERON MITET E SË MAJTËS.Nga Xhafer Sadiku.

FB_IMG_1463688347482.jpg

E DJATHTA QË NDERON MITET E SË MAJTËS

Historiografia, – shkruan historiani i njohur turko-amerikan Kemal H. Karpat,- luan rol vendimtar në indoktrinimin kombëtar. Më mirë se kudo tjetër, këtë rol ajo e ka luajtur në vendin tonë, ku historiografia komuniste dhe postkomuniste, ka indoktrinuar pjesën më të madhe të popullit me ideologjinë e urrejtjes. Lufta e klasave ishte doktrina e pushtetit që lëvizte mekanizmin e partisë-shtet për të goditur kundërshtarët e saj. E zbatuar nga komunistët që gjatë luftës civile kundër Ballit Kombëtar dhe Legalitetit dhe për gjysëm shekulli kundër “amiqve të klasës”, viktimat e indoktrinimit të mekanizmit shtetëror janë të shumta, por edhe mbartësit e indokrtrinimit dhe ushtruesit e terrorit nuk janë të paktë.

MITET E SË MAJTËS

Gjatë sundimit me dekada mbi popullin shqiptar, Partia-shtet dhe historiografia zyrtare, krahas demonizimit të “armiqve të klasës”, krijoi edhe mitet e saj. Lufta nacionalçlirimtare është miti më i madh i së Majtës. Falsifikimi i të vërtetave historike, glorifikimi i rolit të PKSH, mohimi i rolit të patriotëve në atë luftë, zmadhimi disa herë i numrit të pjesëmarrësve, shumfishimi i numrit të të rënëve, është përdorur nga social-komunistët si kapital politik dhe hipotekë pushteti për 71 vjet. Gjatë periudhës së sundimit komunist janë dënuar me mijëra ish pjesëmarrës në luftë, të cilëve u janë hequr meritat nga Partia dhe u është fshirë kontributi nga historiografia. Po të shtosh këtu edhe ata qindra mijëra njerëz të pafajshëm që iu nënshtruan terrorit të luftës së klasave, miti i luftës i shërben nje klike për të indoktrinuar breza të tërë të shoqërisë shqiptare kundër pjesës tjetër.

DEMONIZIMI I SË DJATHTËS HISTORIKE

Ndonëse kanë kaluar 72 vjet nga përfundimi i luftës, e majta vazhdon të demonizojë kundërshtarët e saj politikë, të djathtët në përgjithësi dhe Ballin Kombëtar dhe Legalitetin në veçanti, si kinse bashkëpunëtore me pushtuesin. Edhe pse vet pretendojnë se nuk janë Partia e Punës, por parti të majta të reformuara, PS e LSI ua mohojnë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit ndryshimin, madje ato dhe historianët enveristë i identifikojnë sikur këto të jenë partitë e kohës së luftës.
Partitë e majta që kanë patur në gjirin e tyre kriminelët e pandëshkuar të luftës dhe kanë akoma kriminelët e luftës së klasave, vazhdojnë të demonizojnë viktimat e tyre. Me ndonjë përjashtim të rrallë, të njëjtën gjë bën edhe historiografia zyrtare.

MUNGESA E REAGIMIT TË TË DJATHTËVE

Përballë presionit të egër të të majtëve që zotërojnë mjete të fuqishme propagandistike dhe institucionet “shkencore”, e djathta ndjehet inferiore. Me ndonjë përjashtim të rrallë, partitë e djathta nuk reagojnë, madje duket sikur me kalimin e viteve, janë përshtatur me klimën politike dhe po i njohin gradualisht mitet e së majtës. Me sa duket janë pajtuar me qëndrimin e partisë më të madhe të opozitës, krerëve të së cilës u intereson të mbrojnë qëndrimin e së majtës për këto çështje, për shkak të orgjinës klasore të njëjtë.
Mirëpo, si mund të ketë liri dhe demokraci në një vend ish diktatorial, ku nuk ka qëndrim politik të së djathtës për çështje madhore, si psh ndaj historiografisë zyrtare, ndaj krimeve të komunizmit, ndaj ditës së dëshmorëve, për kthimin e pasurive të luajtëshme dhe te paluajtshme të grabitura nga shteti komunist, për rehabilitimin e viktimave të regjimit komunist, etj. Trajtimi i viktimave ne menyre te diferencuar nuk e zgjidh problemin, por e thellon më shumë krizën.

Mungesa e reagimit politik për këto çështje, ka bërë që e djathta ne pergjithesi dhe ajo historike ne vecanti, të humbasë kauzën e lirisë dhe te drejtesise për të cilën ka kundërshtuar komunizmin dhe të hyjë në pazare që në çdo rrethanë nuk i sjell asgjë të mirë vendit, përveç përfitimeve për krerët e tyre dhe sekserët politikë.

Fakti që Shqipëria e sotme është nën terrorin e kriminelëve të të gjitha llojeve, dëshmon se opozita nuk e ka përmbushur rolin e saj, që do të ishte shpëtimtar për vendin. Është keqardhje e madhe që, në situatën tragjike në të cilën ndodhet vendi, këtë rol nuk po e kryejnë si duhet as intelektualët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s