Të PAEPURIT.Revolta e Spaçit…Nga Shkëlqim Abazi..

FB_IMG_1463760757695.jpg

Kam premtuar se gjer me 23, 05 do publukoj ne rrjet dokumenta dhe fakte qe hedhin drite mbi genocidin dhe terrorin e kuq qe, ne nje far menyre, u bene shkak per shperthimin e Revoltes se Spacit me 21, 05, 1973.
Sot do hedh dy copeza nga krijimet e mija, njera e 1991 kur themeluam shoqaten e Te Perndjekurve Politike, tjetra e 1993 mbas nje seance parlamentare. Si ne rastin e pare dhe te dyte, komunistet, te shnderruar tashme ne socialiste, talleshin dhe na fyenin duke na quajtur “fosile te se shkuares”. Per fat te keq e njejta ndodh edhe sot me pinjollet e tyre!

1
TE PAEPURIT.
U kapet me dimrat dhembe per dhembe,
shpesh akulli u brehu me capoj,
zhveshur cullak, lidhur duar e kembe,
ne qelite e lageshta dhe neper katoj.

Birucave vdektare me kaska ne koke,
para togave vrastare, te truar e te share,
te vdekur, te shtrire, te shembur pertoke,
te hequr mizorisht rreshqanthi, zvarre.

Duruat torturat me stoicizem,
perbuzet “moralin” e kaineve xhelate
kur iu dhunonin me histerizem,
heshtjen krenare pergjigje iu dhate.

Eshtrat akuzojne nga burgu keshtjelle,
shpirtrat s’do gjejne paqe neper galeri,
fantazma do shfaqen pernate ne Burrel…
Ndoshta prane Zotit do gjejne qetesi!

21, 05, 1991

2
DHIMBJE DINJITOZE.

Mos qesendisni fytyrat e flashketa
qe iu shpetuan torturave mizore;
ne sy pasqyrojne zemrat e pastra,
pas rrudhave fshehin dhimbjen njerezore.

Dhimbja gjurmet mbi Atdhe ka vulosur,
tej e ndane gjenden relikte te saj;
kapice eshtrash ne hendeqe groposur,
ne Maliq, Vlashuk, Beden e Kavaje.

Ne Shkoder, Berat, Burrel, Thumane,
Ne Spac, Qaf bar, gjithkund me radhe.
Nje varr masiv shtrihet tej e ndane;
terrori i kuq mposhti shpirtin e bardhe.

Mbi kallot qe lane opingat nder kembe,
mbi vragat ne kyce, shkaktuar nga prangat,
mbi nofullat e thyera ne gojen pa dhembe,
mbi fytyrat e nxira nga strengat e dangat.

Mbi endrrat e vrara, te pa plotesuara,
mbi vitet sketerre qe lame pas,
mbi jetet e humbura dhe te harruara,
mbi varret pa emer dhe te hidhtin gaz.

Te vocraket qe u rriten pa njohur atin,
te shtepite qe s’e pane te zotin kurre,
te beqaret pleq qe ua nxine fatin,
te njolla shemtaqe qe vune mbi flamur…

21, 05, 1993

Advertisements

Një mendim mbi “Të PAEPURIT.Revolta e Spaçit…Nga Shkëlqim Abazi..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s